Vetëm kanabisi ynë quhet drogë, gjetkë quhet bimë rekreative ose mjekësore!

June 23, 2018 11:49

Vetëm kanabisi ynë quhet drogë, gjetkë quhet bimë rekreative ose mjekësore!

Marijuanën,
dhe nën produktet e saja,
i legalizoi plotësisht,
edhe Kanadaja.

Kanabisit-drogë,
atje s’i thotë asnjë idiot,
e këtu drogë me “D” të madhe,
i thonë ne gojën plot!

Këtu e mbushin gojën plot,
dhe në momente deçizive,
në Kanada dhe tridhjetë vende të tera,
i thonë bimë rekreative!

Dhe para Koços kam kërkuar,
legalizimin e hashashit,
siç e legalizoi në Lazarat,
qeveria e mender Lulashit!

Ose të paktën ta kishim,
si ç’e ka Holanda,
dhe në qarkullim nuk do ishin,
dhjetra grupe dhe banda!

S’e di nëse holandezët,
rrinë gjithë kohën dhogë,
po ata ne po na penalizojnë,
se mbjellim e shesim drogë!.

Një shkodran do të thosh,
se kjo asht një marinë,
se në Holandë pihet hapur,
dhe heroinë e kokainë!.

Drogë-drogë-drogë,
Lulashi BE-në e shurdhoi,
e si bimë rekreative,
Kanadaja e etiketoi!

Nuk e di-këtyre tanëve,
kush do t’u’a nxjerri frikën,
Trampi po bëhet gati,
ta legalizoi në gjithë Amerikën!.

Të gjithë fqinjët tanë,
që hashash nga ne kanë importuar,
janë në fazën finale,
për ta legalizuar!.

Po atje drogë nuk i thonë,
se vendin e tyre s’duan ta bëjnë pis,
ndaj i thonë si i thuhet,
marijuanë ose kanabis.

Hapen s’hapen bisedimet,
ne legalizimin duhet ta nisim,
shkurtojmë në maksimum shpenzimet,
dhe burgjet në çast boshatisim!

Kanadaja ësht’ vend i zhvilluar,
një nga të parët në mjekësi,
dhe sigurisht ka vërtetuar,
se kanabisi s’është drogë kurrsesi!

Këtu Lulashët e bënë,
kanabisin një emër të frikshëm,
kur shumë shkencëtarë kanë thënë,
se duhani është më i rrezikshëm!

Shumë mbase nuk e dinë,
se ai legal është dhe në Uashington,
ndaj them se s’ka pengesa,
të legalizohet dhe në vendin ton’…

A.DUKA

June 23, 2018 11:49
Komento

2 Komente

  1. Kris 1 June 23, 16:25

    Kanabisi eshte shpallur i rrezikshem per here te pare ne Amerike kur u lejuan pijet alkolike dhe agjensia e luftes kunder alkolit ngelej pa pune.Per te justifikuar vendin e punes u manipuluan provat e nje vrasjeje ne Kaliforni duke e bere vrasesin perdorues te kanabisit
    Nga ndalimi i perdorimit te tij mafia ben qindra miliarda dollare dhe popujt humbasin me shume

    Reply to this comment
  2. katarakti June 23, 19:03

    Problemi eshte se kanabisi duhet te legalizohet edhe ne Itali dhe Greqi ose vendet te tjera te Europes. Pra qe shteti shqiptar ose privatet ta shesin kete bime atje ne menyre te rregullt dhe ligjore. Por keto vende nuk do ta pranojne asnjehere nje mundesi te tille. Ato e kane legalizuar per veten e tyre duke e konsideruar si bime mjekesore etj etj.As Hollanda qe e konsumon hapur hashashin nuk e lejon importimin e saj! Ne keto kushte keto pune i merr ne dore mafia. E keqja eshte se kjo mafie fuqizohet jashtezakonisht me kete trafik te paligjshem dhe kthehet ne nje kercenim serioz per shoqerine shqiptare. Vendi do te transformohet keshtu ne nje lloj Kolumbie apo Meksike. Ky eshte problemi.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*