Veterani amerikan gjen dashurinë e parë pas 75 vjetësh (Foto)

June 12, 2019 16:58

Veterani amerikan gjen dashurinë e parë pas 75 vjetësh (Foto)

Robbins është ftuar në France për ceremoninë përkujtimore të zbarkimit në Normandi- shkruan e përditshmja lokale «Le Républicain lorrain» – ndërsa gruaja elegante dukej sikur kishte dalë nga një roman i Agatha Christie. Takimi prekës mes të dyve është fiksuar nga telekamerat e France 2. Të dy përqafohen dhe puthen me njëri-tjetrin.

Ai kujton që nuk e ka harruar asnjëherë. Jeanine përgjigjet që është njësoj edhe për të: ’Thotë që më dashuron, e kuptoj’.

Në mënyrë të menjëhershme një seri kujtimesh përfshijnë çiftin: ’Ai ishte këtu dhe kërkonte dikë që t’i lante rrobat- kujton Jeanine- Nëna ime pranoi ta ndihmonte.

Mund të them që ishte një dashuri e thellë. Nuk mund të komunikonim shumë për shkak të gjuhës, por ishim shumë mirë bashkë. Sa herë që kishte kohë të lirë vinte tek unë. Kishim nevojë për pak më shumë kohë.

Papritur, veterani u kërkua të shkonte në frontin e luftës dhe u detyrua në këtë mënyrë t’i jepte lamtumirën Jeanine së tij: ”Brenda një natë ai u zhduk.

U mor nga një kamion. Sigurisht ishte shumë e trishtuar, sepse do më pëlqente që pas luftës të mos kthehej në Amerikë.

Kur je mirë me dike, është e vështirë të ndahesh’. Pas luftës veterani Robbins kthehet në SHBA dhe martohet në vendin e tij. Nga ana tjetër, Jeanine shpresonte shumë në kthimin e të dashurit dhe tani rrëfehet:’Ëndërroja ta shihja.

Unë kisha filluar të studioja anglisht pas Luftës. Në fund realiteti është më i egër se ëndrrat dhe Jeanine pranon të martohet në 1949 me një ushtar francez me të cilin pati pesë fëmi

b.b/dita

 

June 12, 2019 16:58
Komento

1 Koment

  1. Nostaligjia therret kujtimet me te embla te jetes tone e na rinon zemrat June 13, 09:26

    Nuk ka ndjeenj me te bukur ,
    te takosh pas aq shume vites ,nji person te dashur ,
    e jetosh ato emocione rinore ,perseri
    me personin qe ti i ke jetuar .
    Kjo i jep jet e kuptim Kujtimeve te ksaj Jete …

    dhe ben te jetosh vertet caste Lumturie pamvaresishte moshes .

    Eshte dicka vertet e vecante e spektakolare ne jeten

    e dy te dashuruarve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*