Vetëm në xhungël ka liri të pakufizuar

A. Duka August 27, 2016 12:27

Vetëm në xhungël ka liri të pakufizuar

Sa filloj të shkruaj,
në mendje më bie,
se njeriu është,
një kafshë me arsye!

Dhe mund të besojmë,
që Zoti na talli,
brenda tija rrojnë,
engjëlli dhe djalli!

Pa menduar shumë,
mund t’i kem përgjigjet,
për të mundur djallin,
njerëzit shpikën ligjet!

Dhe po ta shikojmë,
gjithë historinë,
çdo ligj që është shkruar,
kufizon lirinë!

Miliona shembuj,
dhe mund të shpalos,
Dhjetë Urdhrat e Zotit,
fillonin me: “Mos!”

E kupton në çast,
dhe me pakëz dije,
“Mos”-është urdhërore,
kufizim lirie!

Një det mençurie,
erdhi nga të vjetrit,
më shumë rëndësi,
ka liri e tjetrit!

Njëri mendoi,
më shumë për të ligën,
ndaj njëlloj me ligjet,
dhe burgjet u shpikën!

Për shpikjen e burgut,
Bota s’është penduar,
se nuk ka liri,
të pakufizuar!

Burgosja ja ndal,
vrullin marrëzisë,
ndaj dhe ndryshe quhet:
“Heqje e lirisë!”

Ligji e ka mbajtur,
në zap njerëzinë,
shteti vetë është mjeti,
që e ndrydh lirinë!

Askush s’mund të bëjë,
si të dojë vetë,
kjo gjithmonë ka qenë,
dhe kështu do jetë!

Shteti i së drejtës,
dhe i së vërtetës,
është një garant,
për lirinë e jetës!

Shteti është shpikur,
si një dhunë ndaj dhunës,
po dhe për të qenë,
një garant i punës!

Një shtet më i drejtë,
ju desh njerëzimit,
garant kundër shtypjes,
edhe shfrytëzimit!

Një shtet për njeriun,
është vërtetë i mirë,
kur është garant,
dhe i fjalës së lirë!

Po ti s’je i lirë,
dhe kjo s’diskutohet,
nëse fjala jote,
asgjëkund s’dëgjohet!

Është e mjeruar,
jeta pa liri,
po liri e xhunglës,
është anarshi!

Pa ligje dhe burgje,
ka veç anarshi,
ndaj s’ka e s’do ketë,
liri pa kufi!

Ky rregull i rreptë,
kurrë s’do ndryshohet,
se shpesh do njeriu,
atë që ndalohet!

Po në ato vende,
që ka drejtësi,
është e sigurt,
që ka dhe liri!

Në dy rreshta mblidhet,
histori e tërë,
jo të bësh çfarë do,
po çfarë duhet bërë!

A. Duka August 27, 2016 12:27
Komento

12 Komente

  1. Kiu August 27, 13:19

    Sot ke shkruajt prej zorit
    I nderuar Duke
    Histori lirie
    Me ligje dhe burg

    E ka thene i pari
    Nuk e luan qimja
    Te mbaron liria
    Ku fillon e imja

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 27, 13:56

    ASHT SHUME E MJERUME JETA PA LIRI
    POR FERRI I ENVERIT ISHTE BATERDI

    prandaj:

    O DUKE ENVERISTI MOS HIDH HELMIN E TERRIT
    SE LIRIA E ROBIT S’ASHT SI BURGJET E ENVERIT

    dhe se:

    ANARKIA NUK MPOSHTET DOT ME LIGJET E ENVER-LUCIFERRIT

    Reply to this comment
  3. gjermani i fundit August 27, 15:35

    Dhe Liri e xhungles
    O Duka me mjekerr
    I takon me Ligj
    Kafshes me te eger.

    Andrea po flet
    Per Liri me fjale
    Hedh grepat per peshk,
    S’prish Pune se ze ngjale.

    Mos tall me Lirine,
    Me degjo gjermanin
    Sé do nxehesh keq
    Andrea Stefanin.

    Reply to this comment
    • BLACK SWAN August 28, 00:13

      aaaa ,ketu qenke ti ? i mbarove pushimet ?
      mire bere , ky komunisti koqe ketu eshte gjithmone , biles ka punuar dhe te dielen si vullnetar ,e ka te dielen e enferrit , bejne 2 norma per babain keta
      e di ti gjerman çfare eshte nje kafshe e zbutur , adomestikuar ,shtepiake ??
      eshte ajo qe marrin nga pylli e gdhendin me dajak , me raste i hiqet uji ,buka , e perdorin thjesht per riprodhim etjera , ja pak a shume si juve ,
      mesohet keshtu dhe kur i hapin kafazin ,po aty eshte lepin çizmen e xhelatit , pse do thuash ti ?
      ja ta thote ai me siper , ka pune , buk , kaq ,vetem per kaq merr fryme ai ,
      dhe ti andej je duke ngrene buken kapitaliste dhe duke vajtuar fermen e kafsheve komuniste ??
      aaaa , mos jam gje gabim ??
      vetem buk bunker dhe zbor doni ???
      i shkreti Stefan qe gjithe jeten e kaloi me juve mendoj une , mire qe nuk eshte biroja si qemoti se e shikon kete armikun e krehrit dhe sapunit ti ??? ne krematorium do e dergonte me gjithe ate …. Lirine e kurveleshit …. dhe ti do firmosje me duket …
      kujdes quni i hitlerit kujdes , se ne fermen e kafsheve nje nga nje ju vjen radha te gjithve …..

      Reply to this comment
  4. Ballisti demokrat nga dukati. Bdd August 27, 15:59

    Instikti
    Koshienca
    Superkoshienca.
    Cfare jane. ??
    Instikti eshte qe drejton kafshen
    Koshienca. Eshte ndergjegja ose llogjika.
    Superkoshienca. Eshte ligji.
    Pra kur njerezit qe nuk kane llogjike dhe veprojne si kafsha me instikt, atehere nderhyn superkoshienca qe eshte ligji.
    Sa me i forte eshte instikti aq me i eger eshte superkoshienca.
    Nese ka koshience te plote, superkoshienca ose ligji nuk nevoitet ose zbutet.
    Mer rastin e popujve nordike me koshience te larte ligji eshte i bute.
    Ne vendet me koshience te ulet ku perfshihen dhe shqiptaret, ligji duhet te jete i ashper.
    Frika e mban njeriun qe i mungon llogjika.

    Reply to this comment
  5. Ballisti demokrat nga dukati. Bdd August 27, 16:03

    Aq po koshience eshte populli shqiptar sa ca bythaceve pervers si intelektuali duheshe te nderhynte enveri me ligje te forta per tua ruajtur bythencse e leshonin pa fre. Sa dhe neper autobuze na nduknin nga koqet.

    Reply to this comment
  6. Andrea (jo Stefan trapi) August 27, 18:26

    Mjaullimave tuaja ju ka dale boja o Halektuai i perjetshem.Ti je i kenduar dhe duhesh besuar se dikur ky vend pa e mare pushtetin komunistet lulezonte nga liria,ekonomia,nuk njihej varferia ,autostradat canin tej-pertej shqiperine duke u lidhur me perendimin,ndricimi,arsimi,mjekesia e asaj kohe ishin ender per perendimin te cilet befasoheshin me mbrekullite e ketij vendi qe ishte nje lloj superfuqie ne mireqenien dhe lirine e individit qe bota e perparuar duhej te merte eksperience.Po cfar flet o shuramani Tajvanit,o zagar i te gjitha koheve,spiun,tradhetar,servil,njeri perves dhe i poshteruar ne shoqeri pra shkurt shembelltyra me e felliqur e ketij kombi.Nuk le analize e shkrim pa e prosvalur ti uturaku i Tajvanit dhe e quan veten intelektual ti haleja e njerezimit.

    Reply to this comment
  7. E po kjo pune! August 27, 18:35

    je i madh poeti i popullit, le te themi se jemi dakort me Andrean dhe kombi e gjithshka nuk vlen para lirise se individit per te bere…. cfare do beje xhanem se per te bere gjera te mira e lejon ligji e shoqeria por i bie liri per te bere pislleqe!!!! Ne kurriz te tjetrit!! Te dhjefsha mu ne liri atehere. Edhe ne xhungel ka “rregull”, bertet luani hapin rrugen te tjeret per te mos thene qe dhe milingonat e bletet i “binden” mbretereshes… prandaj boll me retoriken e diktatures se Enverit se ishte shtet me ligje e rregulla pavaresisht se bien ndesh me standartet demokratike sot. Po edhe ky kapitalizmi dikur ishte ferr per klasen punetore, diskriminonte grate etj et, ta futim ne rreth atehere sic beni ju “demokratet” me komunizmin!! Historia nuk eshte bardhe e zi ndaj boll na cate trapin ju “intelekt-ulet” se sa me shume e shani ate kohe, aq me shume diskretitoheni sepse ishte si ishte ishte shtet nacionalist jo si sala me shoke qe dhuruan det apo zogu dje qe fali Shen Naum e veri te Shqiperise. e para eshte liria e jetes se pa te nuk jete as nje liri as ajo e fjales qe pergjerohet Stefani – po dhe kjo brockull eshte se fol po ta mbajti kunder gay, demagogjise se fese – shikoni katedralen katolike ne Tirane dhe figurat qe jane perjetesuar aty qe se gjalli!!!, flit po deshe kunder mafias apo politikaneve te larte te korruptuar me fakte etj etj e pastaj te nxjerrin per gjah!!!!!! Prandaj te lumte mendja poet, jemi per demokraci por jo te ofendojme mundin e punen e brezave ne 50 vjet.

    Reply to this comment
  8. paci August 27, 19:36

    Liri kishe kur ish Enveri
    se gruri ndahej nga egjri ,
    se drita ndahej nga terri .
    Kush mban mend malesorin qe kendonte ,
    Bej shyqyr qe u rrit e ushtar shkon djali ,
    ne qofte i urte i prine ikballi
    ne qofte i semure e shendosh spitali
    ne qofte i marre zen mend budalli .

    Reply to this comment
  9. Benoni August 27, 20:34

    Titulli na beri kurioz, dhe ja vlen te lexohet!
    Vetem ne xhungel ka liri pa kufizim – drejt shkruan A.D!
    Por xhungla ka ardhur nga Afrika ne Europe, bashke me ” lirine e pakufizuar ” ( kupto ; anarkine ), e ka sjelle politika bashke me banoret e xhunglave qe vijne si refugjate pikerisht prej kesaj politike te anarkise xhungel te lyer me bojra lirie!

    Reply to this comment
  10. Mark uk August 28, 09:10

    Mos humbni kohe duke u marr me nje poetaruc partiak,servil sot dikur spiun i sigurimit.

    Reply to this comment
  11. info analitike August 28, 13:06

    Ky kendesi enverist e ka te veshtire ta konceptoje lirine pa enver. Po ja o derezi se cfare bente ai shteti yt qe i thur kaq shume lavde. Keto quhen krime, genocid dhe denohen: https://www.voal.ch/agim-musta-nje-pjese-e-madhe-e-viktimave-nuk-do-te-gjenden-kurre/

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*