“Vetëm naivët dhe të paditurit nuk e kuptojnë atë që po na ndodh”

November 4, 2018 14:50

“Vetëm naivët dhe të paditurit nuk e kuptojnë atë që po na ndodh”

Vetëm naivët dhe të paditurit nuk e kuptojnë që bota gjendet në një pikë kthese historike. Demokracia po lëkundet keqazi.

Kaushik Basu, ish-kryeekonomist i Bankës Botërore, profesor i ekonomisë, analizon në një shkrim botuar nga “Project Syndicate” pse po fitojnë terren përherë e më shumë, politikanë të cekët, populistë dhe tribalë.

Ai e lidh këtë me krizën ku ndodhet sot bota kryesisht sipas tij për shkak të globalizmit dhe zhvillimit të teknologjisë.

“Pse po lëkundet demokracia? Progresi i shpejtë teknologjik, veçanërisht rritja e teknologjisë digjitale dhe inteligjencës artificiale, po e transformon mënyrën se si funksionojnë ekonomitë dhe shoqëritë tona. Teksa teknologji të tilla, na kanë kanë sjellë përfitime të rëndësishme, ato gjithashtu kanë ngritur sfida serioze – dhe kanë lënë shumë segmente të popullsisë të brishta, të shqetësuara dhe të zemëruara.  Veçanërisht rritja e pabarazisë së pasurisë dhe të ardhurave, ka nxitur zhgënjimin e gjerë me sistemet ekzistuese ekonomike dhe politike” – shkruan Basu, cituar nga DITA.

Sipas tij, kanë ikur ditët, kur mund të mbështeteshe tek një punë e qëndrueshme në fabrikë, për të paguar faturat për një kohë të pacaktuar. Me makineritë që marrin përsipër volume të larta të prodhimit, kompanitë po kërkojnë gjithnjë e më shumë punëtorë me aftësi të larta, në fusha që shkojnë nga shkenca tek arti.

“Ky ndryshim në kërkesën e aftësive, po nxit frustrimin në mesin e punëtorëve. Imagjinoni t’iu thuhet pas një jete të tërë stërvitjeje për të vënë muskuj, se rregullat kanë ndryshuar dhe se medalja e artë nuk do të jepet për mundjen, por për shahun. Kjo do të shkaktonte zemërim, dhe një ndjesi padrejtësie. Problemi është se askush nuk e bën këtë me qëllim; ndryshime të tilla janë rezultat i ndryshimeve natyrale në teknologji. Natyra shpesh është e padrejtë. Korrigjim i padrejtësisë? Problemi qëndron pikërisht tek ne, njerëzit” – thotë ekonomisti i njohur.

Nën këtë sfond, transformimi i vazhdueshëm i politikës, pra zgjedhja e politikanëve të tipit Trump apo ekstreme të tjera gjithandej në Europë dhe Amerikë, nuk duhet të cilësohet si i habitshëm.

“Frustrimi i segmenteve të mëdha të popullsisë, ka krijuar një terren pjellor për tribalizmin, të cilin politikanë si Trump dhe Bolsonaro e kanë shfrytëzuar me bollëk. Ne rrezikohemi nga një kolaps i civilizimit tonë. Por, fatmirësisht jemi speciet e para me aftësi për vetë-analizë. Këtu qëndron shpresa, që pavarësisht nga trazirat dhe konfliktet që shohim rreth nesh, në fund do të tërheqim veten nga buza e humnerës” – shkruan Basu.

n.s. / dita

 

 

November 4, 2018 14:50
Komento

7 Komente

  1. MH November 4, 16:18

    Nuk e di por sa here boten e lulezon bereqeti i kapitalizmit.Bota kalon ne lufte boterore.Dy iken e na lane mjerin dhe shenden.Po kjo e treta nuk di nese do kemi taban ku te vendosim kembet,kokat jane trete ne ajri.

    Reply to this comment
  2. A.W. November 4, 16:57

    Demokracia ishte e tille pra demokraci, deri ne shembjen e komunizmit ne 1990. Pastaj muri i shembur i komunizmit i ra fitimtareve mbi koke. Demokracia filloi shkarjen e pa ndalshme drejt nje anarkie qe e quanin liberalizem. U synua te nje globalizem qe zhdukte identitetet kombetare. Ky ishte dhe deshtimi i pseudo-demokracise liberale te shkare ne anarki. Sot ajo qe quajne demokraci ka vdekur. Ne vend te saj eshte vetem nje propagande per nje demokraci imagjinare qe nuk ekziston.

    Reply to this comment
  3. Arben November 4, 18:22

    Disa bien per tu ngritur disa te tjere.

    Ka 12,000 vite histori te njohur te njerezimit qe keshtu

    ka ecur kjo pune.

    Reply to this comment
  4. bureto November 4, 19:02

    Më duket se po ngatërrohen nocioni demokraci dhe kapitalizëm. Demokracia është sistem vlerash, të cilat mund të gjejnë zbatim në çdo sistem ekonomik, qoftë ai i bazuar në idetë liberale qoftë në ato të majta, ideologji që aplikohen të dyja brenda sistemit kapitalist. Kapitalizmi aplikohet sot në pothuajse gjithë botën, por demokracia nuk është gjithkund njëlloj. E për këtë nuk e ka fajin kapitalizmi si sistem por elitat politike të cilat për interesa politike nga më të ndryshmet dhe deri tek korrupsioni i çojnë vendet e tyre në kriza dhe pastaj dalin kritizerë që ia venë fajin kapitalizmit. Por këtu nuk përjashtohen dhe niveli kulturor i shoqërisë, traditat, pasuritë e çdo vendi, rendimenti i prodhimit shoqëror, sistemi i drejtësisë etj etj. Cili vend e cila shoqëri arrin që t’i harmonizojë në maksimum këto resurse, arrin dhe një sistem kapitalist, në daç thoni regjim demokratik, të vërtetë. Shembuj kemi kudo në Botë, por sidomos në Europë dhe Amerikën e Veriut.

    Reply to this comment
  5. Jak Boston November 4, 23:30

    Hekuri gjithmone eshte brejtur nga ndryshku apo oksigjenimi.
    Shtetet dhe sistemet shoqerore gjithmone jane brejtur nga korrupsioni.
    Korrupsioni eshte shumeformesh njejte si kanceri.
    Nese hekuri do izolohesh qe te mos oksigjenohesh nuk do ndryshkesh kurre.
    Nese ata qe i bejne dhe ngrejne sistemet do izolonin korrupsionin ai sistem sdo shembesh kurre.
    Defektet jane te qellimshme pasi korrupsioni ekziston qe ne embrion.

    Reply to this comment
  6. Kole Brana i Mokres November 5, 06:45

    Per here te pare kenaqem nga analiza e shqetesuar e autorit dhe mbi te gjitha nga analizat qe plotesojne analizen e tij. Te gjithe komentuesit e deritanishem , me mendimet e tyre, japin kendvrshtrime qe perbejne kapituj te vecante te te njejtit studim. Ketu komentuesit e rendomte nuk e gjejne veten. Ne jemi te shqetesuar per kete realitet qe po na fut ne nje tunel apo grope te zeze pa kthim….ka kohe qe edhe ne Shqiperi “kembet po vrasin koken”. Cfare te bejme! Kjo eshte dilema e vetme e jpna ne kohen tone qe nuk qenka e jona!

    Reply to this comment
  7. fteri November 6, 17:13

    shembujt e kalbëzimit të kapitalizmit jan perzente me bollëok .Shko në hipotekë ,nxirr një cigare nga kutia tepër të veçantë që shkëlqen si arë dhe afroja drejtorit hipotekës ,ai menjëherë do ta marrë ,edhe në qoftë se nuk e pi ,ai do ta ndazë cigaren sa për kurjozitet ,pas një muhabeti të ëmbël afroi edhe dy të tjera ,thuaj se mu vonua hipoteka ,dhe se tani më duhet dhe ofroi edhe një paketë tjetër brenda së cilës futi kartëmonedhë 500 euro ,dhe nënë retë e tymit duhanit ai do të thotë ; hajde nesër të kryem punë,por mos harro e na sillë edhe një paketë tjetër.Kjo ndodhë kudo në botën kapitaliste.

    Ky është thelbi , deviza dhe sinqeriteti i kapitalizmit gjakatar dhe demoshkërdhatësisë me popujt e tyre. Të gjithë një turi e një qëllim kudo kanë shfrytëzimi e grabitjen e popullit,ecin pa prespektivë ,tërë bota është përfshirë në krizën e identitetit ,vazhdon thellimi dhe diferencimi midis një grushti të vogël njerzish dhe varfërimit të shumicës.

    Edhe në shqipëri këto probleme jan prezente ,krizë morale,krizë psikologjike,,krizë institucionale varfëri ekonomike ,papunësi ,kulturë të dobët arsimore,mungesa e banesave dhe ujët ,shtimi i plehrave dhe kancerit vdesin shumë njerëz,të rijët e të rejat drogohen, gjendja e spitaleve është e keqe,populli zbraz xhepat për të ja dhanë mjekëve.,partitë grinden si nastradini me mullijtë e erës ,nuk kan asnjë strategji e prespektivë zhvillimi.Përkundrazi ,strategjia është të mbushin xhepat ,vjedhje ,mashtrim korruësion si me drejtorin e hipotekës.E ardhmja është e komunizmi !.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*