Vetëm 2 javë në detyrë, jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka

November 15, 2018 15:50

Vetëm 2 javë në detyrë, jep dorëheqjen zv/ministri i Arsimit, Taulant Muka

Vetëm pak kohë nga marrja e detyrës, jep dorëheqjen zëvendës/ministri i Arsimit Taulant Muka.

Muka i ka dorëzuar dorëheqjen kryeministrit Edi Rama, ku thotë se për arsye etike, morale dhe profesionale, largohet nga ky post ministror. Muka falënderon Ramën për besimin e dhënë.

“I nderuar z. Kryeministër,

Për arsye etike, morale dhe profesionale, dhe të papajtueshmërisë që unë kam në modelin e punës të aplikuar në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ju paraqes dorëheqjen time të parevokueshme nga posti i zëvendës ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë”-thuhet në letrën e Mukës.

Taulant Muka u emërua zëvendës/ministër në datën 31 tetor me një vendim të Këshillit të Ministrave, pas dorëheqjes së Ervin Demos, i cili u akuzua për plagjiaturë.

Ai denoncoi plagjiaturën që Demo kishte bërë në një artikull me titullin “Universitetet dhe transferimi i teknologjisë”, i botuar në vitin 2011.

o.j/dita

 

 

November 15, 2018 15:50
Komento

14 Komente

  1. Lili November 15, 16:22

    Normal,asnje njeri me shkolle nuk mundet me punuar me staff e minister nga kristali ! Sa shpejt e kupptoj kush eshte aty e cfare kaos e papergjegjshmeri ka aty.
    Bile ky po vendos pak kritere per ate pune !

    Reply to this comment
    • Sokol Mece November 15, 19:17

      Po cthua moj Lili. Ky eshte nje koqe gomarri nga ata te portaleve. Te lexosh shkrimet e ketij te fandaksuri neper portale e kupton se ky eshte nje qen i paguar qe I sherben tagjise se te Zotit. Dhe Rama ja futi. Hajde te te bejme zv. Minister I tha. Dhe kjo vemja Muka e pranoi menjehere. Tani na nxjerrka “papajtueshmerine me modelin e aplikuar ne Min e Arsimit” Sa tonelata balte kishte vjelle ky ne postimet e tij kunder Min Arsimit pa u bere Zv. Minister. Ky akuzoi Ervin Demon dhe pranoi ti zinte vendin.. Kete larve po e percmonin te gjithe ne Ministri dhe skishte rruge tjeter. I pahonepshem deri ne neveri.

      Reply to this comment
      • gjermani i fundit November 15, 20:46

        Nqs eshte sic thua ti qenka menyre e lezetshme per te diskretituar personin… Me kupto drejt, nuk e njoh fare kete djalin, por edhe Anshtajnin ta besh zv.minister e do nje muaj te ambientohet. Po krijuan ambientin qe te te vene ne presion pese qypa me dy pare mend vetkuptohet qe s’do ambientohesh dot.Shto dhe bastin e kokeministrit qe do te perqeshe e do te thote:”artist, ja qe s’e psske haberin per zv.minister”.

        Reply to this comment
      • Lili November 15, 20:47

        Nuk i kam lexuar shkrimet,po fakti qe proteston kunder plagiaturave me bene te mendoj se eshte ma normal se pseudo te diplomurit te albanistanit ne kristal and co.e fakti qe jep doreheqje kur sheh se nuk ndryshon asgje prania e tij aty a jo,ne vend se te merr rrogen e te mbylle gojen si shumica, me bene me menduar se eshte ma korrekt se shume te tjere. Ne ministri plot kristalista,normal se ky konsiderohet ´larvé se nuk di me shkelqyer me asgje sikur ata…

        Reply to this comment
        • I drejti.. November 15, 22:02

          Ore cfare keni me Kristalin? Pse ore universiti i tiranes ku ka mbaruar shkollen taulanti apo universitete te tjera private jane me te mire??? Pjese e sistemit dhe pjese e kesaj genjeshtre te madhe qe e ka emrin shqiperi jane te gjitha.

          Reply to this comment
          • Tao Tao November 16, 11:00

            Taulanti ka perfunduar studimet jashte Shqiperise, si dhe jeteshkrimin (CV) e ka teper te pasur. T’i japim hakun dhe realisht eshte humbje fakti qe nuk qendroi.

      • I drejti.. November 15, 21:56

        E vertete, larve e shtirur, ky qe doli si parimor dhe vajti u be pjese e sistemit..nje cope legen qe vetem llap per te tjeret dhe nuk shikon veten qe vetem shante profesoret ne universitet dhe ska bere njehere mesim..vetem protesta ka bere dhe vetem ashtu i ka marre ato nota dhe kur hynte ne klase i kerkonte falje profesoreve si legen pasi i kishte share mire e mire. Njerez si ky keta vemje nuk i perkasin as arsimit as mjekesise. Te shkoje te punoje aty nga pretendon se e ka bere studimet pas universitare (se dy muaj jashte ky dhe sikur ca ka bere). Ik ore ti qe percmon cdo gje ktu ik shko andej nga erdhe. Nje kalama leshi pa asnje pervoje ne arsim pa asnje kontribut pa asnje ide me vlere pa asnje pervoje pune cfaredo behet zv minister..Zoti Rama ka plot mesues apo pedagoge apo figura te tjera te rinj me eksperience pune qe e meritojne ate vend..

        Reply to this comment
  2. Dodona mbi Tomorr November 15, 16:31

    Po si nuk arrite dot ta “reformosh ” ministrin e arsimit? Kaq shpejte ju te rinjte thyheni perpara veshtiresive ? Ti pengesen e pare e kalove , me ate paraardhesin tend , me tej perse u terhoqe ? Apo nuk e perballove dot Ministren?Megjithate mos u terhiq kaq shpejte , po kalitu edhe pak!

    Reply to this comment
    • Lili November 15, 20:49

      Jo,nuk thyen te rrinjte kaq ishpejt,po shohin shpejt ignorancen ne veprim e nuk kallitur pervite te tere prane idiotete e analfabetet funksionale si dikur…

      Reply to this comment
  3. Mendimi jo profesionist November 15, 18:34

    Sa kohe qe ne drejtim jane ”PLEPISTET,KRISTALISTET,e gjithfar llojesh te tilla “nuk mund te punosh dot se te kundervihet”PARTIA”Partia eshte e afte te behet edhe Rektor ne Universitet edhe kryetar i Akademise te shkencave dhe gjitheshka.Te na roje PARTIA qe i ben te gjitha.

    Reply to this comment
  4. vasili November 15, 21:15

    Keta lloj capaculash,mbasi u merren mende ne fillim nga karrigja,me vone ndodhen ne presionin e lehjeve te kopese maloke dhe ndrrojne mendje.

    Reply to this comment
  5. Zigur Qarri November 15, 21:32

    Me mire vone se kurre.Nuk pranoi te behej zagar i politikes.Per keta intelektuale ka nevoja Shqiperia,por per keta intelektuale,
    nuk ka vend qeveria.Po te kishte zgjatur edhe nje Jave,do te ishte asfiksuar nga kuterbimi i”rilindjes”.Taulant Muka denoncoi
    zv.ministrin e Arsimit per plagiature,nje akt qytetrimi qe pakkush e bën,akt qe llumi i shoqerise sone nuk di ta vleresoje,dava
    llumi,dava drogaxhinjsh.Shume shpejt e kuptoi,qe pranimi i tij ne postin zv.ministrit te Arsimit ishte nje gabim,kur pa se askush
    nuk ishte per reformimin e arsimit,por vetem per militantizmin e tij,u terhoq.Perseri nje qytetarie.Taulant Muka dhe Sandër
    Lleshi i duhen llumit te “rilindjes”per te permisuar imazhin,por jo per te ndryshuar metodat mafioze ne qeverisjen e Shqiperise.

    Reply to this comment
    • Aranit Belortaja November 16, 22:37

      Nuk pranoi te behej zagar?? Ai volli vrer kundra qeverise e kundra politikes dhe e pranoi qe cke me te e pranoi..gjeja pare qe beri sa hyri ne ministri hoqi sekretaren dhe vuri njeriun e tij..pse nk shpalli konkurs e ta merrte me merite meqenese qenka kaq parimor..nje plere si gjithe plerat e tjere qe qeverisin eshte edhe ai..
      Ngeli Carlo Bollino duke na e shitur si mjekun shkencetar, zoterinj te nderuar mjek eshte qe ushtron profesionin e mjekut, a mund te me thoni ne cilin spital punon zoti Muka? Nje mjek qe nuk ushtron aktivitetin e tij nuk eshte mjek e aq me pak shkencetar..shwiperia ska nevoje per keta njerez spiune njerez qe shtiren, njerez qe lepijne ate qe kane peshtyre, ka nevoje per njerez me parime njerez punetore dhe fjalepak jo llapaqene pa bereqet..

      Reply to this comment
  6. met bathorja November 15, 21:53

    Nuk duhet te ikje, pa ia nxjerre rrenjet ministres injorante dhe te korruptuar te Arsimit ,qe na sooli analfabetizmin ne shqiperi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*