Vetëbesimi i saj theu tabutë, kjo vajzë hyri në histori si konkurrentja e parë me autizëm në Miss Florida

July 28, 2019 17:40

Vetëbesimi i saj theu tabutë, kjo vajzë hyri në histori si konkurrentja e parë me autizëm në Miss Florida

Rachel Barcellona është vajza e parë me autizëm që konkurroi për kurorën e bukurisë në Miss Florida, që është pjesë e sistemit të Miss America-s!

Barcellona bëri paradën e saj mes 34 konkurrenteve të tjera këtë 25 qershor dhe dukej më e bukur se kurrë!

“Dua ta përdor zërin tim për t’i mbushur të tjerët me shpresë! Ndërgjegjësimi është ok, por ne kemi nevojë për pranim”, u shpreh ajo.

Gjatë paradës ajo u bë një zë për gjithë njerëzit e diagnostikuar me të njëjtën sindromë, për të treguar se autizmi s’mund të ndalojë askënd të mos ndjekin ëndrrat e tyre.

Miss-i ka lobuar edhe më parë rreth politikave dhe programeve që merren rreth autizmit dhe mënyrave që ushtrohen për trajtimin e tij.

Ëndrrën që të bëhej miss, Barcellona e ka patur që prej moshës 5-vjeçare. Përpos autizmit, ajo vuan edhe nga epilepsia, por asgjë nga këto nuk e la mbrapa.

Ka një zë fantastik, një pamje të adhurueshme dhe është shumë sociale. Në profilin e saj të Instagram-it, iu flet shpesh ndjekësve të saj për autizmin.

Në një postim të saj të pak kohëve më parë, shkruante:

“Unë jam një fëmijë që nuk shkoj në lodra. Unë jam ai fëmijë që nuk e ftojnë në ftesa ditëlindjesh. Unë jam ai fëmijë që e lënë vetëm në vendin e lojërave. Jam ajo që e zgjedhin të fundit në skuadrat e lojërave sportive.

Jam e para që fajësohet dhe e fundit që i dëgjohet fjala. Unë jam fëmija që kam Autizëm dhe dua të më pranojnë, të më përfshijnë dhe të më trajtojnë njësoj si ty.”

Vajzat që marrin pjesë në konkurse të tilla janë shoqëruar gjithnjë nga një perceptim i caktuar në lidhje me imazhin e tyre, por vetëbesimi i Rachel-it theu tabunë dhe u bë zëri i shumë të tjerave si ajo.

 

e.t./dita

July 28, 2019 17:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank