Vetëm 37 vjeç, humb jetën nga koronavirusi zv/ambasadori britanik

March 26, 2020 11:05

Vetëm 37 vjeç, humb jetën nga koronavirusi zv/ambasadori britanik

Zëvendës ambasadori i Britanisë në Hungari, Steven Dick, ka ndërruar jetë në Budapest pas infektimit me Covid 19.

Diplomati vetëm 37-vjeçar kishte qenë më parë në Kabul e Rijad.

Postin në Budapest ai e mori vjeshtën e kaluar pasi kaloi një vit trajnimi intensiv të gjuhës hungareze me kohë të plotë.

Steven Dick ishte mjaft i pëlqyer në qarqet diplomatike e përshkruhej si një njeri miqësor, i shoqërueshëm dhe entuziast për punën e tij. Kohët e fundit, zëvëndes ambasadori ishte kthyer në Budapest nga pushimet në Meksikë.

Nga fillimi i javës së kaluar, ai rrëfeu përmes një mesazhi në WhatsApp se ishte prekur nga koronavirusi dhe ishte në izolim, por po ndihej mirë, përveçse ishte i mërzitur.

Burime lokale thanë se 37-vjeçari ishte trajtuar këto ditët e fundit në një spital të kryeqytetit hungarez, ku gjendja e tij u përkeqësua me shpejtësi.

Nuk ështe e qartë për momentin nëse diplomati i lartë kishte vuajtur nga ndonjë probleme tjetër shëndetësor.

j.l./ dita

March 26, 2020 11:05
Komento

1 Koment

  1. Emigranti March 26, 17:01

    Ne keto vdekje akute,shkencetaret kane dale ne perfundimin se ky virus ,pershpejton trompoze ne mushkeri!Gje qe ne fillim nuk e dinin !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim