Vetëm bythët ke të tuat, sepse zyra është e shtetit!

January 11, 2018 12:13

Vetëm bythët ke të tuat, sepse zyra është e shtetit!

 

Çfarë çudirash nuk kanë ndodhur,

në Vatanin tonë të mjerë,

po kjo “revoltë” prokurorësh,

s’kishte ndodhur asnjëherë!

 

Të vjen urdhëri i çkomandimit,

nga Njëshi Prokurorisë,

po ti thua-s’e lë zyrën,

pozicionin s’e braktis!

 

More Prokuror i Rrethit,

pse bëhesh gaz’ i miletit,

vetëm bythët ke té tuat,

ndërsa zyra është e shtetit!

 

Përdora të gjitha ngjyrat,

ndaj shumë mendime m’i dini:

“Mos u lidhni fort me zyrat,

se do qani kur t’i lini!”

 

Po s’mësuat vetë nga jeta,

do jini ca njerëz kot,

asnjëherë bythët e shkreta,

në kolltuk s’i monton dot!

 

Me reformën që ka nisur,

ende s’ju ka puthur halla,

po ende pa u bitisur,

do t’i kini ca andralla!

 

Reforma në Drejtësi,

do të bëhet-nuk do mënd,

gurët do ndërrojnë vëndet,

po do mbeten prapë në vënd!

 

Ju “ushtarët e partisë”,

mos bini më kot dëshmorë,

në zyrat e drejtësisë,

prapë do jini prokurorë!

 

Vetingu tingëllon bukur,

si fjalë në të vërtetë,

po gjer më tani s’ka futur,

as dhe një cironkë në rrjetë!

 

Emërimet-transferimet,

janë administrative,

s’janë pasoja të Vetingut,

nga hetimi i pasurive!

 

Pa u bërë KLP-ëja,

mund të ketë çudi të rralla,

po Marku ka gjithë të drejtat,

që i kishte edhe Llalla!

 

Tani e di edhe bufi,

se kemi vakum ligjor,

po Arta e ka të drejtën,

të shkarkojë çdo prokuror!

 

Do të ketë dhe përpëlitje,

sipas urdhërit nga partia,

por të paktën këto ditë,

po lëviz prokuroria!

 

Që të gjithë Arta Markun,

sypatrëmbur e shikoni,

por veç mos na hapni barkun,

“Zonjë e Hekurt”-mos i thoni!

 

Struktura që na la Llalla,

është në super dekadencë,

Marku-diçka për të ndrequr,

të përdorë çdo kompetencë!

 

Ajo është një zonjë e mirë,

po shumë mos shpresoni kot,

se “patatet përvëluese”,

hë për hë nuk i prek dot!

Arben Duka

January 11, 2018 12:13
Komento

4 Komente

  1. T. Topi January 11, 16:11

    Ekujlibrin moral të një shteti
    E mban gjallë vetëm organi akuzës,
    Gjykatë e pavarur shpejt do ngritur,
    Për t’i vaksinuar kudo qënt’ e rrugës !

    Vaksina antitërbim tashmë u gjet,
    Prov’ e parë me sukses mbaroi,
    Akoma një javë ky vit pa filluar,
    Kapterrat çëfësht i pastroi !

    Pak kohë në detyrë zonjë e hekurt,
    Por përgjigjen aty ku duhej e dha,
    Qerpik’ i syrit aspak nuk i lojti,
    Skeptikët gojëhapur i la !

    Nuk demoralizohet kollaj zonjë e hekurt,
    Një shtet s’mbijeton dot me hile,
    Është një popull i tërë që po thërret,
    Drejtësi bashkëkohore civile !

    Reply to this comment
  2. anticensurë25642654 January 11, 17:00

    “Vetëm bythët ke të tuat, sepse zyra është e shtetit!
    këtu ke të drejtë beno,por kur bytha barazohet me shtetin,ose më keq kur shteti sundohet nga një bythë!?
    atëherë ske çtë bësh!!
    të gjithë pas bythës së ramës!kush e kush tia lëpijë më mirë e më ëmbël!!
    se pa i lëpirë bythën,private ramës,karrikja e shtetit nuk egziston!!
    ““Mos u lidhni fort me zyrat,
    se do qani kur t’i lini!”
    a nuk ndodh dhe me të parët??përveçtos pianecit që iku disa herë asnjërin se shkul dot nga zyra!!
    “Ju “ushtarët e partisë”,
    mos bini më kot dëshmorë,”
    sepse ushtarët e partisë tjetër do tu zëvëndësojnë!sepse vetingu anglez,nuk do të thotë pastrim por vetëm PËRZGJEDHJE!!
    me përzgjedhje kuptohet hiq ata që smë pëlqejnë e vër ata që më bëjnë punën mua,interesave të mia!në përzgjedhje kanë vënd dhe ata që tradhëtojnë të vjetri ne bëhen me të riun!!jemi të hapur si parti ne ramistët,beno!apo jo??
    beno epitetet tek ne janë,bile kanë qënë në inflancion gjithnj딓Zonjë e Hekurt”-mos i thoni!”!
    ajo nuk është aspak e hekurt,ajo është e guximshme,por jo për atë që e epotetojnë!!ka guxim vetvrasës,sepse megjithëse e di që nuk ka të drejtë ligjore për veprimet që bën,ajo prap zbaton me vetmohim udhëzimet e padronit!!e atij që po “vetingon”(pushton) një pjesë të drejtësisë!!
    beno
    ky po bën të njëjtat gjëra që bënte sala,ooooo beno!!
    dhe salën e “mbështetën” të huajt!ata mbështesin të gjithë,mjafton që të mos hapim gojën ne!!mjafton që ne të rrimë sus!!
    mos e merr mbështetjen e ndërkombëtarëve si një ogur të mir!si fat për palloshin e tironës!!si punë e mirë e tij!!
    ai po na tradhëton çdo ditë për ta montuar bythën e tij në kolltuk,për të filluar ndëritmin e mbretësisë së dytë!!po e mëson trashëgimtarin me ambjentet e shtetit!ja ka përshtatur atij sikur të ishte prona e tij!!harron që është dhe ajo e shtetit dhe jo e “princit trashëgimtar”!!

    Reply to this comment
  3. shqipe January 11, 18:06

    Per te vaksinuar qent’ e rruges?

    “Protestuesit”, e Bashes me demek,
    Qe s’po din ku futen dhe spo gjejne dot shteg!
    Mish per top qe s’e shohin lojen
    Lulk,rruga e kombit,
    t’a ka nxjerre bojen.
    Bene ç’te duash,dridhu -perdridhu
    Se ti po perpiqesh,per shqiptaret
    S’te beson as Salehi me.
    Se je dhe mbete koqje e genjeshtarit…

    Reply to this comment
    • T. Topi January 11, 23:11

      Nuk e di pse kaq rënçëm të dogji,
      Miza nën kësulë o shqipe,
      Vaksina u mendua për qëntë,
      E jo për ty ROZgë rakitike !

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*