Vetëvrasja e 47-vjeçarit, pezullohen nga detyra 3 punonjës policie

May 29, 2018 14:55

Vetëvrasja e 47-vjeçarit, pezullohen nga detyra 3 punonjës policie

 

Shefi i komisariatit të Vaut të Dejës sëbashku me dy punonjës janë pezulluar nga detyra me urdhër të kreut të Policisë së Shtetit Ardi Veliu.

Pezullimi i tyre vjen pas ngjarjes ku u gjet i vetëvarur shtetasi A.K., 47 vjeç, i shoqëruar për disa orë në Polici si i dyshuar për vjedhje.

Pasi është vënë dijeni mbi ngjarjen Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ka urdhëruar Shërbimin e Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave (SHÇBA) që në bashkëpunim me Prokurorinë të nisi një proces verifikimi dhe hetimit.

Pas verifikimit paraprake ndaj punonjësve të Policisë të dyshuar si të implikuar me përgjegjësi, Ministri i ka kërkuar Drejtorit të Përgjithshëm shqyrtimi ne çështjes me prioritet dhe marrjen e masave përkatëse deri në hetimin e plotë të ngjarjes nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu sot ka urdhëruar masën e pezullimit nga detyra, përkatësisht për P.Ç., Shef i Komisariatit të Vaut të Dejës dhe punonjësit Z.D dhe P. Zh., me detyra SPZ (Specialist policor i zonës).

a.s/dita

May 29, 2018 14:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*