Vetëshkatërrohet pasi u shit për 1.3 milionë dollarë “Vajza me tullumbace”, vepra e artistit Bansky

October 7, 2018 20:33

Vetëshkatërrohet pasi u shit për 1.3 milionë dollarë “Vajza me tullumbace”, vepra e artistit Bansky

Piktura e famshme ‘Vajza me tullumbace’ është vetëshkatërruar pasi u shit në ankand për 1.3 milionë dollarë.

‘Vajza me tullumbace’, një nga veprat më të njohura të Banksy, u shit në ankandin Sotheby në Londër.

Momente pasi u shit, kavanca e një vajzë që përpiqet të kapë një tullumbace u shkatërrua.

Kanavaca papritur rrëshqiti përmes një prerëseje letrash të instaluar në kornizë duke u bërë copash. Vetë Banksy ka publikuar videon në rrjetet sociale ku shkruan: “Kërkesa për të shkatërruar është gjithashtu një kërkesë krijuese – Picasso.”

Ndërsa shton: “Disa vite më parë, unë krijova fshehurazi prerëse letrash në kornizë.”

Ndërsa video tregon dikë që instalon pajisjen dhe shkruhet: “Në rast se do të dilte ndonjëherë në ankand.”

Më pas shikohet momenti kur pikura u copëtua në  shtëpinë e ankandit të premten. Është e paqartë sesi u aktivizua prerësja e letrave.

l.h/ dita

October 7, 2018 20:33
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim