Veseli takim me ndihmës sekretarin amerikan, Karem

February 18, 2018 18:28

Veseli takim me ndihmës sekretarin amerikan, Karem

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ndihmës sekretarin e Mbrojtjes për Çështje të Sigurisë Ndërkombëtare të SHBA-së, Robert Karem, i cili po qëndron në Kosovë në kuadër të kremtimit të 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Në një komunikatë për medie të Kuvendit të Kosovës, thuhet se “Veseli dhe zyrtari i lartë amerikan diskutuan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për mbështetjen e gjithanshme të SHBA-së ndaj Kosovës dhe vazhdimin e bashkëpunimit e të miqësisë midis dy vendeve”.

Veseli ka falënderuar ndihmës sekretarin Karem për përkrahjen që shteti amerikan ka dhënë për Kosovën në kohë dhe rrethana të ndryshme, ndërsa ka shtruar nevojën për mbështetje të mëtejme dhe për ruajtjen e fokusit për Kosovën në agjendat e politikës amerikane.

Kosova dhe SHBA-ja do të bashkëpunojnë ngushtë në agjendën e transformimit të FSK-së në ushtri”, ka thënë Veseli.

Diplomati amerikan, Karem, siç thuhet në komunikatë, “konfirmoi se SHBA-ja vazhdon të mbetet mbështetëse e fuqishme e të gjitha proceseve, nëpër të cilat po kalon Kosova”./Rel

February 18, 2018 18:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*