Vetëvendosje kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit

Redaksia Online February 10, 2013 15:03

Vetëvendosje kërkon drejtësi për viktimat e 10 shkurtit

“Për shkak të dështimit të ndërtimit të shtetit mbi Planin e Ahtisaarit, vlera politike e protestës së 10 shkurtit të vitit 2007 vetëm sa është bërë aktuale”, ka thënë sekretari organizativ i lëvizjes “Vetëvendosje”, Dardan Molliqaj.

“Kjo datë (10 shkurti) është një moment vendimtar në rrafshin politik në Kosovë. Është momenti i kundërshtimit të projektit politik që e ndan Kosovën përbrenda dhe ia mohon popullit të drejtën për vetëvendosje, pra ia mohon qenien politike qytetarit të Kosovës.

Demonstrata e 10 shkurtit 2007 është edhe një moment që e thekson çarjen e politikës në dysh, në atë të Planit të Ahtisaarit dhe në atë të konceptit të vetëvendosjes së popullit”, ka thënë të shtunën Molliqaj.

Molliqaj ka treguar se nuk është bërë asgjë në drejtim të nxjerrjes para drejtësisë të pjesëtarëve të kontingjentit rumun të Policisë së UNMIK-ut, nga të cilët kishin mbetur të vdekur në vend dy protestues: Mon Balaj dhe Arben Xheladini. / zëri.info

 

 

Redaksia Online February 10, 2013 15:03
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*