Vetëm dialogu pa kushte e zgjidh problemin!

July 14, 2019 11:34

Vetëm dialogu pa kushte e zgjidh problemin!

Gënjeshtra-gënjeshtra,

vajti puna jote,

ngre e vë kudo,

një shifër idiote!

 

Ky mashtrim i trashë,

sot nuk hahet fare,

ti po ofendon,

gjithë rracën shqiptare!

 

Me këtë logjikë,

more të paparë,

këtej s’paska ikur,

as dhe një shqiptar!.

 

O radio e prishur,

në anën e Lanës,

asnjë s’paska ikur,

nga regjimi i Ramës!

 

O idiot i lindur,

që hallall të qoftë,

asnjë albanez,

s’është në Europë!

 

As në Europë,

as në Amerikë,

as fëmijët e Metës,

dhe zonjës Monikë!

 

Ti e di dhe vetë,

që vetëm gënjen,

po tani gënjeshtra,

të është bërë refren!

 

Të dy rastësisht,

sot ishim në Vlorë,

qe shkurtuar rruga,

me një gjysëm orë!

 

Meqë qeveria,

s’ka bërë asnjë vepër,

ti duhet t’i bije,

nga rruga e vjetër!

 

Nga rruga e vjetër,

o kameleon,

se By-Pasi i ri,

për ty s’ekziston!

 

Me Tridhjetë Qershorin,

veten injoroni,

edhe nuk e njihni,

dhe e atakoni!

 

Gjersa aq shumë njerëz,

nuk paskan votuar,

përse jini vallë,

kaq shumë të shqetësuar!

 

Jo shifra që thoni,

juve ju shqetëson,

por shifra reale,

fare ju tmerron!

 

Në gjithë këtë vapë,

mes këtij terrori,

gjithë votat e saj,

PS-ja i mori!

 

Një gjë që s’e njihni,

kini atakuar,

kjo është arsye,

që ju ka tërbuar!

 

Me këto gërr-mërre,

do na gjejë dhe vjeshta,

dhe me siguri,

që do ketë protesta!

 

Protesta u bënë,

jo pak-po nja Dhjetë,

dhe asnjë efekt,

s’dhanë në të vërtetë!

 

E ardhmja duket,

edhe më e zezë,

nëse gjithë palët,

s’ulen në tryezë!.

 

Dhe këtu me kohë,

ka ushtuar gongu,

a nuk biseduan,

Trampi-Kim Im Jongu!

 

Të gjithë janë ulur,

për të biseduar,

edhe kur kanë qenë,

armiq të betuar!

 

A.DUKA

July 14, 2019 11:34
Komento

8 Komente

  1. Peza July 14, 14:48

    Duka,me duket se jeni bere pale me Ramen dhe Bashen,kur ne fakt duhet te beheni pale vetewm me popullin!
    Pyesni popullin njehere se cfare mendimi kane per Ramen,se per opoziten e dine te gjithe qe jane vertetuar si antishqiptare!
    Gabohesh kur mendon se problemin e zgjidh vetem dialogu,se po kerkuam,qe te merren vesh dy hajdutet qe na vodhen shtepine dhe jo ne viktimave,atehere gjithmone e drejta do anoje nga ata!
    Te gjithe politikanet e te gjitha qeverive,jane fajtore te gjendjes mjerabne te sotme,pra jane te gjithe “PUSHTUESIT” e Shqiperise,ndersa kunder tryre eshte vetem populli shqiptar!
    Njerezit e urte,shkrimtaret,idealistet,burrat e shtetit etj duhet te rreshtohen ne anen e popullit dhe jo t’u japin mend “hajduteve” se si te merren vesh per tew na vjedhur prap!
    Shkrimtaret ,artistet etj e medhenj te mbare botes kane qene gjithmone kundewr qeverive,mbreterive,sundimtareve etj dhe kurohere ne anen e popujve!
    Kujtoni qendrimet dhe veprat e Mark Twein,Dharli Chaplin,Hemingueji,Bertold Breht,Pushkin,Maksim Gorki,Gete,etj dhe do bindeni!
    Mbi te gjitha ETALONI SHQIPTAR i qendrimit te artisteve,mediave,shkrimntareve etj ndaj qeverive eshte MILLOSH GJERGJ NIKOLLA-MIGJENI I MADH,qe i beri radiografine regjimit satrap te Zogollit!
    Rruga tjeter con uje ne oborrin e sundimtareve!
    Cdo gje qe eshte ne dem te interesave te shumices se popullit,duhet mbeshtetur!
    Dhe nje qeveri asnjehere nuk duhet vleresuar per ato qe ka bere,por per ato qe NUK KA BERE!

    Reply to this comment
    • Peza July 14, 20:51

      Ndjese per disa gabime shtypi me siper:

      Duka,me duket se jeni bere pale me Ramen dhe Bashen,kur ne fakt duhet te beheni pale vetem me popullin!
      Pyesni popullin njehere se cfare mendimi kane per Ramen,se per opoziten e dine te gjithe qe e kane vertetuar se jane antishqiptare!
      Gabohesh kur mendon se problemin e zgjidh vetem dialogu,se po kerkuam,qe te merren vesh dy hajdutet, qe na vodhen shtepine dhe jo ne viktimave,atehere gjithmone e drejta do anoje nga ata!
      Te gjithe politikanet e te gjitha qeverive,jane fajtore te gjendjes mjerane te sotme,pra jane te gjithe “PUSHTUESIT” e Shqiperise,ndersa kunder tyre eshte vetem populli shqiptar!
      Njerezit e urte,shkrimtaret,idealistet,burrat e shtetit etj duhet te rreshtohen ne anen e popullit dhe jo t’u japin mend “hajduteve” se si te merren vesh per te na vjedhur prap!
      Shkrimtaret ,artistet etj e medhenj te mbare botes kane qene gjithmone kunder qeverive,mbreterive,sundimtareve etj dhe kurohere ne anen e popujve!
      Kujtoni qendrimet dhe veprat e Mark Twein,Charli Chaplin,Hemingueji,Bertold Breht,Pushkin,Maksim Gorki,Gete,etj dhe do bindeni!
      Mbi te gjitha ETALONI SHQIPTAR i qendrimit te artisteve,mediave,shkrimntareve etj ndaj qeverive eshte MILLOSH GJERGJ NIKOLLA-MIGJENI I MADH,qe i beri radiografine regjimit satrap te Zogollit!
      Rruga tjeter con uje ne oborrin e sundimtareve!
      Cdo gje,qe eshte ne dem te interesave te shumices se popullit nuk duhet mbeshtetur!
      Dhe nje qeveri asnjehere nuk duhet vleresuar per ato qe ka bere,por per ato qe NUK KA BERE!

      Reply to this comment
  2. demo July 14, 19:23

    E dime Ramen si eshte,por keta qe duan t`i zene vendin jane me keq se Rama.
    Beri nje qendrese qe nuk e prisnim ne 30 Qershor,Po t`i ishte bindur c`dekretit te Metes,do te kishte perfunduar si Ramiz Alia ne 1992,qe pranoi te mbante zgjedhje te parakoheshme brenda vitit.
    Tani banda PD-LSI,nuk ka asnje shans per te ardhur ne pushtet,.Do te humbin rende ne 2021,ose nuk do te futen fare ne zgjedhje dhe do te shkrihen si parti.
    Ne 2021 PS do te marri jo vetem votat e veta,por edhe votat tona,qe jemi MOCIONISTA,te lidhur me Ramiz Aline,me komunizmin.-Jashte nga Partia!Na perzune.
    Ay qe nuk e njihte fare Ramiz Aline,ishte Sali Berisha.
    Nuk kishte te bente as me Bllokun,as me komunizmin.
    Keto na i la neve si dobicin ne dere.
    Tani mezi presim ta shohim banden e Sali malokut perfund fare,si partia Muharrem Xhafes.
    Prandaj Edi Rama,,edhe nje 30 Qershor tjeter ne 2021,t`i leshosh te vdekur keto plera parti rrugacesh dhe malokesh.,

    Reply to this comment
    • Aladini me Eskorte July 14, 19:29

      Demo je naiv shoku
      Edi rama eshte i pari qe deshiron ta bej Bashen kryeminister.
      Me garanci mosndeshkimin
      Ketu eshte pazari.
      Ky eshte teatri

      Reply to this comment
    • Sigfrid July 14, 23:48

      O “demo”!
      Me vjen keq,por ti ke llogjiken e nje femije,qe per ta mundur shokun me fjale i hakerehet atij duke i thene se,
      -“Dashnori i mamit tim eshte me i mire se dashnori i mamit tend”!
      Mut njeri e kake tjetri!
      Ne se shkojme me llogjiken primitive,qe te zgjedhim me te mirin nga te keqinjte,atehere kemi marre fund si shoqeri njerezore dhe jemi kthyer ne bageti!

      Nuk eshte e kollajte,qe te dalin njerez te medhenj si Skenderbeu dhe Enver Hoxha,qe ne momentet me te veshtira te popullit shqiptar,moren ne dore fatet e vendit!
      Por minimalisht kur nuk di te japesh nje rruge zgjidhje,me mire hesht,se te japesh nje zgjidhje disfatiste!
      Burrat e Shtetit nuk krijohen,por lindin!
      Ne se deri me sot nuk ka lindur ndonje Burre Shteti,Shqiperia do tronditet nga “termetet” e fuqishme teknonike deri sa te fundoset!

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 July 16, 12:37

        sigi
        pak a shumë ke të drejtë!!
        “Burrat e Shtetit nuk krijohen,por lindin!”,por ka një ndryhim të vogël mes burrave të shtetit dhe dy burrave që përmënd ti!!
        duke bërë një ndarje të vogël mes dy burrave,gjergji i madh jetoi në një kohë ku dhe emri i demokracisë ishte zhdukur me kohë,nuk egzistonte as si fjalë,kurse enveri në një kohë tjetër ku demokracia egzistonte jo vetëm si fjalë por dhe ishte e zbatuar në disa vënde!!
        pra burr shteti në demokraci dhe burrë shteti në diktaturë ka një ndryshim shumë të madh!tmerrësisht të madh!
        po e filloj me rastin më të thjeshtë,atë të burrit të shtetit diktator!!
        ndërmjet diktatorëve,në përgjithësi njerëz të luajtur mëndësh dhe sociopatë që mendojnë vetëm për veten e tyre,ka dhe diktatorë që shohin pak më larg!!ka dhe diktatorë,socialë!!pra të tillë që nuk mendojnë vetëm për tekat e tyre primitive!!ka nga ata që mendojnë dhe për popull e shtet!!
        rasti më i komplikuar është ai i një burrshteti në demokraci!!ai nuk ka fuqinë e diktatit,ai ka fuqinë e bindjes,ka fuqinë e fjalës,ka fuqinë e parashikimit të saktë të të ardhmes!!
        pra ky mund të quhet në tërë kuptimin e fjalës BURR SHTETI! dhe është e vërtetë që këta lindin e nuk krijohen!!politikani normal krijohet,por jo burrshtetasi!!
        kështu që ne nuk kemi pasur asnjë burrë shteti!!
        të gjithë kanë qënë në pozitat e UNit dhe jo TONËN!!
        ne nuk duhet të kërkojmë UNin,ne duhet të krijojmë klasën politike dhe në të njëjtën kohë të shpresojmë që të “lindë” ndonjë burrë shteti!!
        të rrish e të presësh,të shpresosh në lindjen e ndonjë burrështeti!?
        do të thotë të masakrohesh nga politka bastarde!
        me a pa burrë shteti!?
        është populli ai që duhet të vendosë dhe jo të shkojë si bagëtia pas!!
        deri më sot kemi shkuar si bagëtia!!

        Reply to this comment
  3. Tori July 15, 10:12

    Ka lindur Edi Rama me i zoti se Skendrbeu ,Ismail Qemali dhe Enveri bashke qe ta keni me jete dhe i dhençi dit nga ditet e juaja.Problemin e zgjidh vetem nje shtet ligjor dhe nje drejtesi e pavarur (jo kjo qe don te beje Rama ).

    Reply to this comment
  4. anticensurë25642654 July 15, 12:40

    jepini ndonjë ilaç dukës se e paska zënë keq purtha!!
    eh mor duk mor duk sa poshtë paske rënë!!
    nuk ja vlen as të të komentosh!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*