Versioni i trishtë që jep familja e Aviciit për vdekjen e tij

April 27, 2018 08:59

Versioni i trishtë që jep familja e Aviciit për vdekjen e tij

Nuk mund të vazhdonte më kështu”, me këto fjalë, familja e Avicii ka lënë të kuptohet se Dj i famshëm suedez ka kryer vetëvrasje. Trupi i Aviciit, emri i vërtetë i të cilit ishte Tim Bergling u gjet në një hotel në Oman, javën e shkuar.

Në një deklaratë për mediat, familja e tij tha se 28-vjeçari ishte “një perfeksionist, i cili kishte udhëtuar dhe punuar fort, në një masë tillë që e çoi në stres ekstrem”.

BBC shkruan se pavarësisht deklaratës, një zëdhënës pranë familjes së artistit nuk pranoi që të konfirmonte nëse Dj kishte vrarë veten.

Në deklaratën e saj familja e tij shkruan sesi Tim “nuk gjente paqe me mendime për kuptimin e gjërave, jetës dhe lumturisë”.

I dashuri jonë Tim ishte një njeri që kërkonte, një shpirt artistik i brishtë në kërkim të përgjigjeve të pyetjeve ekzistencialiste. Ai donte të gjente paqe.

Avicii kishte qenë gjithnjë i hapur për vështirësitë e të qenit në qendër të vëmendjes dhe në 2016-n njoftoi se tërhiqej nga turnetë.

Kur reshti së shkuari në turne, ai donte të gjente një balancë në jetë për të qenë i lumtur dhe për të bërë atë që donte më shumë, muzikën”, thuhej më tej në deklaratën e familjes së Aviciit.

o.j/dita

April 27, 2018 08:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*