Vetëvrasja e gjimnazistes, zbardhen dëshmitë e prindërve dhe shoqeve

June 8, 2016 10:15

Vetëvrasja e gjimnazistes, zbardhen dëshmitë e prindërve dhe shoqeve

Një ditë pas aktit fatal të një 15 vjeçareje mësohen detaje rreth shkaqeve që e çuan gjimnazisten drejt vetëvarjes.Në dëshminë e tyre në polici, prindërit kanë thënë se Bleona  kohët e fundit ka qëndruar tejet e mbyllur dhe nuk fliste me askënd.

Madje, kur kthehej nga shkolla, ajo vetëm qante dhe nuk para shtrohej për të ngrënë së bashku me anëtarët e tjerë të familjes. Disa orë para se të kryente aktin e vetëvarjes, ajo ka komunikuar gjatë në celular, por nuk dihet se me kë.

Telefoni i saj është sekuestruar nga grupi hetimor dhe do të hetohen thirrjet e saj. Dyshohet se ajo është ngritur pas mesnate dhe ka dalë nga banesa. Ajo i është drejtuar kasolles ku edhe ka kryer aktin e vetëvarjes.

Shoqe të klasës në gjimnazin e Memaliajt janë pyetur nga policia, por ato nuk kanë dhënë shumë detaje për të zbardhur arsyet e kësaj ngjarjeje të rëndë, veçse janë mjaftuar duke thënë se Bleona kishte shfaqur mungesë dëshire kohët e fundit për të mësuar dhe ishte mbyllur mjaft në vetvete.

Njëra nga shoqet që kishte raporte më të ngushta, ka aluduar për një përkeqësim të raporteve të saj me prindërit, sidomos me të atin, i cili i kërkonte ta linte shkollën dhe të shkonte me bagëti, çka për 15-vjeçaren kjo ishte e panegociueshme, shkruan “Panorama”.

Gjithsesi, shkaku po hetohet pasi ende nuk dihet konkretisht se çfarë ka ndikuar që ajo të kryejë këtë akt fatal.

June 8, 2016 10:15
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*