Veseli: Seanca e radhës e Kuvendit, më 14 dhjetor

December 8, 2015 18:50

Veseli: Seanca e radhës e Kuvendit, më 14 dhjetor

Kryesia e Kuvendit të Kosovës ka vendosur që seanca plenare e radhës të mbahet të hënën më 14 dhjetor, në të cilën do të jenë 25 pika në rendin e ditës, përfshi projektligjin për buxhetin e vitit 2016.

Kjo u bë e ditur nga kryeparlamentari Kadri Veseli, i cili pas mbledhjes së Kryesisë pasditen e së martës ka ftuar opozitën të marrë pjesë në seancë.

“Do të dëshiroja ta shfrytëzoja këtë moment për t’i bërë një ftesë serioze opozitës, që të vijë e të marrë pjesë në seancë. Në asnjë moment, qëllimi im si kryetar i Kuvendit, por as i kësaj Kryesie, nuk ka qenë dhe nuk është që të përjashtohet dikush nga opozita. Edhe vet e keni vënë re se, çdo herë jam munduar t’u bëj thirrje që të marrin pjesë në seancë, të mos vetëpërjashtohen, të mos inkriminohen për arsye se, për ne si deputetë kolegë nuk është një ndjenjë e mirë, teksa aktualisht janë 7 deputetë që ballafaqohen me probleme gjyqësore”, tha Kadri Veseli, kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Kryeparlamentari Veseli bëri të ditur se, nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Aida Dërguti ishte sërish kundër mbajtjes së seancës plenare. Ai shtoi se, vazhdimi i seancave është kërkuar edhe nga Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

December 8, 2015 18:50
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*