VETËVENDOSJE APO VETËVRASJE?!

Andrea Stefani December 4, 2015 13:13

VETËVENDOSJE APO VETËVRASJE?!

Më alarmuesi nga ajo që po ndodh në Kosovë, si reagim ndaj kërcënimit që vjen nga Zajednica, është dhunimi i demokracisë. Nga të dy palët që përplasen lidhur me Zajednicën. Pra dhunimi i demokracisë edhe si hedhje bombash tymuese në sallën e Kuvendit, por edhe si arrestim i opozitës, i Albin Kurtit dhe opozitarëve të tjerë. Dhe të përpiqesh ta zgjidhësh një krizë politike duke dhunuar e rrënuar demokracinë, është për shtetin e brishtë të Kosovës e barabartë me vetëvrasje. Edhe për çështjen kombëtare.

***

Veçori e zhvillimeve të sotme është lidhja e interesave kombëtare të shqiptarëve me projektin e demokracisë. Pra ato nuk mund të realizohen duke braktisur atë projekt. Eshtë krejtësisht e kundërta! Ka ardhur koha që të pranohet si një aksiomë që fati i Kosovës, i Republikës së Shqipërisë por edhe i gjithë shqiptarëve në rajon është, i lidhur me ecurinë e demokracisë liberale. Përse? Përgjigja është e thjeshtë: Sepse aleati i tyre kryesor, madje i vetëm, është Perëndimi, Europa dhe SHBA. Dhe që të jesh me to, duhet të jesh me demokracinë liberale, të dish ta zhvillosh dhe fuqizosh atë. Largimi nga demokracia do të qe largim nga aleatët e fuqishëm dhe më të sigurt të shqiptarëve. Jo se nuk do kenë asnjë fat tjetër. Sigurisht që do të kenë një fat. Por do ta kenë të zi.

***

“Zajednica”, si një shoqatë e komunave me shumicë serbe, duket që larg një projekt shumë i dyshimtë. Pse nuk qenka e mjaft një shoqatë e të gjithë komunave, pavarësisht se kush është në shumicë apo pakicë? E meta e madhe e “Zajednicës” është se në vend që të promovojë frymën e bashkëjetesës paqësore mes etnive, shqiptarëve dhe serbëve, skicon një ndarje. Në thelb, “Zajednica”, projekton një mur mes etnive. Eshtë një përpjekje për homogjenizim mbi baza etnike, jo multietnike. Rruga më e gabuar kjo në një shtet demokratiko-liberal, që duhet të synojë një bashkësi qytetarësh pavarësisht kombësisë dhe që me të drejtë, dyshohet se mund të çojë në të ardhmen deri në çarje të rrezikshme për tërësinë territoriale të republikës.

“Zajednica” është gjymtim e demokracisë liberale sepse vlerëson si të rëndësishme vetëm njërën anë të saj demokracinë pra, të qenit në shumicë, duke neglizhuar liberalizmin, që është mbrojtje e lirive dhe të drejtave të njerëzve duke kufizuar edhe pushtetin e shumicave. Nëse pranon se serbët mund të ndihen të sigurt në të drejtat e tyre në Kosovë vetëm po të organizohen si shumica etnike, ke pranuar dështimin e liberalizmit. Prandaj “Zajednica” është një projekti i gjymtë. Dhe për këtë eksperiment të rrezikshëm që po ndërmerret në Kosovë, përgjegjësi mbajnë edhe ndërkombëtarët.

***

Por këto që thamë, nuk përligjin asnjë aksion që shkon përkundër themeleve të sistemit të demokracisë në Kosovë që janë, njëherazi edhe themelet e shtetit. Sepse Republika e Kosovës është projektuar si demokraci-liberale. Dhe nuk duhet harruar se dobësia kronike e shqiptarëve përballë fqinjëve të tyre ka qenë, në shekuj, mungesa e shtetit. Ndaj ata nuk mund t’i bëjnë ballë planeve të fqinjëve, që nuk është se janë tërësisht të imunizuar nga gjakimet nacionaliste, duke rrënuar shtetet e tyre, në këtë rast, demokracinë. Një gjë e tillë do të thoshte të thelloje disavantazhin kronik që shqiptarët kanë patur në shekuj.

***

Kriza politike rreth “Zajednicës” nxori në sipërfaqe pikërisht dobësinë e shtetit, të sistemit të demokracisë në Kosovë. Reagimi i dhunshëm i “Vetëvendosjes” dhe opozitës në Kuvend, duke prishur seancat deri edhe me bomba tymuese, është edhe provë e dështimit të sistemit. Ajo tregon se opozita nuk ka kujt t’i drejtohet, se nuk i ka mbetur tjetër, përveç dhunës, për të obstruktuar një vendim të shumicës që i duket i padrejtë. Sepse vështirë që ajo do ta ndërmerrte një hap të tillë nëse do kish besim te institucionet e tjera të Kosovës që janë krijuar për të kontrolluar dhe balancuar vendimet e marra nga shumica. Për shembull, nëse do kish besim te vendimarrja e Gjykatës Kushtetuese lidhur me “Zajednicën”. Krejtësisht jashtë sistemit të demokracisë liberale është edhe arrestimi i Kurtit dhe opozitarëve të tjerë. Kriza aktuale është krizë e papjekurisë së institucioneve dhe e mungesës së besimit në to.

***

E megjithatë, dhuna në Kuvend është e papranueshme. Demokracia, edhe në stadin latent që ndodhet në Kosovë, ofron mjete të larmishme për zgjidhje e konflikteve të tilla. Mjafton t’i mbështesësh shpresat tek ajo. Dhe të dish të tërheqësh mbështetjen e masave për atë që mendon se është një kauzë e drejtë. Gabimi i “Vetëvendosjes” është se nuk e sheh demokracinë si mjetin e vetëm për arritjen e qëllimeve të saj. Një tjetër e metë e “Vetëvendosjes” është se nuk i sheh perëndimorët si të vetmit aleatë të sigurt të çështjes së shqiptare në rajon. Dyshime të tilla, pas atij investimi aq madhor të Perëndimit për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës flet, më shumë se për amnezi, për paragjykime (Evropa, ajo kurva e motit?!) sot të papërligjura. Por nuk duhet humbur besimi te Perëndimi edhe kur, si në rastin e Zajednicës, aleatët mund të gabojnë. Nuk është e para herë që ndërkombëtarët gabojnë për çështje të caktuara në vendet që ata mbështesin. E kanë bërë një gjë të tillë edhe në Tiranë. Me ndryshimet e Kushtetutës në 2008, për shembull. E megjithatë, ata janë të vetmit aleatë besnikë të idesë së një shteti me liri dhe demokraci. Si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Duhet punuar me ta. Se edhe serbët, me ç’duket, punojnë. Dhe jo pak.

***

Tjetër punë nëse ideja e lirisë dhe demokracisë nuk është më aq tërheqëse, për sytë e një pjese të elitave politike shqiptare, sa ç’qe në fillim të viteve ‘90. Apo nëse një pjesë e tyre kanë nisur të besojnë se Perëndimi po bie apo se Europa e Bashkuar po shpërbëhet. Por kur është puna për liri e demokraci, nuk mund të presësh mbështetje as nga Putini dhe as nga Erdogani. Aq më pak nga ISIL. Nuk mund të presësh mbështetje as për çështjen kombëtare. Dhe është e pasaktë të pohosh se vetëm po të bëhen bashkë në një shtet, vetëm atëherë SHBA do ketë interes t’i mbështesë shqiptarët. Një aritmetikë naive. Po të qe kështu SHBA do kishin qenë aspak të interesuar për Kosovën kur kjo ishte pjesë e Serbisë. Për SHBA nuk pati rëndësi sa milion qenë shqiptarët në Kosovë por fakti i dhunimit të lirive dhe të drejtave të tyre nga regjimi i Milosheviçit. Prandaj ndërhynë. Ky raport i Perëndimit ndaj vlerave universale, pavarësisht luhatjeve episodike, nuk ka ndryshuar edhe sot. Ndërkaq, një bashkim i dy shteteve shqiptare, si vetëvendosje, jashtë kuadrit të integrimit me Europën, do të sillte divorc me aleatët perëndimorë dhe SHBA. Jo se ata nuk e duan bashkimin e shqiptarëve por si një precedent, si një shkëndijë e rrezikshme për ndezjen e një reaksioni zinxhir rivendikimesh nacionaliste në Ballkan që mund të bënte të shpërthente gjithë Europa dhe bota mbarë.

***

Në themel të pavarësisë së Kosovës është aleanca me Perëndimin. Ndërkaq, në themel të aleancës me Perëndimin, është dedikimi ndaj demokracisë liberale. Nëse vetëvendos që, në emër të kombit, kundër “Zajednicës”, të heqësh dorë nga demokracia, ke hequr dorë nga Perëndimi. Por çdo të sillte kjo? Shqiptarët do mbeteshin përsëri në vetminë e tyre anarkike. Do qe barazi me një vetëvrasje. Edhe për kombin.

Andrea Stefani December 4, 2015 13:13
Komento

28 Komente

  1. Barboon December 4, 10:19

    Ca demokraci flet ky Andrea Stefani.Nuk e kupton ky qe Demokracia e Isa Mustafes po shet Kosoven te Serbi me republikat serbe brenda Kosoves apo shitjen e territorit Malit te Zi.Na jep mend nje Analist qe vjen nga nje vend ku demokracia egziston ne emer vetem.
    Bravo, stefani, ne emer te DEMON kar cise te shesim detin, te hapim varreza te grekut ne shqiperi, te pranojme plehrat e botes dhe te lejojme mjekroshet mjkekercjap te hedhin helm ne shoqerine tone….ne emer te demon kracise te lejojme te na udheheqe Like Floriri…..

    Reply to this comment
    • Tani December 4, 12:38

      Dhe sipas teje stefan protestat ne rruge apo ne parlament qenkan goditje demokracis??!! Paske dal te fjalite e saliut qe i quante goditje te demokracis cdo proteste qe si pelqente.llogarite vete se ku ke perfunduar stefan! Jeni turp i ketij kombi, qe e ktheni si tju vij per mire dhe na tregoni edhe se ca aeshte demokracia. Demokracia goditet nga te degjeneruar si ju, qe mgjthse e din se ca eshte demokracia, e lejne ate te shuhet seps3 kane marr urdherin e rradhes nga kryetari i rradhes qe ju mban me te ngrene.kush eshte i yti? Iliri? Meqe po shkon ne kosove per te na shitur mashtrimin se eshte figure e stabilitetit te rajonit? Te ka thene te shkr sikur e kane te dy fajin qe te besh gati vendin per ti ulur te dyja palet? Ne demokraci nuk shkruan njeri me urdher, prandaj ti je vetem nje tipik antidemokrat i ngjitur pas shefit te rradhes per te thithur ndonje gje ca te dal dhe qe per te bere e rradhes

      Reply to this comment
      • Sejdi Veseli December 4, 22:56

        Edhe një dëshmi më shumë se zgjedhja këtij (b)analistit A.Stefani ‎në Kolegjiumin e Redaksisë së ‎portalit http://www.gazetadita.al,ishte një ‎gabim qe mund të ndikoj në çoroditjen e tij!‎
        Sa i përket sajesës nëpërmjet të cilës pretendon se po thotë ‎shumë, me siguri të kopjuar në prehrin e ‎doktorit, aty ku u sajua ‎dhe vazhdon të sajohet demo(n)kracia sipas mësimeve të ‎fazliqëve dhe viçave ‎tjerë, të publikuar me firmën e tij për një ‎bakshish të vogël, nuk dua t’i shtoj asgjë më shumë asaj që ‎kanë ‎thënë para meje shumë njerëz të penës!‎

        Reply to this comment
    • era December 6, 00:49

      Nuk ka nevoje te lexosh shkrimin. Ttitulli eshte abuzues dhe dhunues.
      Kjo eshte dhune ,po , qe te dhunosh dhe perpunosh opinionin pa filluar mire te lexoje.
      Po pse ore..gjakprishur, te perdoresh gurin e fundit per te shpetuar atdheun ti gjakprishur ( e meriton perseri) e quan dhune dhe pastaj vetvrasje.
      Po ku ka vend per vetevrasje mbasi je vetvrare njehere nese ato mareveshje do kalonin.
      Po perse more gjakprishur na kujtoni perendimin ne cdo çast? Po nese perendimi thote qe keto marevshje te kalohen, perse uIduhej Kosoves te mbytej ne gjak dhe te humbte bijte e saj.?Mire ishin aty ku ishin!!.
      Atehere del e vertete fjala e mencur dhe dinjitoze e komentuesit Dilaver Goxhaj qe nderhyrja eshte bere per hesapet e tyre dhe jo per te ndihmuar popullin e Kosoves
      PO CA GJAKPRISHUR SI PUNA E JOTE NUK MUND TA KUPTOJNE KETE GJE
      ose e kuptojne dhe jane prostituta te PUSHT-etit

      Reply to this comment
  2. Dilaver Goxhaj December 4, 10:35

    Midis te tjerave, ne shkrimin tuaj, z.Stefani shkruani:
    “E megjithatë, dhuna në Kuvend është e papranueshme. Demokracia, edhe në stadin latent që ndodhet në Kosovë, ofron mjete të larmishme për zgjidhje e konflikteve të tilla. Mjafton t’i mbështesësh shpresat tek ajo. Dhe të dish të tërheqësh mbështetjen e masave për atë që mendon se është një kauzë e drejtë. Gabimi i “Vetëvendosjes” është se nuk e sheh demokracinë si mjetin e vetëm për arritjen e qëllimeve të saj. Një tjetër e metë e “Vetëvendosjes” është se nuk i sheh perëndimorët si të vetmit aleatë të sigurt të çështjes së shqiptare në rajon. Dyshime të tilla, pas atij investimi aq madhor të Perëndimit për çlirimin dhe pavarësimin e Kosovës flet, më shumë se për amnezi, për paragjykime (Evropa, ajo kurva e motit?!) sot të papërligjura. Por nuk duhet humbur besimi te Perëndimi edhe kur, si në rastin e Zajednicës, aleatët mund të gabojnë. Nuk është e para herë që ndërkombëtarët gabojnë për çështje të caktuara në vendet që ata mbështesin. E kanë bërë një gjë të tillë edhe në Tiranë. Me ndryshimet e Kushtetutës në 2008, për shembull. E megjithatë, ata janë të vetmit aleatë besnikë të idesë së një shteti me liri dhe demokraci. Si në Prishtinë ashtu edhe në Tiranë. Duhet punuar me ta. Se edhe serbët, me ç’duket, punojnë. Dhe jo pak.”

    Nuk jam plotesisht dakort me cka po shpreheni ne keta rreshta. Pse? Kete e kam thene ne nje shkrim te dates 30 Nentor derguar gazets suaj, por qe nuk e botoi, prandaj ua perseris juve: “Dhe, që të rreshtohet i gjithë opinioni shqiptar kundër Vetëvendosjes e Albin Kurtit, e gjithë armata e mediave shqiptare hedhin “argumentin”: “Të gjithë ndërkombëtarët janë kundër kërkesve dhe veprimeve të opozitës”. Po, kështu janë deklaruar të gjithë ambasadorët e atjeshëm. Mirëpo vetëm naivët nuk e dinë se këto dy marrëveshjet, si dhe Gjykata Speciale janë nxitur nga këta ndërkombëtarë sepse duan që ta marrin me të mirë Serbinë që ajo të shkëputet përgjithmonë nga Rusia, (kështu dhe Mali i Zi), dhe për këtë s’e kanë për gjë të sakrifikojnë Kosovën dhe territoret e saj. Cili ka më shumë rëndësi për Perëndimin në Ballkan, Kosova apo Serbia? Nuk mund të mohohet fakti që Perëndimi ndihmoi në shkëputjen e Kosovës nga Serbia, por, duke e parë nën këndin e atyre çka po ndodh aktualisht në Kosovë, del se gjetkë e kanë pas hallin: ta përdornin Kosovën më vonë për presion ndaj Sërbisë që ajo të shkëputet nga Rusia, dhe Rusia të largohet një herë e mirë nga Ballkani, duke sakrifikuar Kosovën. Jo më kot ndërkombëtarët shprehen përmes “analistve” të shumtë shqiptarë: “Ata na çliruan”. Pra, Perëndimi ka hallin e vet dhe jo tonin; dhe kjo s’është diçka e re. Por edhe PDK, edhe LDK shikojnë hallin e vet dhe jo interesat e Kosovës. Jo më kot shkrimtari i madh gjerman, Erio Remark thotë: “Në pluralizmin politik, partitë politike i sakrifikojnë interesat kombëtare kur bëhet fjalë për interesa partiake”. Cili është interesi i partive politike? Pushteti, i cili për ato nuk është mjet, është qëllim”.

    Se dyti, Vetvendosja, nese nuk do te bllokonte seancat e atij Kuvendi, sot do te ishin miratuar ato dy marreveshje antkushtetuese dhe antikombetare. Per kete arsye ndali disa minuta ne aeroportin e Prishtines Xhon Kerri, per t’i thene me gjuhe diplomatike Isa Mustafes dhe Hashim Thacit: Anullojini ato marreveshj, sepse cenojne sovranitetin e Kosoves, per te cilen SHBA ka investuar se tepermi.

    Ju, z.Stefani besoj ae duhet ta njihni historine e Shqiperise. Nëse V.V. nuk do ta kish bllokuar Parlamentin e Kosoves, ai do t’i kish miratuar ato dy marrëveshjet antikombëtare, pasi te gjithe deputetet e PDK dhe te LDK, sikunder e pame ne miratimin e Gjykates Speciale, jane vecse marioneta te Hashimit e te Isa Mustafes (sikunder edhe keta te Parlamentit tone ne Tirane). Mirepo miratimi nga Parlamenti i Kosoves i atyre dy marreveshjeve do te mbetej ne fuqi jet e mot, dhe nuk mundet t’i anulloi ne te ardhmen çdo parlament i ardhshëm i Kosovës. Dhe për këtë kemi përvojën e hidhur të dy marrëveshjeve të Qeverisë së Ahmet Zogut me Qeverinë e Pashiçit të Ish-Jugosllavisë, në gushtin e vitit 1928, ku qeveria shqiptare pasi nënshkroi dy marrëveshjet me qeverinë jugosllave për dhurimin kësaj të fundit të Shën Naumit dhe disa fshatra të Vermoshit, si shenjë mirënjohjeje që e risollën në pushtet Zogun, e miratuan edhe në Parlament. Dhe sot e gjithë jetën, sa të jenë këta kufij në Ballkan, Shqipëria kurrë nuk ka për t’i rimarrë ato dhurata të Zogut. Nëse edhe qeveria e Kosovës i miratonte në parlamentin e saj këto dy marrëveshje, Kosova nuk do te mund t’i ndryshoi ato jet e mot. Kësaj i parapriu përdorimi i sprajit nga opozita. Prandaj unë si shqiptar i thjeshtë i jap të drejtë dhe e miratoj edhe përdorimin e sprajit lotsjellës nga VV; nuk kish rruge tjeter, pasi vetëm ai spraj e ka bërë të mundur moszhvillimin e senacës kobëzezë të Parlamentit të Kosovës. Dhe, sikunder edhe u e shprehni ne kete shkrim, edhe Gjukata Kushtetuese e Kosoves do t’i quante te ligjshme ato marreveshje, sepse edhe antaret e saj jane antare te PDK dhe LDK.
    Por, duke lexuar shkrimin tuaj dhe duke pasur parasysh faktin historik me Shen Naumin, më lind një pyetje: Mirë Zogu i dhuroi ato territore si shenjë mirënjohje për faktin se Serbia e risolli në pushtet, po Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, cfare i ka detyruar te marrin ato dy vendime antikombetare? Kisha deshire qe ta dija mendimin tuaj per kete pyetje.

    Reply to this comment
    • Lleshi December 4, 11:45

      Nuk ke se cfare i kerkon Andreas ! Andrea arrin ne budallallekun sa kancelerite Europiane t’i konsideroje injorante dhe te paditur , qe “bejne gabime” !

      Madje Andrea , quan “gabime” , edhe Traktatin e Shen Stefanit , edhe Traktatin e Lozanes , edhe Traktatin e Fshehte te Londres , edhe Zajednicen Europiane , edhe ….. edhe ….. edhe….

      Ndersa rezistencen shqiptare kundrejt “gabimeve Europiane” , Andrea e shikon si “faj” !

      A ka me vend per diskutime me Andrean ?

      Reply to this comment
  3. miri December 4, 17:40

    Andrea analiza nuk eshte shume e qarte.Opozita kosovare ka plotesish te drejte.Ne se e njeh sa do pak historine dhe nga pervoja e jetes se nuk je i vogel se Europa dhe Amerika nuk kujdesen shume per nivelin e demokracise se popujve por per interesat e tyre Le te a?nalizojme ne SHqiperi keto 25 vjet .Te kujtohet amb amerikan Rayson digj dhe shkaterro gjithe cka pse? me ate pasuri nuk do ishim ketu ku jemi.Po vjedhjen e votave ne 96 po Gerdecin po 21 janarin po vjedhjen e bashkise te Tiranes nga Lulipo gjithe ata europjane qe marrin rrogat nga gjaku i SHqipetareve pse nuk reaguan po flasin me kuptime te dy fishtaprandaj OPOZITAkosovare ka te drejte sepse me komunat SERBE shperbehet KOSOVA pra nuk ka shtet te KOSOVES Ka ardhur koha qe SHqiptaretb te vendosi vete per fatin e tyre dhe jo TRADHETARET e tyre

    Reply to this comment
  4. Po,Po December 4, 17:54

    UNË MBETEM I VENDOSUR NË ANËN E ALBIN KURTIT . ATA TË VV NUK JANË ËNGJËJ…,KANË GABIMET E MANGËSITË E TYRE, POR SA I PËRKET ZAJEDNICËS E KUFIRIT ME MALIN E ZI , KANË PLOTËSISHT TË DREJTË DHE DUHEN MBËSHTETUR FUQISHËM NGA GJITHKUSH MBI KËTË TOKË,QË E QUAN VETEN SHQIPTAR . NUK KA PËR TË NA ARDHUR MË KURRË NJË RAST I TILLË,QË TË KEMI PËRKRAHJEN E SHBA-se E TË BE-së . PIKËRISHT SE KEMI QËNË TË VETMUAR NË KËTË BOTË TË EGËR,PA EDHE JEMI KATANDISUR NË KËTË DITË, SA QË TALL PRAPANICËN ME NE EDHE NJË PALO SHTET, SI MALI I ZI . NUK DUHET TË BËJMË AS NJË HAP MBRAPA,QË EDHE NDËRKOMBËTARËT TË MOS KENË RRUGË TJETËR , PËRVEÇ ANULLIMIT TË KËSAJ POSHTËRSIE QË BËNË NË KURRIZIN TONË.

    Reply to this comment
  5. Koncepti myslos Demokrat ky o ONDRE December 4, 18:02

    Perse kaq cuditje per cfar ndodh ne nji Parlament te nji shoqerie islamike ?
    Keshtu funksionon jo vetem parlamenti por gjithcka ne nji popullsi islami ,
    qe do te thote Dhuna eshte mbi cdo Pushtet .
    Ata qe kann ardhur ne jete ,si Produkt i perdhunimive do perdhunojne cdo gje ne shoqerine e tyre .

    Reply to this comment
  6. I.Troplini December 4, 19:18

    Demokracia, edhe ne stadin latent qe ndodhet ne Kosove, ofron mjete te larmishme per zgjidhjen e konflikteve te tilla. Mjafton ti mbeshtesesh shpresat tek ajo.!!!

    Per cilen demokraci e kini fjalen more Z.Stefani? Per ate qe blihet me nje thes miell apo me 20€? Zgjidhni njeren nga te dyja. Ajo e para eshte ne Shqiperi. E dyta ne Kosove. Kuvendet e shqiptareve, jane te mbushur me “demokrate” te tille. Te flasesh per demokraci, apo per besim tek sistemet shqiptare dhe tek “bindja” qe mund ti besh popullates, ne kushtet e blerjes se votes, eshte sikur te besosh tek plaku i vitit te ri dhe mrekullite qe dalin nga thesi i tij.
    Ne kushte te tilla, revolta qytetare eshte detyrim moral. Vetevendosja e ben kete. Lideri i saj Albin Kurti, eshte nga te paktet shqiptare idealiste, qe ka skena shqiptare ne pegjithesi.
    Te mesuar me llafazane dhe me gjysmagjela, me tutore dhe zhgarravina e funderrina qe vetequhen POLITIKANE,,,,iu duket Albin Kurti dhe idealizmi i tij si dicka e ardhur nga nje planet tjeter. Jane perpelitjet e ketij sistemi dhe te atyre qe jane akomoduar ne kete grope gjirizi, qe iu duket VETEVRASJE, cdo sakrifice personale per te mos u pajtuar me te keqen e institucionalizuar.
    Do i uroja vetvetes, te kishim nje Albin Kurti ne Tirane. Jam i ngopur me kriminele dhe hajdute si ai nga Vicidoli apo me fjaleshume dhe vepra pak si ky qe kemi sot. Te ardhur ne pushtet me gjakun e atyre qe dhane jeten me 21 Janar, ne perjetojme sot nje Kryeminister qe ka humbur cdo busull orientimi, qe ben pazare me kedo dhe gjithcka, vetem e vetem te mbaje karriken qe e mori me premtimin,,,,,se do RILINDE shtetin, do rilinde shpresen dhe se nuk ka mandat per te falur krimin.
    Nje Albin Kurti dhe nje levizje si VETEVENDOSJE, do ishte nje alternative e vertete, nje mundesi e re per shqiptaret, per te nderprere ciklin e incestit politik qe perjetojme ne vendin tone. Mungesa e nje lideri te tille, eshte e vetmja gje qe me ben pesimist ne kete histori.
    Sa i perket Kosoves dhe ceshtjes kombetare. Ne nga Shqiperia, do benim mire te thanim kenetat tona, gropat e gjirizit tonat, bajgat poshte kepuceve tona,,, perpara se te marrim mundimin per tu bere filozofe te demokracise. Atij qe i duhet te jetoje me “politikane” si Sali Berisha, Muli, Jozefina me zhele dhe pijanec Ristani,,, me “gjyqtare” si Gjin Gjoni apo qe thjesht jeton ne kete rrumpallen shqiptare,,,,,ai nuk eshte ne gjendje dhe nuk e ka luksin, ti jape keshilla kerrkujt per besimin tek demokracia dhe mundesite te jep ajo.
    Shqiptaret sot, kane nevoje per idealizmin e nje Albin Kurti. Cdo gje tjeter qe kane pare deri me sot, nuk meriton emrin sistem demokratik. “Bashkejetesa paqesore” me te, eshte rrenimi i gjthckaje shtetformuese, i cdo shprese per nje te ardhme ne dinjitet. Revolta qytetare, nje DETYRIM PATRIOTIK.

    Reply to this comment
    • fllad December 5, 00:13

      Shume sakte shkrimi dhe perfundimi se revolta qytetare, por ne protesten e organizuar per Lirimin e Albin Kurtit dhe kunder zajednices ishin aq pak sa te vinte turp per ti thene vetes shqiptar.
      Sikur vetem keta qe komentojne ne kete forum te ishin!!!

      Reply to this comment
    • era December 5, 01:11

      Keto bema qe po ndodhin ne Kosove por edhe reagimet ne Shqiperi , ju siguroj qe do studiohen neser neper shkolla dhe ne librat e historise boterore.
      Rast unik i papare, i padegjuar, jashte cdo lloj koncpeti mbi lirine,pavaresine (lere fare demokracine) qe nje popull te ngrihet kunder vetes se tij!!!!!!!!!!!!!

      Pres ndoshta jam ne ender!

      Reply to this comment
  7. katarakti December 4, 20:31

    Une do te donja ta vinja ne pikepyetje gjithe bazamentin ku eshte mbeshtetur analiza e Stefanit. Ai ngul kembe se duhet te bejme si thote Perendimi. Sepse eshte i vetmi aleat i yni. Dakort. Megjithate per mendimin tim tani Perendimi ka interesa te tjera. Dhe mire e thoshte Dilaveri me siper. Nuk eshte çudi qe Perendimi te sakrifikoi Kosoven vetem qe Serbia te kaloje ne anen e tij dhe te largohet nga Rusia. SIç vepruan me Ukrainen. Prandaj po i bejne leshime pas leshimesh Serbise. Ndersa Beogradi do te vazhdoje te sillet si gruaja e Lindjes dhe dashnorja e Perendimit. Pavaresisht formave Zajednica ishte shitje e interesave te Kosoves nga dy tradhtaret e çeshtjes kosovare. Ai me patente Mustafa dhe ky i riu, ish gastarbajteri Thaçi. Ndofta Vetvendosja nuk kishte rruge tjeter. Ajo mori nje barre shume te madhe persiper. T’i kundervihej vullnetit te “sovranit” qe edhe nje here tjeter, si ne kohen e Millosheviçit dhe Rugoves, voton si bageti. Pra i doli kunder shumices “demokratike”, siç i doli kunder rreth 20 vjet me pare Adem Jashari klikes se Rugoves, Mustafes, Bukoshit dhe nderkombetareve. Edhe atehere Jasharin dhe UCK-ne, sa ne Kosove, aq edhe ne Perendim, e konsideruan si terroriste, marksiste, enveriste etj etj. Deri sa doli e verteta ne shesh dhe Perendimi dhe UCK-ja u bene nje. Pra une shoh nje paralelizem ndermjet UCK-se se Adem Jasharit, Jakup Krasniqit etj etj me Vetvendosjen e sotme te Albin Kurtit. Dhe nje vazhdimesi ne rrugen e tradhtise te ndermarre qe para 20 vjetesh nga Ibrahim Rugova dje dhe pasuesi i tij Isa Mustafa sot. Fatkeqesisht me ta eshte bashkuar edhe Thaçi, i cili per tu bere me çdo kusht president tradhtoi shoket e tij dhe UCK-ne. Dhe po e ndan Kosoven me dysh. Edhe ne Shqiperi Esat Pashe Toptani, Ahmet Zogu apo Sali Berisha e kane shitur dhe rrenuar vendin vetem qe ata te mbeteshin ne krye. Histori e trishte kjo e shqiptareve.

    Reply to this comment
  8. mirel December 4, 21:20

    Sipas ketij, Albini duhet te mbaje leksione mbi sjelljen e kulturuar ne Parlament, nderkohe qe Kosova shitet.
    Qefi ma ka, po bytha sma mban, kjo qenka filozofia e Stefanit, qe gjithmone te ben per te vjelle

    Reply to this comment
  9. Sejdi Veseli December 4, 22:54

    Edhe një dëshmi më shumë se zgjedhja këtij (b)analistit A.Stefani ‎në Kolegjiumin e Redaksisë së ‎portalit http://www.gazetadita.al,ishte një ‎gabim qe mund të ndikoj në çoroditjen e tij!‎
    Sa i përket sajesës nëpërmjet të cilës pretendon se po thotë ‎shumë, me siguri të kopjuar në prehrin e ‎doktorit, aty ku u sajua ‎dhe vazhdon të sajohet demo(n)kracia sipas mësimeve të ‎fazliqëve dhe viçave ‎tjerë, të publikuar me firmën e tij për një ‎bakshish të vogël, nuk dua t’i shtoj asgjë më shumë asaj që ‎kanë ‎thënë para meje shumë njerëz të penës!‎

    Reply to this comment
  10. fllad December 5, 00:49

    Eshte vertet keqardhje e madhe kur opinioni mbetet te drejtohet nga keta opinioniste. Nuk kam asgje me emrin e perveçem Stefani por me gjithe Stefanet e medias ekstremisht te mjere, te tredhur, ndoshta edhe keta te shantazhuar nga ndonje”gjykate speciale” te padukshme por e afte ti degjeneroje ne kete derexhe.

    Po marr vetem dy paragrafe te shkrimit.Deri ne paragrafin e 6 dhe pikerisht aty kuartikullshkruesi thote qe opozita nuk kishte rruge tjeter mbasi me kete akt si dhe me kalimin e mareveshjes ne gjykatre kushtetuese aty vendimi dihej qe do te ishte i njejte me te qeverise ……….
    Dhe ne paragrafin e shtate shprehet: ” E megjithatë, dhuna në Kuvend është e papranueshme. Demokracia, edhe në stadin latent që ndodhet në Kosovë, ofron mjete të larmishme për zgjidhjen e konflikteve të tilla. Mjafton t’i mbështesësh shpresat tek ajo.”

    Ky mendon se ne jemi studente tek Cili qe ky mund te filozofoje ide qe kundershtojne njera tjetren nga njeri paragraf tek tjetri ?Dhe ne studentet, nuk na ben pershtypje se diplomen duam ne, ate do marrim, dhe ti profesor llap cfare te duash!?

    E ke te veshtire ose te pamundur te tallesh me intelektin e lexuesve dhe te besh shkrime si pikturat e Rames.
    Me ke po flet ti Stefani me femijet e nentevjecares? Perpiqesh te na japesh leksione per lirine dhe demokracine dhe thua:”Por kur është puna për liri e demokraci, nuk mund të presësh mbështetje as nga Putini dhe as nga Erdogani.”
    Pse shkon larg ti more zoteri?
    Ky fare shteti, Serbia mbasi beri kerdine dhe zhduku nje pjese te mire te popullit te Ballkanit, Europa po e sajdis aq shume sa vet ajo po pranon dhe stimilon e mbeshtet zhdukjen e parimeve te lirise dhe demokracise se nje shteti te ri.
    Ke mendon se po sugjestionon duke permendur Erdoganin? Erdogani po shtyp te drejtat dhe lirite demokratike ne vendin e tij po Europes i tregoi vendin dhe nuk lejoi ti preken interesat e veta kombetare.

    Reply to this comment
  11. ATDHE , ME THUAJ KU JE ! December 5, 04:37

    OPINIPIONISTA …..
    OPINIPNET JANE SI BOLET SECILI KA TE VETAT!!!

    Reply to this comment
  12. lol December 5, 09:07

    Mire e ke o Atdhe, me thuaj ku je! Cdo njeri ka opinionin e vet po ca nga keta forumistat jane aq arrogante sa bolet e tyre ju duken me te mirat ne bote. Njeri i bje gozhdes dhe tjetri patkoit. Kritika e Stefanit ne kete shkrim me duket shume realiste dhe e kuilibruar. Eshte kunder Zajednices por nuk eshte dakort qe perpjekia e Vetevendosjes te tejkaloje mjetet demokratike. Ku qendron problemi ketu? – do thoshte ajo zonjusha e tatimeve. Te bolet e ca forumisteve askushe, idiote dhe mendjemedhenj.

    Reply to this comment
    • fllad December 6, 00:34

      po ti lol stafani apo i biri je?
      Stefani (edhe ti ) kujton se ka te beje me bolet e veta
      Opinioni i ca forumistave dinjitoze ketu ne forum, e nxjerrin te perlyer me mender dhe te shitur, por ajo qe nuk kuptojme eshte se e ben per para apo i kane ndonje dosje dhe i mjeri eshte i detyruar te shkruaje ashtu si kur eshte duke shkruar me bole dhe jo me tru.

      Reply to this comment
  13. Kosovari December 5, 09:32

    Nuk duhet fare ajo pseudo-Demokraci me Zajednice brenda! Salah Beshir Vetvendosjen e quajti Vetfundosje! Stefanaqi Vetvendosjen e quan Vetvrasje! Pirdhuni te dy bashke! Kosovaret e dijne me mire se kushdo qe vetem me VETVENDOSJE mund te behen shtet normal. Ato pallavrat per demokraci te Vetfundosur dhe Vetvrare nuk i duhen Kosoves. Ato i duhen bythlepiresve te BE ne Kosove e Shqiperi.

    Reply to this comment
  14. Zheleznov December 5, 11:53

    Mire qe ky Qirias Stefanaqi eshte analisti me i madh i urines se Shqiperise, por tani eshte bere mjeshter i madh dhe per analizat e urines se Kosoves, Ballkanit ne vecanti dhe per Europen dhe planetin ne pergjithesi!!!!????

    Reply to this comment
  15. N.VJOSA December 5, 12:08

    I nderuari Andrea Stefani,
    Si ne Kosove dhe ne Shqiperi eshte mje “Lesharapi”, muk merret vesh kush eshte vertet patriot dhe kush spiun i serbeve!…
    Ne Shqiperi spiunet e serbeve datojne qe nga “koha e mjaltit”, para 1948-es, por shume u aktivizuan ne vitet 70-te…
    Personalisht, kur isha student, nje Kolonel i zbulimit serb, i infilteruar si kosovar, punoi shume per te perteritur lidhjet e vjetra, u zbulua dhe prap shpetoi sepse edhe ne kunderzbulimin shqiptar e kish marre ferra uraten…Puna shkoi deri atje sa ata kontrollonin me njerzit e tyre edhe levizjen kosovare…! Nuk eshte e rastit vrasja e shume patriotve te vertete kosovarë…!
    Krimbi kish hyre me kohe brenda…!
    Deri sa ne krye te shtetit shqiptar erdhi
    K r y e k r i m b i…
    Kujdes nga patriotet e rreme…!

    Reply to this comment
  16. preshevasi December 5, 12:38

    Nuk qenka mik prej tirave i Hashes se PDK vec Bedri Islami, por na ka dale edhe ky Andrea stefani! na jane ne tirane besa me shume armiq se sa miq.

    Reply to this comment
    • bislim December 5, 23:57

      Preshevas,i marrsh te keqen e te ligen, Bedri Islamit. na , ne Kosove e kena idhull,ju keni dreqin brenda , kur ta nxirrni,na jepni mend.haram.

      Reply to this comment
  17. Nik December 5, 23:42

    Nje mendim per gazeten:
    Jam nje dashamir i gazetes suaj. Mos e ulni nivelin e gazetes ju lutem me shkrimet e Z. Stefani. Jane shkrime te merzitshme me mungesa te medha parimore dhe logjike.
    Faleminderit,

    Nik

    Reply to this comment
  18. era December 6, 01:09

    Bedri Islami eshte larg Stefanit dhe ka bere shkrime vertet dinjitoze. Me rastin e mareveshjeve tradhetare shof me shume censure qeveritare, shikoni qendrimin e tredhur dhe te dredhur te kopukeve te politikes, si dhe autocensure te analisteve ( te paketen per Bedri Islamin) qe me shume u mungon mbase guximi se sa jane te shitur apo te perlyer.

    Ndryshe eshte “anal-isti”i i rradhes, shkrues me porosi, foles me porosi, grindavec me porosi,=Stefani

    Reply to this comment
  19. mira December 6, 01:12

    Nese padrejtesia behet drejtesi, atehere kundershtimi behet i detyrueshem.BREHT

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*