Vetëmbrojtje kineze (dhe diçka shifra mbi edukimin)

April 3, 2018 10:04

Vetëmbrojtje kineze (dhe diçka shifra mbi edukimin)

Në foton shoqëruese të këtij shkrimi shihen nxënës kinezë duke u praktikuar të vetëmbrohen në klasë.

Një ushtar merr pjesë në demonstrimin e ushtrimit që duhet përdorur si kundërpërgjigje në raste dhune.

Shteti i madh aziatik ka 15 milionë mësues dhe 270 milionë nxënës nga kopshti deri në klasën e 12-të.

Nga 5 pozicione si mësues në zonat urbane, 4 mbahen nga femrat, tregon një studim i vitit 2012 nga Universiteti Normal i Pekinit.

Sipas një shkrimi të Nju Jork Tajms, edukatorët kinezë, të shqetësuar se mungesa e mësuesve meshkuj ka prodhuar një brez djemsh të turpshëm, individualistë dhe të feminizuar, tani po punojnë që të forcojnë rolet tradicionale të gjinive dhe vlerat që mbartin në klasë.

Në Zhengzhou, një qytet në Lumin e Verdhë, shumë shkolla u kanë kërkuar djemve që të zotohen se do të sillen si burra të vërtetë. Në Shangai, shkollat 9-vjeçare kanë ndërtuar klasa vetëm me djem. Aty nxënësit ushtrohen në artet marciale, riparimin e kompjuterëve dhe fizikë.

Kurse në Hangzhou, në Kinën Lindore, edukatorët kanë organizuar një kamp veror që e quajnë “Djemtë e pikës perëndimore”, ku mësohet taekuondo nën moton “Ne nxjerrim burrërinë te djemtë”.

Punonjësit e Ministrisë së Edukimit anembanë Kinës kërkojnë me ngulm mësues meshkuj, ndërsa media ka dhënë alarmin që të shpëtohet burrëria nëpër shkolla.

Por thirrja për më shumë arsimtarë  meshkuj ka nxitur një debat për barazinë gjinore dhe identitetin social në një kohë kur udhëheqësit e vendit synim kryesor kanë që ta bëjnë tregun e punës më meritokratik.

Në 2013, paga mesatare vjetore e një mësuesi në shkollat publike ishte rreth 17 mijë dollarë.

n.s. / dita

April 3, 2018 10:04
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*