Vetë i ndoqi – vetë i pruri

May 23, 2017 10:46

Vetë i ndoqi – vetë i pruri

 

Nga Bedri Islami

-Ministra teknikë të dalë nga oxhaku i Berishës –

Për një çast të shkurtër u krijua bindja se Basha, pas tre muajve bubullima në një çadër meskine, më në fund, në natën e 17 majit, papritur, ia arriti të dalë nga orbita Berisha dhe të marrë një vendim sipas bindjes së tij. Në fakt kjo ishte risia që mund të përmblidhte ajo natë, ndërsa e nesërmja ishte një si prag kapitullimi, ku njeriu që kishte marrë përsipër të bënte Vettingun, në fakt, brenda pak orësh bëri antivettingun. Legalizoi të drejtën e mosndëshkimit dhe krijoi një ortakllëk të një përmase që, më shumë se kujtdo tjetër, do i rëndojë vetë atij, kur është fjala për figura politike, por më shumë njerëzve që nuk e dinë nëse do të duhet të tundohen edhe një herë nga besimi që kishin katër vite më parë.

Çasti i shkurtër mori fund. Basha dërgoi për miratim listën e ministrave teknikë, në fakt thellësisht politikë, me përjashtim të ministrit të Shëndetësisë, dhe kjo listë, krejt e sigurtë, nuk ka dalë nga zyra e mendja e tij, por direkt nga klani “Berisha”, i hartuar nga një treshe e njohur për këtë lloj zullumi, Berisha i vjetër, Berisha sy peshkaqen dhe hija e dukshme e zonjës Argita Berisha.

Njerëzit e deleguar në qeveri, që nga zonja që mori postin e zëvendëskryeministrit e deri tek avokatja e njohur e familjes dhe e avokatisë së krimit, janë aty, si një parathënie për atë që mund të ndodhë nesër, por edhe dëshmi e hapur se roli i Bashës në mëvetësinë e tij politike nuk ishte më i gjatë se një tre ditësh.

Romani i mrekullueshëm i Kadaresë, “Nënpunësi i pallatit të ëndrrave”, ka një kthesë , goditje apo, më saktë, pasgoditje të tillë. Një pasgoditje nëpër natë të familjes së madhe me prejardhje shqiptare, Qyprinjtë, pas goditjes që morën në një natë ramazani.

Natyrisht, krahasimi im çalon, por më është kujtuar kjo pasgoditje, sepse, në të vërtetë, edhe kështu ndodhi. Tentimi i Bashës për të shfaqur në një çast mëvetësinë e tij politike, u duartrokit, si të thoshin, “bravo kolopuç”, por dy të thekurit e politikës, Berisha  plus Meta, mjeshtër të  goditjes së papritur,herë pas here krejtësisht të pamenduar nga askush, në të njëjtën kohë, kur njëri, Rama, po dorëzonte një pjesë pushteti dhe tjetri, Basha, po bëhej të dukej sikur po e merrte këtë pjesë, krejt haptas, pa asnjë lloj droje se loja e tyre mund të ishte në dritë të diellit, bile duke e dashur të jetë kështu, u takuan, thanë çfarë ishte për të thënë. Njëri, Berisha, e dha pasgoditjen e tij, delegoi njerëzit e tij në qeverinë e tashme, tjetri, Meta, ende nuk dihet se kur do të ketë çastin e tij. Shenjat janë dhënë, ajo që luhet në nëntokën e politikës është më e fuqishme se sa ajo që shohim dhe krismën do ia ndjejmë jo shumë larg.

E gjithë ajo që bubullitej si “republika e re” përfundoi në një kazan të përbashkët qeverisës. E gjithë ajo që u paraqit si dërrmimi i linjës Berisha, tepër shpejt, përfundoi në dërrmimin e tundosjes Basha. Njerëzit e deleguar në qeverinë Rama, as më pak e as më shumë, janë besnikët e dorës së parë të klanit “Berisha”, e kanë të lidhur një pjesë të rëndësishme të punës së tyre me këtë grupim fatal, dhe tani, ata nuk janë deleguar aty vetëm për atë që përfytyron shefi i qeverisë, për një palë çelësa të kashtës; ata janë deleguar aty nga Berisha për dy shkaqe themelore; si pararoja e tij në qeveri dhe si dëshmi e forcës së tij vendosëse.

Në tre muaj, kur Basha ia kriste dy herë në ditë në çadrën e marrakosur dhe Berisha vetëm një herë në javë, roli i primatit të liderit de jure u duk se po merrte një fillesë fryme. E gjitha u shemb në një çast: ai mbeti edhe një herë jashtë loje dhe kjo do të zgjasë shumë.

“Republika e re” dështoi ende pa nisur të hedhë një hap drejt së mbarës.

Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe. Në çorbën e politikës shqiptare gjithnjë ka pasur njerëz që e kanë përzier atë si kanë dashur e deri kur kanë dashur, e kjo, duhet saktësuar, po ndodh edhe tani. Përmasat e saj do të vijnë duke u rritur gjithnjë e më tepër dhe fantazma e Berishës do të sillet në të gjithë ditët e fushatës, ndoshta edhe pas saj, mbi kokën e qeverisë Rama.

Pas luftës së Vlorës, kur Qazim Koculi ishte njëri ndër drejtuesit kryesorë, atij i ngritën edhe këngë, që nuk u kënduan gjatë, pasi iku në mërgim me grupin e Nolit. Pas vitit 1939, kur Italia u kthye si pushtuese, bashkë me trupat fashiste, u kthye edhe Koculi, që mori një post të lartë në administratë.

Atëherë populli i Vlorës, me shijen e hollë të mençurisë nxori një këngë të re. Ia thonin, “Koculi, shokë, Koculi, vetë e ndoqi, vetë e pruri”, sepse vetë e kishte ndjekur Italinë nga vendi dhe vetë e kishte sjellë.

Nuk e di se si do thonë nesër për këtë riardhje në pushtet, qoftë edhe një javë të klanit Berisha.

Rama, dikur, vetë i ndoqi, tani, vetë, pa e shtrënguar askush, vetë i pruri.

May 23, 2017 10:46
Komento

20 Komente

  1. ??? May 23, 11:02

    Une nuk e kuptoj pse harxhoni kohen duke shkruajtur hartime qe nuk kane piken e vleres!
    Prisni o njerez te behet vetting-u, te ngrihen strukturat e reja te drejtesise dhe pastaj beni gam-gam.
    Ai qe ka bere krime ne burg do shkoje, por duhen prokurore qe te sigurojne prova te pakundershtueshme dhe gjykates te pakapur qe te denojne kriminelet. Keto nuk behen brenda dites. Dje u votuan komisjonet, sot ju kerkoni qiqra ne hell.

    Reply to this comment
    • 666 May 23, 12:19

      Per injorantin qe ka shkr me lart dhe gjithe injorantet e tjere qe shkr ne emer te edit dhe mundohen te na bundin me injorancen e tyre.
      Komisionet mund te ngriheshin sh mire pa pd, pas zgjedhjeve pa pd, te cilat cdo nderkombetar i dekalroi legjitime edhe pa pd. Keshtu do kishin mundesi qe edhe komisioneret, duke qene jashte influences se pd, do mund te benin punen si duhej. Ndersa tani qe hyri dhe luli me salen, se bashku me ilirin, pd dhe lsi kontrollojne gjysmen e komisioneve, prandaj vetem nje k… si puna jote mund te besoj se keto komisione do e bejne punen jashte diktatit te pd dhe lsi. Dhe kjo e gjitha eshte per faj te edi rames!!! Sepse ishte ky tradhtar qe u dorezua qe ne negocim te hartimit te reformes ne drejtesi, dhe eshte po ky tradhtar qe vazhdon dorezohet per interes te vete dhe tani para sales lulit. Sepse nuk donte te rrezikonte te qendronte vetem 1 vit dhe te vinte ne pune vetingun si duhej, por per kete tradhtar ishte me mire te siguronte mbeshtetje per 4 vjet kryeminister dhe per kete pagoi duke shitur vetingun!!!
      Tani, nese ju injorant m…, keni vertet nevoje per te pritur edhe 4 vjet per te kuptuar se ca beri edi rama, nuk eshte faji jone por i juaji qe jeni kaq injorante. Aq sa do thonim se jeni te shitur te edit qe bejne sikur skuptojn. Dilni per te bindur qe te votojn edhe njehere te majtet per kete tradhtar dhe pastaj leri te vijne rrotull e te bejne ca te duan se edi ate do sa te behet edhe njehere kryeminister. Por nuk mund merrni me vote se ju kemi njohur tashme prandaj shkoni shk… dhe mos na hani k…

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 May 23, 12:37

      o pikpyetje
      kaq i mënçur je sa të mos kuptosh se “vetingu”ose përzgjedhja, në shqip,nuk është një ndërtesë që i duket shtrëmbësia,një automobil që nuk i funksionon motorri a një kazëm që i është thyer bishti??
      po të qe një mjet një send,atëherë do ta kuptonim dhe ne se mjaftonte të rregullohej dhe mbaroi puna!!
      ai që ka bërë krime duhet të shkojë dhe tashti në burg sepse ligjet janë!!ai që ka bërë krime nuk mund të bëjë drejtimin e drejtësisë,si e mendon ti me veting,përzgjedhje,sepse nuk është aq i mënçur sa ti që ta hajë sapunin për djathë!!
      çfar kujton ti mor i mënçur se,në atë që pothuajse të gjithë shqiptarët janë të njëmëndje,sali berisha e lul basha kan interes të shkojnë në burg??me të vërtet kujton ti se këta të dy që i kanë shpëtuar jo vetëm burgut por dhe vdekjes së sigurtë janë aq budallenj sa nuk e kuptojnë këtë që ke “kuptuar ti”??që ata nuk e kuptojnë që me këtë vetingun e propaganduar do të shkojnë në burg??jo mor i mënçur jo!!
      ata nuk janë budallenj,bile nuk janë të mënçur si ti që të votojnë për të shkuar në burg!!
      hap syt o qooooooooor se vetingu nuk është gjë tjetër vetëm se një mjet i ri mashtrimi!!se ai është amnistia jo vetëm për berishë,bashë,like floriri dhe bashkpunëtorët e tyre,por dhe një amnisti për çdo politikan që është sot në pushtet!!
      ne nuk kërkojmë qiqra në hell nga komisionet e votuara nga kriminelët!ne kuptojmë vetëm një gjë që ti ke KOQET në tru!!
      VETINGU ËSHTË FARSË,SHASHKË PËR TË FITUAR ZGJEDHJET!!
      SOT NUK MUND TË THOTË SI 4 VJET MË PARË se do të fus berishën në burg!!jo mor jo!e futi në qeveri!!
      sot do të të mashtrojë duke të thënë se unë mashtrova berishën për ta dënuar dhe ai pranoi!!
      a ta merr mëndja se është e vërtetë??
      më duket se po!!
      kështu është kur ke koqet në tru!!

      Reply to this comment
      • Labce May 23, 13:31

        Mos u lodh kot me keta ushtar te edit qe dalin per propagand ime argumnta idiote, sepse edhe vete edi eshte po aq idiot sa ti besoj keto. Beson se ia hodhi popullit duke bertitur se po ben drejtesi por nderkohe duke u shtrenguar per dore me vete kriminelet! Asnje vote per kete mashtrues arrogant qe vetem ka mashtruar per postin e vete! Nuk e prisnim nga edi, por tani as ai sdo e presi nga ne, por jam i bi dur se ne si popull do ia tregojme vendin ketij dhe gjithe mashtruesve dhe kriminelve si luli sala likja dhe edi

        Reply to this comment
  2. taku May 23, 11:28

    ky eshte rasti me i bukur para zgjedhjeve qe pd nuk duhet votuar me, kurre dhe tani qe vetting-u do te behet populli te votoj masivisht PS qe reforma ne drejtesi te jete e plote dhe themelore. Rama me madheshti e finse po ja nxjerr edhe nje here ne Vitrine popullit ndyresine berishiste dhe eshte populli qe me vote do ta nxjerre nje here e mire jashte skenes politike dhe me vone do te merret drejtesia me ata qe kane vrare e vjedhur si kurre me pare.

    Reply to this comment
    • ib May 23, 13:24

      Pikerisht tani qe vetingu do behet nen kontrollin e sales dhe lulit, dhe kjo fal edit, ne te votojme masivisht per ps??!! Pse??!! Apo meqe na shiti edi ku..a? Meqe e futi ne zghedhje pd nderkohe qe duhet te ishte shkrir? Apo meqe i dha pushtet me sh se sa i kerkoi mcallister madje dhe vete luli me salen?apo meqe duket qarte se kjo bashkeqeverisje do vazhdoj edhe pas zgjedhjeve sipas deshires se edi ku..es? Apo meqe pasi i fali ilirit pushtet per 4 vjet tani na merr edhe salene e lulin dhe na tregon se si duhet te jemi te lumtur? Shko o q… ti me gjith kete plere qe votuam me perpara

      Reply to this comment
  3. A May 23, 11:35

    S’ke nevoje te lexosh artikullin, por vetem shiko foton e ketyre te dyve LUL BASHA dhe EDI RAMA, mashtruesa, maskarenj, palaço dhe njerez te pa skrupull, nuk kane as din dhe as iman. Si perfundim te dy pisa, plehra me klanet e tyre mafioze prej zgjebarakesh.

    Reply to this comment
  4. Novruz Taip Vishanji May 23, 12:17

    BEDRI, BEDRI !

    Akoma ti me persiatje psikodelike te situatave virtualisht te krijuara ne mendjen tende ?

    Eshte shume me e thjeshte gjithe kjo histori e ndyre e nje shalegjati qe ra ne ujdi me disa kriminele te datave te vjetra. Ai e beri per te mbrojtur vetevehten ne radhe te pare, sepse me shprese e besim ne inteligjencen e shqiptareve, shpejt do i vije edhe flete thirja per tu paraqitur ne banken e te akuzuarve per korrupsion, fshehje pasurie, lidhje me krimin e organizuar, shperdorim te detyres e kushdi sa pislleqe te tjera, qe do u a degjojme eren e smirrte ne te ardhmen.

    Para se ti japesh babesine prurjeve te reja ne qeverine e turpit, qe e quajne edhe teknike, ishte mire ti hidhje nje sy CV-ve me te cilat jane prezantuar keta gollobordas pa pike turpi, e te zbukuruar sipas oreksit me tere sharlatanlleqet qe kane mundur te mbushin edhe dhjete faqe me fantazine e tyre te injorances.

    Une do te citoj me poshte vetem nje pjese te vockel te CV-se se Ledina Mandise, shkodrane si une dhe bashkerrugeshkelese si ti e Shkodres:

    “2007-2010, Representing Republic Albania in collaboration with legal office “Polverini & Agaci” in the International arbitration “General Electric vs Republic of Albania”, under the rules of ICC. Representing in process of the annulment of the arbitral award and in the process of negotiation in collaboration with the legal office “ Grimaldi & associate”

    Pra siç edhe mund ta kuptosh, kjo kopuke e Mandiajve, qe u votua si Zv-Kryeministre, ka “bashkepunuar” me as me pak e as me shume, po me fondamentalistin e ISIS-it Engjell Agaçin, qe ne 2007-ten, per ten dare parate e shqiptareve me te, edhe pse “punen” ne Itali e ka bere nje tjeter Studio Legale “

    Ne driten e kesaj gjeme, si mundesh te thuash qe “tekniket” i solli hollandezi fluturues ne qeverine e psikopatit me kartele te Surrelit ?

    Reply to this comment
  5. jetimet e 21 Janarit May 23, 13:23

    O BEDRI ISlami-ku,
    Per etike nuk po e perdor fjalen IDJOT jo se nuk e meriton por per kete te perditeshme qe per arsye qe ‘nuk dihet’ po humb ‘orjentimin’!?
    VETTING-U po qe se vdes si ka vdekur shteti e shqipetaret vrasesit jane DYSali Ram Berisha dhe ‘miku’ i yt apo ….te kesaj te perditeshme kryebanditi,kryehajduti krye idjoti PLIR KRYEMADHI….qe ndersa i pari dhenderri serb 27 vjet i vrau shqipetaret shtangisti nga Skrapari i perdhunoi te VDEKUR duke i quajtur edhe koke palare …

    Reply to this comment
    • Beni May 23, 15:10

      Ndersa edi yt po i vret serish duke shtrenguar duart me ta, duke i dhen gjysmen e shtetit, dhe duke i amnistuar te gjithe ata qe kishte premtuar ti vinte para drejtesis. Prandaj mos na rruani … si shume ju plerat e edit se si ha me njeri genjeshtrat tuaja. Dhe mos perdor nivkname te tille o plere e edit se se meritoni ju qe shkelni mbi ta, ti perdorni emrin

      Reply to this comment
  6. 4L May 23, 14:08

    Zoti Bedri

    ju lutem kthehuni ne rrugen e nderit.
    .
    nje koment qe ju kam drejtuar para shume muajsh eshte aktual dhe sot
    ..
    Ka kohe qe gazeta Dita
    dhe analiste virtuoze si Bedrislami apo viktormalaj e kane rrugen e zotit.
    .
    Tashme nuk behet fjale per krimet e berishes por per tolerancen kriminale te Rames..donald luse..shoqerise civile..mediave dhe intelektualeve.
    Shqiperia sot eshte e pushtuar nga kthetrat e pergjakura te salibishes dhe nga koqet e shkerdhen berishes.
    Aq bole te forta ka breke-salepi Shkerdhen sa arriti te kerrcenoje me vdekje gjeneral Luan Hoxhen ( SI KOSTA TREBICKEN ) dhe cuditerish ambasada amerikane ne vend te shpalle terroriste te rrezikshem familjen e Don Corleones Viqidolit…pais me vize gjeneralin..
    Zoti Bedri me ndegjon ??
    Tre rrjeshtat me siper jane te dokumentuara..pra ambasada amerikane mbron hapur keto kriminele……pse ben si struci zoti Bedri.
    A nuk po kupton qe berishiste ne washington dhe bruksel po e hajne te gjalle edi ramen dhe ka nje” hemoragji” aq te madhe sa sot eshte kthyer ne nje kufome qe pret ti dorzoje pushtetin atij qe ja vrau 4 protestues dhe tani po i pshurr jetimet e 21 janarit.
    Njihu zoti BEDRI ME FANTAZMEN EDI RAMA DHE JU LUTEM…ose shkruani ato qe mendon ne te vertete (dhe nuk ke guxim ti thuash) ose heshtja do jete flori..dhe shiko ate pensionin…

    Goditjen e pare
    Edi Rama( EKR) e mori ne 21 janar 2011 ku i doli situata nga kontrolli dhe lejoi ata qe vrane ne 2 prill 1991 te vrisnin dhe ne 21 janar por me nje skenar “mirror”
    Goditjen e dyte
    EKR beri krim moral qe u fut ne votimet e majit 2011 me ministrin vrases te bulevardit Lu Basha duke u bere gjykatesi i pare qe virgjeroi kriminelin Lul
    Goditjen e trete
    E mori kur i tha Satanai Sali ..kujdes Edwin bllokmeni se do te bej varrimin me madheshtor ne historine boterore….dhe nga krahu tjeter buzeqeshte honorable Arvizu me shakate me kripe te DUCE-BERISHES
    Goditjen e katert
    E mori kur deklaroi honorable A. se berisha eshte burre shteti dhe luli yll ne ngjitje qe nenkupton se NE arvizute caktojme rradhen e k/minstrave me parrullen
    POPULLI VOTON-AMBASDORI EMRON FITUESIN
    Goditjen e peste
    E mori kur shkoi ne promovimin e librit te Blendi fejzi esat pash toptanit dhe u dorzua para dyshes 2F ne menyren me te turpeshem te mundur
    Goditjen e gjashte
    E ka marre se ne vend te hapte defterin e mega krimeve te SRB per te cilen mori vota te mjaftueshme..eshte treguar me kanibali ne shqiperi me enverizmin
    Goditjen e shtate
    E mori kur pranoi nen presinin e nderkombetareve para nje viti qe nuk do perdori forcen e kartonave ne parlament pa miratim te pakices (dorzim pushteti ne tavoline)
    Goditjen e tete
    E mori kur ne prill 2014 ne nje konference per Kosoven ne Kukes e quajti tradhetarin berishe si nje atdhetar te madh per clirimin e Kosoves….
    Goditjen e nente
    E mori kur para nje vizite ne Amerike para dy muajsh..dekoroi Shikun e Visho Ajazit ??
    Goditja e dhjete
    Keto dite u kap ne Itali nje anije me 1.6 ton droge e ardhur dhe e kontrolluar nga shteti shqiptar me Rapisconin e tyre..qe tregon se jo vetem EKR ka vdekur me kohe por dhe qeveria e tij.
    Goditja e njembedhjete
    masakrimi i 3 KRYEBASHKIAKEVE…nga spiunet e sales (SS) qe ka ne dore terkendeshine bermudes president-prokurori-shik dhe ne menyre te fshehte dhe parlamentin e ilir mutes
    Goditja VDEKJE PRURESE e dymbedhjete dhe fundit
    ELEMINIMI SAIMIR TAHIRIT qe ISHTE kalaja e fundit e Rames DHE VENDOSJA ATJE E NJE RAMBO
    TE TIPIT AZEM HAJGARI APO ERZEN BRECANI ESHTE KURORA QE SHERBIMET INTELIGJENTE MIKE PO VENE NE KUFOMEN E KURBANIT TE DYTE
    ***********************
    Per sa me siper EKR eshe si puna e atij boksierit ne ring qe ka rene 12 here nockdown ne ring.
    Dhe albitri Lu duhet ta nderprese ndeshjen…..Por jo eshte shpejt akoma.
    Nje Edi Rame i goditur per vdekje ne ring eshte nje rast i persosur qe boksieri tjeter me pashaporta te dyshimta Lu Basha ti japi goditje te lehta nga mbrapa dhe te marre karriken e k/m ne 2017….ashtu si ja dhane kriminelit berishe pas 2 prillit 1991.
    Pra profecia e honorable Arvizu se Lul Basha eshte yll ne ngjitje ne qiellin e sterrosur te politikes po del e sakte.
    -edi rama sot eshte kufome
    -shteti ka vdekur
    -rilindja lindi e vdekur
    -dipllomacia nderkombetare eshte pro berishes
    PRA ESHTE KOHA PER RINGJALLJE…PER PRANGA BERISHES DHE DEBIMIN E EDI RAMES
    ……
    por fakti me skandaloz qe tregon se edi rama eshte tashme nje “Dron” qe levizet me komande nga korridoret e berishesteve te shtepise bardhe qe jane akoma POWERFULL ESHTE KY NJOFTIM TEJET ANTISHQIPTAR
    Dekorata me kriminale e dhenë qe nga clirimi turk ne 1912 eshte ajo e edi rames dhene kriminelit inteligjent te gazidedes eshte vete poshtrim i edi rames dhe 23 qershorit

    Më 22 shtator, pak ditë para se të nisej për SHBA, kryeministri Edi Rama i ka dorëzuar kreut të SHISH Visho Ajazi Medaljen e Mirënjohjes për Shërbimin Informativ Shtetëror.

    Medalja u akordua “pasi në vijimësi ka patur një bashkëpunim të mirë mes insitucioneve ligjzbatuese dhe Ministrisë së Brendshme” që kanë sjellë “rezultate në luftën antiterror”.

    Vetë kryeministri që ka dorëzuar medaljen tek Visho Ajazi Lika ka refuzuar që ceremonia të bëhet publike, ndaj ajo është zhvilluar larg syve të medias, nëse i qëndrojmë raportimit të ABC.

    Në janar të këtij viti një falënderim që kreu i qeverisë i bëri publikisht kreut të SHISH gjatë hapjes së “Shtëpisë me Gjethe” krijoi mjaft habi në opinion.

    Nëse do t’i bënim një përmbledhje të shkurtër aktivitetit të Visho Ajazi Likës në krye të institucionit të shërbimit sekret, me siguri që fjala “faleminderit” në fund do të ishte më e papërshtatshmja.

    Ai që mbante postin e zv/drejtorit të SHK-ut famëkeq të Gazidedes në kohën që Berisha ishte President iku për shkak të rrëzimit të Berishës, ashtu sikurse Gazidede, jashtë Shqipërisë, në Kanada..
    Pra eshte kriminale qe edi rama dekoroi ndyresiren e Shikut qe eshte ne fakt “spiuni dixhtal” i saliserbet bashke me kete Skypion kete nëpërkë berishiane te forumeve on line pjese e kelysheve te kanadezit visho ajazit.

    falenderoj shume komentues te Dites qe po i bejne OPONENCE ATDHETARE kETYRE GAZETAREVE TE BEDRISLAMIZUAR qe kane pesuar nje metamorfoze deri dhe antikombetare duke patur “fryke”
    te thone te verteten

    Reply to this comment
  7. populli para 90 May 23, 14:18

    Ky Kryeminister e ka humbur kretibilitetin per te udhehequr kete Vend.Ky Kryeminister pranoi pa kushte te bashkepunoje me Kriminelet me Hajdutat dhe me te korroptuarit. Por jam i bindur qe ky bashkepunim nuk do te shkoj gjate, sepse The GODFATHER (Berisha) e ka nje Plan tjeter qe do ta rrezoje Ramen.

    Reply to this comment
  8. andromeda May 23, 17:12

    E ke gabim, o Bedri. Luli ka qenë dhe do të mbetet marioneta e Berishës për sa kohë ky të marrë frymë. Për asnjë çast ai nuk ka vendosur në kokë të vet, por zëdhënës efikas i Berishës. Dhe ky pozicion atij i volet sepse ka ërfitime pa hesap. Rama, ky miop politik infantil, s’e kuptoi kurrë se me shpellarët duhet përdorur gjuha e forcës dhe skërrmitja e dhëmbëve, por politika lësho këtu, lësho atje po e çon drejt hmbjes së sigurtë. Rama, me të marrë pushtetin, me shumicën absolute në parlament duhet ta kishte nisur reformën pikërisht nga drejtësia, kjo ishte kryefjala e konsolidimit të pushtetit të tij që ia besan 1 milion votuesit. Pas tre vjet e ca qimja u bë tra. Berisha dhe Meta nën rrogoz vunë në dorën e tyre mekanizmat esenciale të shtetit si Drejtësinë, Presidencën, ShIK-un, etj. Jo më kot aleati bashkëqeverisës i Ramës, Meta futi në dorë ministrinë e drejtësisë dhe kjo ishte pjesë e strategjisë së përpunuar për tre vite me rradhë e Saliut dhe Metës. Ka shumë indicie të tjera për këtë. P.sh., fakti që Meta ka folë me simpati të veçantë për doktorrin dhe leja me pash që i jepej këtij në aulën e parlamentit duke hedhur baltë mbi çdo gjë e për çdo punë të qeverisë, si e si të përpunojë opinionin publik e ta kthejë kundër Rilindjes. Mendja djallëzore ia arriti që me çadrën në bulevard të bëjë për vete dhe ndërkombëtarët për të fituar privileje të një pas njëshme. Dhe ia mbërriti që, jo vetëm të shpëtojë lëkurën e vet e të familjes së tij por dhe ti bëjë karshillëk Rilindjes dhe shumicës së shqiptarëve që e urrejnë për vdekje. Tashmë është vonë dhe Edi Rama duhet të dorëzohet pa kushte. Ai ka humbur 30% të elektoratit dhe i vetëm s’e merr kurrë shumicën. Ai ka përballë ujqërit e mëdhenj të politikës PD dhe LSI, përherë në aleancë të fshehtë.

    Reply to this comment
  9. Niko Shpiragu May 23, 17:56

    Kush ka mend duhet ta kuptoj se me kete marreveshje ardhja e PD ne pushtet eshte 100% e sigurte. Edi Rama e di kete dhe i eshte premtuar ndonje vend tjeter jashte Shqiperise. Vetingu ishte nje sajese mashtruese per te ardhur ne kete situate per te prure horrat ne pushtet. Cdo njeri qe ka menduar se vetingu ishte zgjidhja duhet ta pranoj tani se ka qene budalla me brire. Nuk ka gjyqtar qe te denoje shefat e tij. Ne asnje vend te botes nuk ka ndodhur kjo dhe s’ka si te ndodhin ne Shqiperi. Problemi themelor i politikes eshte pushteti dhe PD luftoi per te ardhur ne pushtet dhe jo sic pretendonin disa nga frika e vetingut sepse vetingu eshte nje zero pas presjes se nje numri dhjetor. Populli nuk ka qene kurre ne fuqi dhe nuk ka per te qene. Te gjithe te huajte e kane me te thjeshte te merren vesh me hajdutet dhe huliganet se me perfaqesuesit e popullit. Qe ne fillim E. Rama ka qene kollone e peste ne levizjen socialiste per ta degjeneruar dhe deshperuar ate dhe per te manipuluar me qellimin e vetem ardhjen ne pushtet te se djathtes ekstremiste. Tani ai e beri kete fale edhe injorances se drejtuesve te PS. Misioni i tij mbaron mbas zgjedhjeve dhe atij i eshte gjendur edhe vendi i pelegrinazhit. Populli le te votoje per te majten, por votat e tij ose do te zevendesohen me te tjera ose do te numurohen djathtas.

    Reply to this comment
  10. Ana May 23, 18:00

    Kush ka par parlamentin mbrem nuk duhet te votoje per maskarenj qe zgerdhiheshin si te marrë. Turp.

    Reply to this comment
  11. republika ambasadoriale e SALBANISE May 23, 19:23

    Bravo Niko Shpiragu !

    ke bere nje koment qe duhet te merret si Postulat

    Duart po me dridhen nga deshperimi i ketyre ngjarjeve pas shkurtit te ketij viti.
    .
    Me mire do pranoja nje pushtim fashist se nje poshtrim ambasadorist si ky qe eshte sot ne Shqiperi

    Kjo muzike “gazmore” qe ndegjojme eshte kompozuar ne 2 prilli 1991 qe per nje mendje te ekulibruar ishte nje puc shteti pothuajse si ne ardhjen e zogut ne 1924 nga jugasllavia me ruset e bardhe.Ndryshimi me Sali Korbin eshte se erdhi nga lobi teper i fuqishem serb i shtepise se bardhe.
    .
    Keto krisma,gjakderdhje,tradheti dhe termete dhe kjo “dasem ne varreza”qe po ndegjohen sot e kane origjinen ne 2 prill 1991 qe eshte me i keq se pushtimi i 7 prillit 1939.
    .
    Neveria me e madhe e ketij pushtimi te heshtur dhe gazmor eshte se akoma ai popull ushqehet me folklor kolonial qe vendet perendimore “vdesin per shqiperine” dhe na kane xhan-xhan..
    Dhe e dyta eshte me e ndyre se sa me shume vidhet,vritet dhe tradhetohet ai vend aq me shume shahet nga “pushtuesit gazmore” Enver Hoxha si stalinist,diktator,komunist e deri te pederast ose qe pinte gjakun e foshnjave (qe ja servirte Berisha me tritan shehun..kush tjeter ?)
    .
    Shkaterrimi i naftes ,kromit,bakrit,shitja hidrocentraleve,2 prilli 1991,1997,14 shtatori 1998,gerdeci,21 janari,grabitja bashkise tiranes ,borxhet sklaverese,shitja detit ,varrezet e grekut jane krim kunder njerzimit qe dikush duhet te shkoje ne Gjyqin e Hages.. e kam fjalen dhe per ca zyrtare dipllomate te huaj dhe ca ambasdore tip Delli i Bechellit
    Pa denuar kuislingin e tyre Sali Berisha nuk ka asnje lloj kuptimi aderimini ne Nato,aleanca me USA & BE,clirimi kosoves..etj etj se sot shqiperia ndodhet ne nje gjendje mjerane me keq se otomanizmi,zogizmi, fashizmi dhe komunizmi bashke..
    .
    Jemi me keq se te pushtuar..jemi te poshtruar deri ne palce dhe m e keqja eshte s ne ate vend pothuajse ka perfunduar lavazhi i trurit i atij populli dhe te pakten te kemi buximin ti themi gjerat hapur..
    .
    Eshte koha qe shqiptaret te fillojen shenjterimin e Enver Hoxhes si profetin e tyre..dhe kete nuk e them une por:
    .
    1-dipllomatet euroatllantike qe po lozin dhe perdhosin ndjenjat e shqiptareve per demokracite perendimore
    .
    2-paria e tiranes qe e ka shitur e tradhetuar ate vend ku do beja dallimin midis PD kriminale dhe PS impotente+ frikacake
    .
    3-te perndjekurit politike qe po i nenshtrohen te persekutuerit e tyre duke ngrene “gaveten” e demshperblimeve dhe nuk denoncojne krimet e sotme dhe kurre nuk kerkuan si burrat hapjen e dosjeve.
    .

    Reply to this comment
  12. demo May 23, 19:40

    Pafuqishmeria e PS per te denoncuar Ramen per te gjitha marreveshjet antikombetare dhe anti PS qe po ben kete muaj,do ti kushtojne rende vendit per 4 vjetet e ardhshem.Shume shume do te kemi nje qeveri PD+LSI.Per meshire mund te fusin edhe PS e Edit dhe te lejne ne opozite Blushin dhe partite e tjera qe i rane daulles ne cader.

    Reply to this comment
  13. vasili May 23, 21:09

    Rama,mendoj se vazhdon te operoje brilant si politikan,ne pjesen e mocalit,me te ndyrosur te Ballkanit.
    Me nje fjale ai:
    NA I DHJEU TE GJITHEVE!
    Ja u dhjeu piruetave katundareske-diaboliske te met-cepanit dhe partickave pa fytyre,qe karakurverojne mbas cdo lloj karrige,,duke e nxjerre si peshku ne zall.
    Ja u dhjeu Saliut dhe lul-dylberit,duke i hedhur karemin e nje gjysem qeverie njemujoreshe,per ti mare vetingun,qe do ti coje ata para drejtesise.
    Ja dhjeu keq dhe coroditi,nje media te tere albanistanase,qe cfare thoshin sot e mohonin neser,si puna e vasilit te likes dhe vet likes.
    Ja dhjeu dhe mender shoqerise civile,´´intelektualeve´´ dhe shoqerise tone anadollake,qe jo vetem nuk pipetinin,ne kohen e sundimit injorant dhe kriminal anadollako-komunist te kulles se vicidolit,por dhe i benin hosana atij,duke lepire kocken e hedhur nga ai.
    Dhe ne te kundert kjo mase amorfe frikacakesh pa personalitet,u ngjiren dhe corren,per ambientin natyror dhe kurre per mbientin tejet mbytes njerzor shqiptar te trasheguar,e pra te benin nje demonstrim te vetem,kundrejt pengesave qe i bene vetingut bandat e vicidolit dhe cepanit.
    Se fundi na e dhjeu dhe ne te paktit si z. Thano,qe kishim nje sosje tejdurimi me se te ligjeruar,qe nuk mund te suportonim me te gdhiheshim pa fund,ne panairin e ndyresive dhe kotesive,te imponuar nga injoranca diabolike e zbritur nga malet.
    Merndoj se duhet te durojme dhe pak,rreth nje muaj,
    Levizja e fundit e Rames,ndjej,qe eshte nje shah mat,salirave-likrave-luluve dhe mendoj se kjo rjedh nga nje llogjike e ftohte dhe largpamese..
    Le te te presim dhe durojme dhe ca!

    Reply to this comment
  14. Gezimi May 24, 11:53

    Shoku Bedri ka nje hall. Ta paraqese Lul Bashen si ushtar te Berishes. Kete hall e kane dhe plot te tjere. Te zellshem per ti sherbyer nje Edi Rame me te vetmen alibi – se kundershtari i tij eshte Berisha. Kjo alibi nuk pi me uje. Vazhdimi i saj besohet vetem nga vete Berisha, por nga askush tjeter. As nga vete socialistat. Ndonese i pelqen kur e degjojne nga “Bedrinjte”.
    Lulzim Basha eshte apo jo ushtari Saliut, kjo po shikohet e do shihet me mire te lista e deputeteve.
    Por, kam nje pyetje per Bedriun – Po Edi Rama ushtar i kujt eshte qe ne 1990 kerkonte varje per komunistet dhe ne 2017 dekoron persekutoret e diktatures?

    Reply to this comment
  15. Albann May 24, 19:43

    ….hahaha….Sot amerika qan Sadamin.Shqiperia eshte nje Irak.I duhet nje diktator por qe ka intuite dhe ide per te ardhmen….Saliu eshte diktator pa ide.Rama ka idete po eshte frikacak….Keshtu qe ne thelb te dy jane deshtake.Por ka nje fije shprese…Rama mund te zbatoje idete ,reformat dhe Ambasada e Shba-se te ruaje rendin 😛 (meqe bariun Rama e vene para bagetite).

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*