Vetëm Zoti është “deputet i përjetshëm”

Nga Genc Llakaj April 14, 2013 16:19

Vetëm Zoti është “deputet i përjetshëm”

Lëvizja e fundit  e Edi Ramës lidhur me kërkesën ndaj LSI-së për koalicion parazgjedhor, nëse do ta analizonim nga këndvështrimi politik, duket të jetë normale. Edhe pse, ndoshta, pak e vonuar. Shumëkush mendon se ishte  thjesht për interesa të ngushta  vetjake. Personalisht nuk më duket e tillë. Gjithsesi, një pjesë  opozitarësh, në veçanti  socialistë, nuk e kanë gëlltitur. Të parët  janë socialistët idealistë që, me të drejtën e zotit besojnë  se bëhet fjalë për një aleancë jo morale. Aq më shumë me LSI-në e  shumëpërfolur për  tradhëti ndaj së majtës dhe korrupsion.  Kategoria tjetër  e të pakënaqurve përbëhet nga  “socialistët”, deputetë, që tashmë kanë  nuhatur se nuk do të jenë pjesë e listave  zgjedhore të 23 qershorit. Sipas këtyre të fundit,  fjetja me Berishën  për inat të Edi Ramës është rruga e duhur. Nejse. Çështje shijesh!

 

Në rastin konkret,  duke pasur përballë një pushtet vrasës, antikombëtar dhe të korruptuar deri në fyt, çdo lloj mjeti  është i justifikueshëm pasi  edhe qëllimi është pothuaj sublim, çlirimi i shqiptarve  nga një autokraturë e urryer. Por është logjike, nëse do ta shihnim këtë situatë nga këndvështrimi i një qytetari  të thjeshtë, atyre të papunë, të pabukë dhe të zhytur në varfëri, do të ishte  seriozisht shumë e vështirë edhe për  Ramën që t’ju ndyshojë  opinion. Me e thën troç,  edhe unë, që po ju bëj të zgjuarin me këtë shkrim, jam në një situatë ekonomike të vështirë  dhe nën presionin  familjar e shoqëror se jam i paaftë të gjejë punë, i  paaftë të blej shtëpi  dhe i paaftë të jetojë mire duke harruar që jam i pafuqishëm përballë këtij realiteti ku “hanë e pijnë” gjithnjë të njëjtët njerëz. Në rastin konkret e kam fjalën për simpatizantët dhe militantët e LSI-së, pasi këta të fundit janë thuajse në çdo hapësirë  të punësimit, të shkollimit  apo të tregut.  Dhe është afërmendësh që çdo qytetari të thjeshtë, edhe pse i diplomuar apo me aftësi profesionale, i janë mbyllur rrugët e punësimit  thjesht dhe vetëm se nuk  ishte  pjesë e klanit qeveritar. Megjithë të drejtën që kanë shumë shqiptarë për të  mos qenë  të kënaqur me zgjedhjen e Ramës, personalisht kam besim se ky koalicion ka shumë gjasa të sjellë rotacionin politik: rotacion që ndoshta i ndihmonë edhe ata si unë që sot janë pesimistë nga ky koalicion.

 

Ndërsa,  për sa i përket kategorisë tjetër, asaj  të “ish-ve” të pakënaqur  do  t’i referohesha  thënies së popullit: “cdo fis, ka një kurvë dhe një pis”. Nuk ka vend për të qeshur! Nuk ka vend për të qeshur sepse kjo historia e përdorjes së votës në Kuvend vetëm për interesa të ngushta vetjake është bërë modë tashmë te Partia Socialiste.

 

Pak ditë më pare, 3 deputetë të PS-së ( emrat e të cilëve nuk po i përmend sepse kam frikë se ju mbetet hatri) pasi nuhatën që nuk do të jenë në listat zgjedhore të partisë së “tyre” vendosën të kurvërohen duke votuar për Berishën lidhur me 3-ministrat e rinj që ky i fundit i propozoi parlamentit. Ashtu si bukëshkalët e parë, edhe këta të fundit, nuk bën më pak sesa  krimin e radhës ndaj socialistëve të thjeshtë. I dhanë oksigjen Saliut e shpurës së tij edhe për afro 76 ditë të tjera,  e  shtuan dhembjen e socialistëve edhe për 76 ditë të tjera  dhe e  vranë aspiratën e shumë opozitarëve  edhe për  76 ditë të tjera. Sinqerisht,  nuk i kuptojë këta “burra”! Por, ajo për të cilën më vjen keq është sepse nuk po kuptojë as Ramën! Nuk e kuptojë se pse përzgjedhjen e kandidaturave e bën nga qendra dhe jo nga baza socialiste kur  fare mirë e di edhe ai vet se sa herë bëhen listat e garimit për deputetë ndodh i njëjti fenomen! Për ta mbyllur këtu, duhet tju kujtojmë të gjithëve që PS-ja është pasuri kombëtare dhe si e tillë nuk është pronë  vetëm e tyre ashtu si nuk është pronë vetëm e Berishës  PD-ja. Dhe e dyta  është  se këta bythëlëvizur duhet të mësojnë sot e mot se  vetëm zoti është “deputet” i përjetshëm !

Nga Genc Llakaj April 14, 2013 16:19
Komento

3 Komente

  1. Robespier April 14, 19:41

    Meqe,nuk po jua permend emrat atyre tre deputeteve socialiste,po e permend une njerin:Asllan Dogjanin. Asllan Dogjani ka qene socialist edhe atehere kur Edi Rama thoshte se nuk ishte i tille;edhe atehere kur Edi Rama thoshte se ishte kusheri i larget me socialistet;edhe atehere kur u be kusheri i pare , e deri sa u be socialist prej verteti,bile ca me shume:kryetar i socialisteve…!!
    Asllan Dogjani ishte nje nga grevistet e greves se urise e bashke me te edhe shume te tjere qe i kishte sjelle ai me vete; ishte pjesmarres ne te gjitha betejat e Edit si ushtar besnik i nje gjenerali qe doli te ishte ,jo vetem nje burracak por edhe nje mashtrues i madh me 1 prill…!
    Ti, qe ke shkruar me siper, a e di se pse eshte zevendesuar Asllan Dogjani nga ai tjetri ne listat e deputeteve??
    Ti, qe ke shkarrashkruar me kaq zell, a te ka zene veshi se kjo eshte bere si pasoje e pazareve me Ilir Meten??
    Ja ,ku po ta them une ,se eshte pikerisht keshtu.
    Ai, Asllan Dogjani,qe ka protestuar kunder Ilir Metes,per llogari te Edi Rames,sot i duhet te mos kandidoje me ,per llogari te LSI-se se Ilir Metes,tashme,aleati me i ngushte i Edi Rames!
    Dhe,ti ke kurajon edhe i tregon burrerine A.Dogjanit…!!
    Ah po, mund ta akuzosh per nje gje te tille dmth per paburreri ,per ate qe nuk e ka bere Dogjani,dhe qe do te doja shume qe ta bente,por qe nuk mund ta them ketu,sepse,ashtu eshte puna…

    Reply to this comment
  2. genci April 14, 22:53

    Robespier, kuptoje revolten tuaj, por sinqerisht nuk kam asnje gje personale me A.Dogjanin, perkundrazi…Thjesht kam ngritur nje problem, nje semundje, nje epidemi qe brenda PS-te eshte ber tashme ritual parazgjedhor. Madje, me Z.Dogjani jam takuar dhe pershendetur disa here, madje kam pire dhe kafe…
    por, populli thote: “daullet bien per ata qe kan vesh”….

    sinqerisht, genci

    Reply to this comment
  3. Sokol April 15, 10:40

    I nderuari Zoti Llakaj

    E lexova me interes të madhë këtë shkrim tuaijin, duke u nisur nga ajo që jeni deklaruar se s`mbani anën e asnjërës palë, të paktën publikisht edhe në Facebook.
    Zoti Llakaj, populli thot!:”daullet bien për ata që kan vesh”, po, por këtej nga ne populli thotë:”si gabeli me daulle”.Dhe unë po ju pyes ju zoti Llakaj, e dini kush është gabeli në ktë rast???
    Zoti Llakaj, shkrimi juaj është një farsë e një shpirtë-urrituri, gjë që se prisja nga ju, as unë e as shumë të tjerë.Më thuaj zoti Lllakaj ku e shihni ju kombëtarizmin e PS-së dhe antikombëtarizmin e PD-së, dhe nëse vërtet kështu është ,atëherë na shqiptarët qenkemi të verbër, edhe atë më shumë se gjysëma.
    Zoti Llakaj, ju bëni avokatinë e Edit(të shfrytëzoj rastin edhe unë ta quaj kështu kte gjysmak), duke harruar që po i`u afrove katranit edhe pas shum larjesh e shpërlarjesh ajo erë e rëndë që kundërmon s`të hiqet lehtë .
    Zoti Llakaj, nuk mund të ri anësh e të ju shikoj si ndizni zjarre përçarjeje ndërshqiptare.
    Ju zoti Lllakaj nuk jeni as Patriot e as Instituticionasilt, ju zoti Llakaj kryeministrin e vendit tuaj e thirni Saliu, ndërsa kryetarin e partisë opozitare-antikombëtare e quani zoti Rama.
    Më thuaj ç ngelet për të kuptuar më shumë këtu zoti Llakaj???
    Duhet ta kuptoni zoti Llakaj se çdo shqiptarë e birë shqiptari do ju gjykojë kështu, se këtë e thoni ju në shkrimet tuaja që deri më sotë i kam lexuar duke menduar që mund të jeni një Patriot vizionar dhe jo një argat-vullnetar i partive politike.

    Me Respekt
    Sokol Fani
    …Atdheu mbi të gjitha.Shqipëria e shqiptarëve.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*