Vetëm 3 muaj në detyrë, shkarkohet kreu i Përgjithshëm i Tatimeve

July 10, 2019 11:52

Vetëm 3 muaj në detyrë, shkarkohet kreu i Përgjithshëm i Tatimeve

Ka qëndruar vetëm për tre muaj në krye të Tatimeve. Qeveria shkarkon nga detyra, Enton Duron, Drejtorin e Përgjithshëm të Tatimeve.

Vendimi pritet të zyrtarizohet në orën 12:00 në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.

Aktualisht nuk ka ende një emër për postin e mbetur bosh të drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve.

Emërimi i tij më 27 Mars të këtij viti erdhi me propozim të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, kur u dorë-hoq për arsye personale drejtoresha e Tatimeve në atë kohë, Vasilika Vjero.

Vetëm pak ditë pasi erdhi në detyrë, më 3 prill, kryeministri Edi Rama dhe zv. kryeministri Erjon Braçe patën një mbledhje me Duron dhe drejtuesin e ri të Doganave, Arlind Gjokutaj i emëruar në të njëjtën kohë me drejtuesin e Tatimeve.

Nga sa u mësua në atë kohë, mbledhja ishte me tone të ashpra dhe me piketa të qarta nga kreu i qeverisë për të ndryshuar situatën në Tatime, përmes një reformimi të thellë të të gjithë administratës.

Në atë kohë, drejtuesve të rinj ju la një muaj kohë për të treguar rezultatet, që mesa u pa është shtyrë në tre muaj derisa sot Enton Duro shkarkohet.

Ky vendim përkthehet në mungesë rezultatesh nga ana e drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, në një drejtori që  nga viti 2013, kur qeveria e majtë erdhi në pushtet, ka ndërruar tre drejtorë. E para Briseida Shehaj, më tej ardhja e Vasilika Vjeros, pasuar nga Enton Duro, dhe që me drejtuesin e ri që pritet të emërohet, shkojnë në 4.

Në periudhën 2015- 2016 ka punuar si këshilltar në Ministrinë e Financave për çështjet makro-fiskale, statistikave dhe zhvillimit, përmes programit “Lead Albania”.

Në periudhën maj 2018- mars 2019 ka mbajtur postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme të Taksës së Pasurisë në Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, ku roli dhe sfida kryesore ka qenë krijimi i Kadastrës Fiskale.

Nga data 27 mars 2019 deri më sot Enton Duro mbaji detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, institucion në varësi të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në Republikën e Shqipërisë.

j.l./ dita

July 10, 2019 11:52
Komento

7 Komente

  1. Sigfrid July 10, 12:09

    Po ai qe e propozoi ne kete detyre para 3 muajsh pse nuk eshte SHKARKUAR?
    Cfare borxhi i ka shtetri ketyre maskarewnjve te emerojne ne poste te rendesishme njerez militante te pa afte ose te korruptuar?
    Pyetje per kryeministrin Rama:
    1-Sipas BB ne Shqiperi 37% e te punesuarve punojne ne te zeze!
    Kush e ka fajin qe keto biznese nuk jane nen kontroll?
    A e llogarit kryeministri se sa miliarda leke dewme i shkaktohen shtetit dhe njewrezve nga kjo pa aftesi e korrupsion i zyrtareve te shtetit?
    2-BB raportoi se ne Shqiperi 50% e bizneseve jane informale!
    Kush mban pewrgjegjesi per kete skandal te madh?
    Sa dem i shkaktohet shtetit dhe puninjesve nga ky fenmen kanceroz?
    3-Ka 5 vjet qe ne shtyp eshte denoncuar se buka prodhohet me miell kanceroz!
    Kush mban pergjegjesi per kete dhe pse hesht kryeministri?
    4Beketi fitoi gjyqin dhe 140 milion euro,ashtu sic fitoi vjehrri i Bashes dhge qindra punonjes te shkarkuar padrejtesisht nga eproret e tyre,por keto miliarda i paguan shteti!
    A ka pergjegjesi kryeministri per keto skandale dhe pse nuk i ndalon kete grabitje qe i behet lekut te popullit?
    Nuyk je kreyeminister ti,por nje karagjoz qe do marre me shkelma bytheve!

    Reply to this comment
  2. Rita July 10, 12:17

    Komentuesin e mesiperm z.Sigfrid e falenderoj per kritikat e drejta dhe shtoj se mire qe publikojne kete “sensasion ” shkarkimi por arsyeja cila eshte ??? Shendetsore ,familjare ,pazotesi ,mos eksperience apo KORRUPSION ??? Se eshte bere mode e preferuar e te gjitheve prandaj zor se gjen nje njeri me biznes e dipllome universitare te kaloje vetingun .

    Reply to this comment
  3. Feniks July 10, 13:00

    Eshte bere MODE tani qe duan te bejne VETING ne policiu,administrate etj!
    Kjo verteton ate se NUK EKZISTON SHTETI LIGJOR!
    Ne se emerimet behen me militantizem,nepotizem apo duke paguar miliona,doemos qe vjen dita qe keta njerez pasi MAJMEN mire me miliona,qeveria i heq per te emeruar te tjere po me kete metode!
    Jo VETING ne shtet,por emerimet te behen sipas aftesive dhe te gjithe te jene nen kontrollin e nje shkalle me larty,perfshi edhe kryeministrin!
    Mbi te gjitha nuk do kete nevoje fare per VETING,ne se te gjithe zyrtaret e shgtetit do te jene nen kontrollin e perditshem te qytetareve!
    Se jane qytetaret,VIKTIMAT e vetme te pa aftesise dhe korrupsionit te zyrtareve,prandaj ankesave te qytetareve duhet t’u jepet perparesi ABSOLUTE ne cdo ore te dites,nga cdoi zyrtar dhe epror i tyre!
    Ndersa “shtetezimi” kriminal,qe Rama u ka bere ankesave VETEM NE KRYEMINISTRI eshte nje goditje vdekje prurese per shtetin ligjor!
    Vete Rama nuk leshon nga ky krim,por duhet prokuroria t’i tregoje vendin ketin sharlatrani anti shtet!
    BASHKEQEVERISJA ME QYTETARET ESHTE NJE MASHTRIM I MADH!

    Reply to this comment
  4. pjeshka July 10, 15:27

    Sipas ketyre statistikave vetem pjeshka e rilindjes ka qene me e mira ne tatime, kthejeni prapa ate pjeshken se ja ka marre doren tatimeve,

    Reply to this comment
  5. SS July 10, 19:24

    Keto jane pasojat dhe plaget te pasherushme qe la Sali baba Ne fillim mbolli korrupsonin ,pastaj paditurine neper shkolla ,vendi mos te funksionoj per a’sgje

    Reply to this comment
  6. Arben July 10, 19:42

    Litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari litari

    Per edrogen dhe banden e tij kriminale.

    Do ta rrjepi kete popull me cdo cep.

    Reply to this comment
  7. Sevo Tarafuci July 11, 06:10

    Arben, qenke pjerdhur djali. Ku te ka shkelur Edi, te mamaja, gruaja, vajza apo te ty vete? Se ai kur te shkel, te SHKEL.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim