VETËM SPASTRIMI NGA DREJTËSIA SJELL KONSENSUS!

July 29, 2016 11:54

VETËM SPASTRIMI NGA DREJTËSIA SJELL KONSENSUS!

 

Nga Andrea Stefani

 

Miratimi i kuadrit kushtetues të reformës në drejtësi i ka dhënë rastin lloj-lloj sharlatanëve të klasës së vjetër politike të mburrin vetveten për këtë arritje të madhe që ja atribuojnë po vetes. Dhe thonë gënjeshtra të tilla si: votimi nga 140 deputetë i reformës tregon pjekurinë e klasës politike! Një tjetër broçkull është kjo: e miratuar pa konsensus, reforma nuk do kishte legjitimitet të plotë! Një broçkull që arrin apogjeun e vet në thënien tjetër: Konsensusi është më i rëndësishëm se reforma!

Të gjitha këto janë spekulime vulgare që kërkojnë të rikuperojnë në sytë e opinionit publik prestigjin e rrënuar të një klase politike të rrënuar. Dhe veçanërisht të opozitës që për më shumë se një vit ju bë një barrierë e pakapërcyeshme reformës. Aq sa edhe ndërkombëtarët, që i kemi parë me vite tepër luajalë me mbrapshtitë e politikës shqiptare, e humbën durimin dhe filluan presionin mbi opozitën e në radhë të parë, PD. Qe pikërisht ky presion i ndërkombëtarëve dhe sigurimi i 94 votave nga reformistët, dhe jo ndonjë ndërrim mendjeje nga lidershipi i PD, që solli votimin unanim me 140 vota të reformës. Një votim 100 për qind e megjithatë… pa konsensus.

Sepse konsensus ka kur liderët bien në një mendje, për shembull: Të themelojnë një drejtësi të pavarur në shtet dhe për këtë, të përfshijnë sa më shumë ndërkombëtarët në procesin e vetingut, sepse janë më pak të prekshëm nga konfliktet e interesit apo klientelizmi i mjedisit shqiptar. Ky konsensus parimor nuk u arrit (dhe nuk ka konsensus të vërtetë pa bashkëndarje parimesh) dhe PD votoi jo për hir të reformës por duke llogaritur kostot e një mos votimi pra, duke patur shqetësim jo vetë reformën, por të ardhmen e saj politike. Ajo votoi e frikësuar por jo e dakordësuar. Pse? Sepse lidershipi i saj nuk është i dakordësuar, nuk e ka qëllim, drejtësinë e pavarur në Shqipëri. Gjë që nuk jep shpresë se procesi i afërt për miratimin e 7 ligjeve implementuese të reformës, do të jetë i lehtë dhe pa barriera.

Tani disa fjalë për konsensusin. Ai është një dukuri e mirëpritur sepse tregon që forcat politike kanë rënë dakord për sistemin politik në radhë të parë. P.sh. që duhet të kemi demokraci liberale me pushtete të ndara e të balancuara, me liri fjale etj. Por kjo nuk do të thotë se demokracia nuk mund të funksionojë edhe pa konsensus. Madje demokracia prandaj ka në themel parimin kryesor qeverisës që është ai mazhoritar. Ndryshe qeverisja do të qe e pamundur. Natyrisht, kur ekziston dakordësia për sistemin politik (dhe jo bëjmë sikur e duam demokracinë dhe fshehtas e rrënojmë) edhe maxhoritari është i butë dhe nuk rrezikon të kalojë në tirani shumice. Por si rregull, në demokraci biem dakord të mos biem dakord, por edhe që të kemi edhe vendimmarrje me shumicë. Pra, edhe nëse Reforma do qe votuar vetëm nga 94 deputetë, kjo nuk do e bënte atë më pak legjitime. Dhe varet edhe si e kupton legjitimitetin, si sasi apo si cilësi. Sepse mund të votosh një reformë edhe me 100 për qind të deputeteve dhe ajo të mos jetë legjitime, d.m.th., në përputhje me interesin e sovranit, sikundër qenë ndryshimet e Kushtetutës në prill 2008! Legjitimiteti i një reforme qëndron mbi të gjitha në përmbajtje dhe kjo është veçoria e reformës së sotme në drejtësi. Një legjitimitet që asaj nuk i humbet edhe pse realisht me dëshirë atë e kanë votuar vetëm nja 94 deputetë. Ndoshta edhe më pak.

Një klasë politike 26 vjet në konfliktualitet, nuk mund të piqet si me magji brenda natës dhe të arrijë konsensus për një gjë madhore. Edhe kur u bënë ndryshimet e Kushtetutës në 2008, u fol sikur klasa politike shqiptare u maturua. Por ja kanë kaluar 8 vjet të tjerë që atëherë dhe politikanët janë konfliktuar për çdo konflikt. Konsensusi nuk mund të vijë nga maturimi, por nga spastrimi i kësaj klase politike nga të korruptuarit që e bazojnë mbijetesën e tyre te konflikti dhe pandëshkueshmëria. Prandaj nuk është racionale të fshihemi prapa gishtit. Shqiptarë dhe ndërkombëtarë. Mund t’u shërbejë thjesht për të kaluar më ëmbël muajin e pushimeve. Por për asgjë më shumë. Ndryshe në shtator do zhgënjeheni përsëri nga klasa politike “e pjekur” që do i rikthehet zakonit të sherrit.

Më në fund për broçkullën e fundit: Konsensusi më i rëndësishëm se reforma! Si të të thuash mjeti është më i rëndësishëm se qëllimi. Konsensusi si dakordësi duhet për të miratuar ligje dhe bërë reforma. Pa një qëllim të tillë, ai është i pakuptimtë, garnituresk. Madje konsensusi mund të shfaqet, materializohet apo realizojë vetveten, vetëm me anë të miratimit të ligjeve apo reformave.

July 29, 2016 11:54
Komento

20 Komente

  1. xhin July 29, 12:19

    ME GALLATA ESHTE SE ME PARIMORIN DHE KONSENSUALIN NE KETE HISHORI E BEN KUSH TJETER VEÇ ILIR METES.NGRIHUNI O KEMBE DHE I BINI KOKES DMTH.HIPOKRIZIA ME PJEDESTAL…….KULMI I IRONISE…..

    Reply to this comment
    • Claus July 29, 16:52

      E tmerrshme!
      Shihni se ku kane katandisur analistet e Edi Rames!
      Po elaborojne filozofine anti-Konsensus!
      Te mllefosur se gjithe ai mund propagandistik,gjithe agjitacion-propaganda e tyre,per pothuaj dy vite,shkoi per lesh,tani i hakerrehen konsesusit…deri ne ate pike sa te shpikin nje teori anti-konsensus!
      Nuk e kam thjeshte me zotin Stefani,i cili,sic e dime te gjithe tashme,eshte nje bolshevik par excellence,ne formim dhe brumosje,ne zemer dhe shpirt.Por,per te gjithe aradhen e bashibozukerise mediatike qeveritare,te cilet kane te njejten pikepamje me ate te bolshevikut Stefani.
      Pasi,per muaj e muaj me radhe,deshen t’i mbushnin mendjen shqiptareve,se vetem drejtesia e tyre,drejtesia e Rames, drejtesia “tone”,drejtesia popullore,do te bente drejtesi;pasi sulmuan cnjerezisht,barbarisht,kafsherisht kundershtaret politike,me argumentin me kriminal ne bote se ata do te ishin viktimat e para te drejtesise se tyre,madje duke e shpallur edhe boterisht kete;pasi deshtuan turpshem ne qellimin e tyre kriminal,antishqiptar,antikombetar – tani i jane versulur Konsensusit…si Sali Berishes!
      Paradoksi me i madh,nder gjithe paradokset e panumerta te kesaj qenefhaneje politiko-mediatike qe ka pushtetin,ne keto 3 vite.
      T’i permendesh Konsensusin Edi Rames, i duket sikur po i permend Sali Berishen!
      T’i permendesh Konsensusin Andrea Stefanit,i duket sikur po i therret ne vesh emrin e Sali Berishes!
      Eshte pikerisht ky rast qe,me shume se cdo gje tjeter,nxori ne pah se ky soj i degjeneruar ne gen,ka mbetur po ai i 75 viteve te shkuara.Konsensusi per ta eshte fjale e huaj,borgjeze.Per ta Konsensus eshte baraz me Korrupsion!
      Eshte kjo arsyeja ,se pse gjithe mercenaret mediatike te oligarkise ne pushtet,po shkarrashkruajne pafund keto dite kunder Konsensusit.Eshte thirrja e gjakut.Eshte thirrja e gjakut te prishur.Eshte thirrja e bolshevizmes qe kane brenda.Qe e kane ne gen.
      Nuk u be reforma kriminale qe deshen,dhe tani po na behen skeptike.Po na bejne filozofira.Sic po ben ne kete shkrim,analisti i nderuar,bolsheviku i panjolle,Andrea Stefani.
      Per shokun Stefani,si dhe per gjithe shoket e tij te llogores qeveritare, reforma e vertete ne drejtesi do te duhej te behej vetem me 94 vota…vetem me votat e deputeteve socialisteve…vetem me votat e deputeteve trafikante droge,prostitutash,perdhunues,grabites banesash,pengmarres dhe vrases…plus edhe ndoca vota deputetesh lamashe,te blere me paret e deputeteve trafikante…!!!
      O pike e zeze!
      Te gjithe qelbesirat e Aleances se Qelbesirave po perjetojne nje gjendje shoku!
      Shihini sesi caprashisin e mbrockullisin gjera kaq idiote,te padegjuara kurre me pare!
      Po ne gjendje me te rende eshte Kryeqelbesira.E ka humbur toruan.Eshte ne nje gjendje shume te mjerueshme psikologjike.Perdite,cdo ore madje,nuk kalon ,pa leshuar nje budallallek.Pa bere nje marrezi.
      Mbreme ,ne farsen e peshtire te festes se reformes(!!),Edi Rama,u be gazi i botes,kur vuri ne siklet gjithe te pranishmit,me aludimin rrugaceror,pornografik,ndaj te ndrojtures,socialistes Vasilika Hysi.
      Jam mese i sigurt,qe te huajt te pranishem naten e mbremshme,kane mbetur te cmeritur.Patjeter qe kane menduar me vete “more ,po c’eshte ky idiot?!”…
      A e dini se pse gjithe ky degradim psikik i Edi Rames?!
      Miratimi me Konsensus i reformes,dhe jo ashtu sic e donte ai,eshte nje arsye;shume e forte bile.
      Por arsyeja e arsyeve,eshte nje gjeme qe i ka rene ne koke.Eshte nje gje,per te cilen mediat e tij,po mundohen mesa eshte e mundur,me te gjitha menyrat dhe si kurre me pare,qe ta kalojne ne heshtje.
      Eshte Bilali…
      Bilali i Amerikes.
      Nuk dua ta zgjas shume me kete,sepse,jam mese i bindur qe te gjithe socialistet e dine kete turp,e lexojne perdite,sepse perdite mediat boterore,mediat me prestigjioze boterore shkruajne per te.
      Por,edhe pse nga natyra jam zemerdhembshur,e nuk dua t’ua rrotulloj thiken ne plage.
      Por nje gje ama,nuk mund te rri pa thene.Laku eshte ngushtuar shume.Ky qe pellet gjithe diten per proamerikanizmen e tij,do ta haje sa gjate gjere,pikerisht nga “miqte e shtrenjte amerikane”.
      Shume shpejt.
      Jam shume kurioz te di qe tani,megjithese e marr me mend pak a shume, sesi do te reagojne turmat mavi te socialisteve fanatike,kur t’i ndodhe gjema Krietarit te tyre…
      Druaj shume se mund te shkojne tek ambasada amerikane e ta gjuajne me gure…ashtu sic po bejne turmat e mbeshtetesve te Erdoganit,vellait te madh te Rames, ne Turqi…
      Nuk eshte cudi,qe kesaj turme te nderkryer, t’i prije vete Andrea Stefani!
      Ah sa e ka marre malli per ato kohe te arta,kur sallat e leksioneve,oshetinin nga ligjeratat antiamerikane te vetat!

      Reply to this comment
      • Bushi July 29, 19:18

        CLAUS! Na rrofsh leshte.Sa per dije,Edi Rama do drejtoi gjate shqiperine,se ka mbeshtetjen e popullit.Akoma me mire qe ti dhe ndonje si ty,qe komentoni keshtu,pasi hidhni popullin kundra pd-ke,dhe ne favore te ps-te.Rama nuk ka bere krime.Ti i di mire kushe i ka bere krimet,por nuk ta mban b…a ti thoash se sketerr.

        Reply to this comment
      • Po,Po July 29, 20:30

        Claus…,me sa duket ke lindur, je dhe do te mbetesh je cope idjot antishqiptar . Nuk marr zametin te te lexoj,po
        vetem sa te te peshtyj .

        Reply to this comment
      • Dranoel July 30, 02:09

        Ti claus dukesh si i mencur ne ato shkrime te dikurshme por ketu te ka zene ngerci i shprehjes “per inat te sime vjehre te fle me mullixhiun.” Rama nuk eshte i mire dhe kjo dihet por relativizmi kerkon te minimizohet e keqja per te aritur gradualisht tek e mira sepse pas pastrimit te politikes me heqjen e Atyre qe jane super monstra do ti vi radha dhe Edi Rames.

        Reply to this comment
      • sabjani July 30, 11:59

        Andrea ka te drejte. Kot je lodhur duke shkruar gjithe ata rreshta.

        Reply to this comment
    • Gjergj Kastrabeu July 29, 19:45

      Eshte e cuditshne por e vertete, se interneti po shnderrohet perdite e me shume ne platforme optimale jo vetem per analfabete te dobishem, por edhe per skutha ordinere, qe mjet shoqerus krahas shpifjes dhe sajimit, kane zakonisht dhe fyerjen.

      Fazit eshte, se dhe ai me i shpifuri i tyre, duke e ndjere veten ne web pjese e se teres, ose pjese e nje bashkesie ku dominon dukshem njetrajtshmeria e mendimeve, perpiqet te futet si xhol mes tyre, me qellim te vetem, nxitjen e frymes se pakenaqesise dhe kundershtimit te mendimit te kujtdo qe bie ndesh me interesat dhe bindjet e tij. Ligesia ne shpirt dhe fjalori i tyre prej harbuti i dallon ata nga gjithe te tjeret. Keto cilesi absolutisht negative i dallon ata mes te tjereve si kau balash.

      Nje ekzemlar i kesaj specie te ralle gjendet qysh prej dy-tre ditesh edhe ne kete forum. Prania e ketij ekzemplari te ralle mes nesh eshte vertet nje pasuri e “cmuar.”

      Mireseerdhe o gallataxhi forumesh! Mireseerdhe drushba skypion!

      Reply to this comment
  2. Kariz Matik July 29, 13:29

    Me sakte s’behet, Andrea! Ata qe mundohen ta prezantojne konsensusin e kushtezuar nga ultimatumet e liderave te tyre partiake me te rendesishem se vete reforma, ato nuk e kane kuptuar ende, se orvatja per t’ja luciduar sadopak imazhin poli-buceve te shkerdhatokracise postkomuniste, nuk do t’i shpetonte keto te fundit nga llogaridhenia para tutorit.

    Reply to this comment
  3. Andi1 July 29, 13:35

    Konsensus eshte kur Berisha & Co. Ilir Meta & Co. te largohen nga politka shqiptare me hir ose pahir! Ky eshte konsensusi shqiptar per te filluar nje kapitul te ri pa keta njerez dinake! Konsensus eshte qe, te kete drejtesi ne drejtesine shqiptare! Konsensus eshte qe te gjithe ata qe kane vene para te piste ta lene ose te futen ne burg! Konsensus eshte te behemi europiane!

    Reply to this comment
  4. xxx July 29, 14:08

    eh, sa i din bytha ketij manjaku evrosh

    Reply to this comment
  5. foti July 29, 14:48

    Politikanet tane arin konsensusin vetem per interesat e tyre .Le te propozohet nje ligj qe kufizon te drejtat tyre te pa kufizuara dhe do te shohim qendrimin e tyre.
    Ky ishte si konsensusi i kohes se diktatures.Edhe ne kete rast i vuri ne resht Lista e Zeze amerikane.

    Reply to this comment
  6. XHIM XHIBOKSI July 29, 16:01

    Bravo Andrea ke bere nje analize shume te mire ky eshte realiteti kjo qe thua ti eshte ajo qe mendojne njerzit e thjeshte ata qe skane frik nga e verteta e nuk thone o konsensus o nuk ka reform,nuk kane per te shpetuar edhe pse e zbuten deri diku ligjin qe mendonin Amerikanet e Evropjanet.Nuk e di pse na ke munguar kohet e fundit

    Reply to this comment
  7. gjermani i fundit July 29, 16:22

    Z.Stefani, me duket se konsensusin e vune kusht nderkombetaret, te pakten kete pershtypje krijoi tere kjo maratone breshke me reforme, komisione, drafte e pafte, gardhi plot e trasta bosh… Pse nuk u perfshine japonezet, australianet dhe brazilianet nuk e mora vesh, nderkombetare jane edhe ata. Eshte bere Shqiperia si kampionat boteror, vijne e luajne te tere dhe shperndajne medalje(dhe koncensione), kurse populli i shkrete gezon te vetmen Liri te vertete; Varferine e perhershme (e te garantuar). Ne fakt, nje arsye logjike kishin nderkombtaret(pa japonezet dhe brazilianet vecse) per konsensusin, pasi behet fjale per ndryshime kushtetuese. Kur une dhe ti kemi nje akord themelor, ose i permbahemi, ose e ndryshojme bashkarisht duke iu permbajtur inreresave. Tani, ne moshen qe kemi, duhet te gelltisim me veshtiresi ca gjera te tipit ; i kujt eshte sovraniteti? Kush e ushtron de jure e kush de facto? A na pyet kush? Mire qe s’na pyet, po taksat pse na i merr? Bavarezet kane nje aforizme, vetem pas te dyzetave nje burre eshte i pjekur te gjykoje. Nqs ambasadori i plotfuqishem ka tagrin te dergoje mesazhe kercenuese diten me diell do te thote se ai e di mire dosjen e sejcilit deputet, dmth, pa doreza te themi, ky eshte shantazh. Kujtoja se gjuha diplomatike ishte me e rafinuar. Po a do kontribuoje ambasadori ta ndihmoje kete sistem te saporeformuar me dosjet e fryra qe hipotezoj se i posedon ambasada? Psh, deponimi i Berishes per ceshtjen Hajdari dhe grushtin e shtetit. Se gjersa ka aq fuqi sa ti veje ne rresht me armen e shantazhit, do kete me siguri edhe vullnetin e mire te tregoje me gisht personat dhe miliardat qe i jane vjedhur pasurise publike, ndryshe jemi prape te tallavitur. Ne boten e parase z.Stefani liria shitet dhe blihet sipas luhatjes se tregut. Te besh drejtesi do te thote te kthesh mbrapsht ate c’ke zhvatur e rrembyer, jo thjesht te denohesh pse ke zhvatur e rrembyer. Ndersa per voten e shumices, OK, shumica vendos, por nuk do te thote se shumica nuk gabon, sic thote Bertrand Russell, duke koniuar termin “diktature e shumices”. Te pershendes

    Reply to this comment
  8. MeteH July 29, 17:31

    Z.Stefani:Hallall buka,Hallall kripa,Te paste per-jete DITA.Konsesusi u demostrua me force nga Like floriri,i cili donte ti tregonte PD se:”Une jam ketu per tu mbrojtur ju”-si varke shpetimi,pasi PD do diskreditohej perfundimish,duke kerkuar dhe doreheqjen nqs nuk voton Saliu e KO,per te trembur Ramen me DIVORCIN e per kalimin ne zgjedhje te parakoheshme.Votimi 100% pati anen e mire se e detyroj Saline e çeten e tij te lepinin ate qe kishin pershtyre 18 muaj me radhe.Por,u vertetua edhe premtimi i Rames se:”Ju do e votoni reformen..” Pse? Se ai kishte mbeshtetjen e SHBA,BE,gjithe opinionin nd/kombetare,95% te popullit.Le ta shofim konsensusin tash-e-mbrapa,me zbatimin ne praktik te saj,ku vicklat kane filluar te duken qe tani..!

    Reply to this comment
  9. A.GRAMSH July 29, 18:45

    KONSENSUS,COSENUS,SENUS,IDIOTUS!
    ‘Konsensusi’ ne gjuhen salisjane apo biberiane eshte:
    KAmentuesi CLAUS dhe Stefanaqi kane respektivisht partnere SALEN dhe Ramen dhe nje dite bien dakort me ‘konsensus’ ti nderrojne partneret me jave!
    Ne Boten e qyteteruar fjaòa ‘konsensus’ apo ‘biznes’ ne turqisht me qe shqipetaret nuk flasin 25 vjet shqip perkthehet ‘kompromis’ allishverish’matrapasllik maskarallik ku si simbol ka LIKE FLORIRIN !
    Ne demokraci paramentare e tek ne kjo fjale eshte sa IDJOTESI aqe e dhe ANTISHQIPETARE qe cenon tere parimet e demokracise me kushtetute per VOTEN E LIRE SIPAS NDERGJEGJES PER NJE REFORME KUSHTETUESE!
    P.S-Sikur nje deputat socialSSalist si p.sh Braçe do votonte kundra sepse argumentonte qe nuk ish ne interes te elektoratit kjo reforme do ngelej ne histori si i ‘NDERUAR’! A ka me injorance te thuash ‘hajt te biem dakort’ ne nje grup alabakesh me imunitet per te thene:’DREJTESIJA ESHTE E BARABARTE PER TE GJITHE’!?

    Reply to this comment
  10. haku July 29, 20:20

    Per here te pare e lexoj Andrean ku nuk e permend Salen. Nuk anon kategorikisht ne te majte. Ne komunizem nuk ka konsensus. Eshte i nevojshem per Shqiperine deri sa te marre fijet sundimi i ligjit e jo i partise. Referendumi ne Britani tregoi nje lloj pat-pozicioni te politikes. Rezultati fifti-fifti per nje ceshtje shume madhore eshte kenaqesi per gjysmen e qytetareve. OK! Por cka me gjysmen tjeter? Gjysma per sistemin komunist, gjysma per sistemin demokratik- cilin tani ta marrim ashtu qe “delet te jene ne numer e ujku i ngopur”!?

    Reply to this comment
  11. Endri July 30, 04:40

    SI GJITHMONE I SAKTE ANDREA…

    Reply to this comment
  12. skifteri July 30, 06:13

    Respekte ANDREA ke ndriçuar me këtë shkrim ,ke goditur në shenjë ,vetëm spastrimi i drejtësisë sjell konsensus !
    Kurse Claus qënka kokrra e boles ,një inorant, debil i pa ndreqëshëm.

    Reply to this comment
  13. Benoni July 30, 11:22

    Per tu quajtur – Reforme ne Drejtesi – do mjaftonte vetem nje ligj!
    Ligji i Denimit me vdekje per vrasjen!
    Le te hidhen perpjete pederaset e BE, ky eshte ligji i vetem qe nje shtet te quhet – Shtet i se Drejtes!
    Atje ku nuk ka demin me vdekje per vrasjen, nuk ka drejtesi per qytetaret por ka drejtesi per krimin.
    Sa kohe nuk ka denim me vdekje, Shqiperia do jete e zhytur ne kaos dhe Reforma ne Drejtesi eshte nje mashtrim i kote.

    Reply to this comment
  14. VETERANI PA STATUS July 31, 14:15

    Z-Andrea Stefani,
    Te pata thene,
    Mbas 21 Korrikut,
    Mos u mer me a’sgjene

    Te pastrohet politika,
    Duhen burra,
    Jo Hijna dhe Cuba,
    Jo rrugac dhe hajduta

    Per cdo gje ,
    Mjafton Sala ta kete thene
    Te gjithe njezeri
    Diellit i thone Hene!

    Jane shume
    Qe bashke kane ngrene,
    Kush me pak
    Ekush ne stil te gjere!

    Jane shume qe kane vrare
    SHoket e tyre ne gjume
    DH diten ne diell
    Bejne omazhe si majmune

    C’far drejtesie,
    Pret ti dhe une,
    Nga sharlatane,
    Dhe spiune!

    Ne shkrimin tend,
    Komentet vijne lume!
    Nje i pa ditur si une
    Pyet,ceshte kjo rremuj?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*