Vetëm dy banorë në fshat, por të dy e mbajnë maskën!

October 16, 2020 19:54

Vetëm dy banorë në fshat, por të dy e mbajnë maskën!

Ata janë banorët e vetëm të një fshati të vogël italian, por të dy pensionistët nuk kanë ndërmend të rrezikojnë kur bëhet fjalë për zbatimin e rregullave kundër përhapjes së koronavirusit.

Giovanni Carilli dhe Giampiero Nobili mbajnë çdo ditë maskën e fytyrës kur takohen dhe theksojnë se gjithmonë qëndrojnë të paktën një metër larg njëri-tjetrit, pavarësisht faktit që nuk kanë asnjë fqinj tjetër dhe shumë rrallë ka vizitorë në fshat.

Nortosce, në periferi të Peruxhias, ndodhet në luginën Nerina, në një lartësi prej 900 metrash mbi nivelin e detit, çka e bën tepër të vështirë për t’u arritur. Por pavarësisht kësaj, 82-vjeçari Carilli dhe 74-vjeçari Nobili, nuk ndihen të mbrojtur nga koronavirusi.

“Nëse sëmuren jam vetëm, kush do të kujdeset për mua”, thotë Carilli për CNN Travel.

“Jam i vjetër, por dua të vazhdoj të jetoj dhe të kujdesem për dhitë e mia, vreshtat, bletët dhe pemishtet”.

Momentalisht, në Itali kërkohet që të ruhet distanca fizike prej 1 metër mes njerëzve, ndërsa maskat janë të detyrueshme të mbahen në ambientet e brendshme dhe të jashtme, në të kundërt gjobitesh me 400 deri në 1000 euro.

j.l./ dita

October 16, 2020 19:54
Komento

9 Komente

  1. Agim October 16, 22:17

    Ligji esht ligje.

    Reply to this comment
  2. Phoenix October 17, 05:40

    Badallalleku nuk njeh kufi, ose pozojne per mediat te cilat u bien trumpetave te propagandes se qeverise se shitur Shqiptare.

    Reply to this comment
  3. enverdjali October 17, 08:45

    o Phoenix RIKA, jane ne ITALI jo ne shqiperi kta qe po pozojne per median dhe qeverine e shitur shqiptare o RIKA.

    Reply to this comment
    • Phoenix October 17, 13:39

      Nuk ka shume rendesi o gjigand, qeveri Shqiptare apo ajo Italiane, sepse qe te dyja jane qeveri te shitura te axhenda e kultit Global per rendin e ri diktatorial global, Ashtu si jane shitur edhe mediat te cilat kane muaj qe bejne tellallin ndaj mashtrimit te Covid-19

      Reply to this comment
  4. mirel October 17, 15:35

    Mos e marrin koronen nga dhite. Po frika ruan vreshtin. Jete e shendet te kene te dy

    Reply to this comment
  5. Arben October 17, 17:08

    Keta mire bejne, se vete e dine te miren e tyre,

    por per gazetat jane pordhe me rigon

    Reply to this comment
  6. Gzim Kulufi October 17, 19:19

    Gjynah! Kur njeriu mbetet vetem dhe pa komunikim, natyra e tij psiqike degradon dhe njeriu duket si nje femije i vogel! Me e keqja eshte qe kete e shfrytezojne ata me mend nga qyteti, ata te gazetave, te cilet, pa subvensione te formave nga me ndryshme te shtetit dhe qeverise, nuk mund te mbijetojne!

    Reply to this comment
  7. vilconi October 19, 09:15

    rob [email protected] ka gjithanej ere

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim