Vetëvendosje, kallëzim penal për anëtarin e Nismës që kërcënoi Kurtin

December 29, 2019 11:31

Vetëvendosje, kallëzim penal për anëtarin e Nismës që kërcënoi Kurtin

 

Lëvizja Vetëvendosje, ka reaguar pas deklaratës skandaloze të anëtarit të Nismës, Haxhi Hoti, pasi ky i fundit tha se, Kurti i ka dy rrugë, të lëshojë Kosovën ose të vritet.

Vetëvendosje ka dorëzuar kallëzim penal ndaj Hotit, duke e quajtur kërcënim brutal.

“Pasi u sinjalizuam nga mediat për një kërcënim brutal drejtuar kryetarit të Lëvizjes, Albin Kurtit, përfaqësuesi i zyrës ligjore të Lëvizjes, Berat Ganiqi, dorëzoi një kallëzim penal në stacionin policor “Qendër”, në Prishtinë”, thuhet në komunikatën e LVV-së.

LVV thotë se nuk e di nëse ka qenë deklarate e porositur, por duhet t’i zbulojë policia e prokuroria.

“Ne nuk e dimë nëse ai kërcënim ka qenë i porositur, gjakftohtë, apo i nxitur nga kultura e urrejtjes ndaj Lëvizjes, e cila është kultivuar për vite me radhë nga subjektet e pushtetit, që janë pasuruar paligjshëm duke varfëruar Kosovën. Këto gjëra duhet t’i zbulojë policia e prokuroria.”, thotë Vetëvendosje.

Sipas tyre, Hoti  është edhe adhurues i madh i presidentit Thaçi. “Megjithatë, rasti ka rrethana rënduese, për shkak se kërcënuesi është pjesë e listës së kandidatëve për Kuvendin e Republikës, nga një parti e koalicionit PAN, të shquar për keqqeverisje e kapje të shtetit. Përveç subjektit të vet partiak, nga postimet e tij publike në rrjete sociale kuptohet se kërcënuesi është edhe adhurues i madh i presidentit të Republikës”.

LVV ka thënë se pret nga policia e prokuroria të veprojnë sipas ligjit.

“Shpesh e shohim fenomenin e përzierjes së elementëve me prirje të dhunshme e kriminale me elitat politike, ligjvënëse e ekzekutive. Pikërisht këtë fenomen synon ta luftojë Lëvizja VETËVENDOSJE! Populli i Kosovës nuk dëshiron që kriminelët të jenë në pozita pushteti.

I vlerësojmë faktorët publikë e politikë, si edhe qytetarët që distancohen dhe dënojnë pa ekuivok dhe pa relativizim këtë sjellje të papranueshme. Presim nga policia e prokuroria të veprojnë sipas ligjit.

Kosova e ka vetëm një rrugë përpara, atë të ligjit e të zhvillimit, në luftë pa kompromis kundër krimit, pabarazisë dhe injorancës”, thuhet në fund.

Vetë Hoti, fshiu statusin në fjalë duke bërë një tjetër reagim si dhe duke kërkuar falje publike.

“Eshte nje gabim teknik i imi, ku mediat pa me pytur mua e kan shpernda kete shkrim! Kerkoj falje publike. Dhe nuk ka qendrim te subjektit qe i takoj”.

l.h/dita

December 29, 2019 11:31
Komento

1 Koment

  1. Pro LVV December 29, 14:02

    Edhe kercenim me bere edhe falje publike? Kjo eshte absurde’ po te mendosh se kercenuesi eshte dhe Kandidat per ne kuvend

    FORCA VETVENDOSJA.
    FORCA ALBIN KURTI
    VORWÄRTS !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim