Vetëvrasjet në Shqipëri në vitin 2018, tri herë më të larta se vrasjet

June 1, 2019 10:15

Vetëvrasjet në Shqipëri në vitin 2018, tri herë më të larta se vrasjet

Vetëvrasja është një nga fenomenet më të dhimbshme të shoqërisë. Në Shqipëri vijojmë të flasim për shifra të larta të numrit të tyre. Burime nga Policia e Shtetit konfirmuan se numri i vetëvrasjeve në vitin 2018, në total ka qenë 183, ndërsa vrasjet 68. Ndonëse numri i vetëvrasjeve krahasuar me 2017 ka rënë (-5.5%), shifrat flasin sërish për një numër të konsiderueshëm, si dhe një raport 3-fish më të lartë se sa vrasjet në Shqipëri.

Dhe ndonëse në 2018 shifrat ishin më të ulëta se 2017, ekspertët rikujtojnë edhe rastet kur ky fenomen ka mbetur në tentativë. Sipas tyre, tentativat për marrjen e jetës kanë qenë të shumta, por nuk janë raportuar dhe ndodhin kryesisht në grupmoshën e adoleshencës, rinisë së hershme. Sipas ekspertes së fushës psikologjike, prof. dr. Arjana Muçaj, tentativat në Shqipëri vlerësohet të jenë dyfishi i vetëvrasjeve të kryera.

Vetëvrasja është një çështje komplekse dhe, si e tillë, përpjekjet për parandalimin e saj kërkojnë një koordinim dhe bashkëpunim ndërmjet shumë sektorëve të shoqërisë, përfshirë sistemin shëndetësor, sistemin arsimor, të punësimit, bujqësor, të biznesit, të drejtësisë, të ligjit, të mbrojtjes, politik, mediat. etj. Këto përpjekje duhet të jenë të qarta dhe të integruara në formë të tillë që të jenë, mbi të gjitha, qasjet e vetme dhe të kenë impakt në këtë çështje komplekse.

Ka një lidhje mes sjelljes së vetëvrasjeve dhe ekonomisë në tërësi. Kjo lidhje ushqehet nga dy anë: ana ku aspekti ekonomik është shkak për vendimin dhe ana tjetër, ku kostoja ekonomike përfshin familjen dhe më gjerë, pas sjelljes vetëvrasëse. Në të dyja rastet, ka humbje. Përpjekjet për vetëvrasje dhe vetëvrasjet janë një lëmsh emocional për familjet dhe miqtë e atyre që kanë vdekur, si dhe për të mbijetuarit pas tentativës. Por vetëvrasja gjithashtu ka kosto ekonomike për individët, familjet, komunitetet dhe kombin në tërësi. Këto përfshijnë shpenzimet mjekësore për individët dhe familjet, të ardhurat e humbura për familjet dhe produktiviteti i humbur për punëdhënësit.

Shpenzimet e sjelljeve vetëvrasëse – dhe ‘kursimet’ që mund të rezultojnë nga parandalimi i këtyre sjelljeve – mund të ndihmojnë në bindjen e politikëbërësve dhe palëve të tjera që parandalimi i vetëvrasjes është një investim që do të kursejë para, si dhe jetën.

Prof. Asoc. Dr. Arjana Muçaj, pohon se depresioni është një fenomen që po kap një numër të madh individësh në shoqërinë shqiptare. N.q.s. rendisim arsyet sociale dhe ekonomike që ia bashkëngjisim depresionin, atëherë bëhet fjalë për një depresion madhor, që rrit shanset për t’i çuar drejt fenomenit të vetëvrasjes.

 e.t./dita

June 1, 2019 10:15
Komento

8 Komente

  1. Buda June 1, 10:22

    Vetevrasjet mund te jene 3 here me te larta se vrasjet, por jane 30 here me te ulta se parashikimi kur u shemb sistemi socialist.

    Reply to this comment
  2. Ekonomist June 1, 11:46

    Thuhet qarte se ky fenomeni vetvrasjeve ne Shqiperi lidhet drejtpersedrejti me ekonomine ne teresi, por me krizen ekonomike si tipari baze i saj aktualisht. Shqiperia e ketyre viteve po perjeton nje krize te thelle ekonomike e shtuar vitet e fundit. Qeveria Rama nuk mund ta fshehe dot faktin e qarte tashme se ne ekonomi ka deshtimin e plote.

    Reply to this comment
  3. Deshmitar y June 1, 12:19

    Kam bere njo koment te Dita kur Rama vuri taxen e shtepise dhe me pas veliaj skuthi taxen e mirembajtjes se apartamenteve. Qe KY presion kaq I madh do shnerrohet NE vetvrasje, vrasje , divorce dhe ikje masive

    Reply to this comment
  4. Deshmitar y June 1, 12:45

    Do Thursday them nje histori te vertete qe jam deshmitare vete.
    Ishim ulur ne nje kafe me 5_6 shoke 2_3 vite pas renies se socializmit. Vjen nje shok qe gjithmone sillte barcaleta dhe na pyet._ e di ndonjeri nga ju se cfare kuptimi ka fjala stress? Asnje nuk e kishte degjuar ndonjehere edhe PSE te gjithe ishin ish zanatci uzinash me kategori te larta. Asnje nuk u pergjigjj. Ja u shpjegoj une tha. _ ishin Dy te dashur dhe shkuan nga liqeni. Ai I kerkon sex asaj. Ajo I thote qe nuk mundem se jam me stress. KY nuk e kuptoj dhe kur takon nje shok I shpjegon situaten dhe e pyet qe cfare kuptimi ka?
    Ai shoku I pergjigjet_ most bej merak se jane ato te femrave qe u vine cdo muaj.
    Aty une personalisht pasi qeshem bashke me shoket mesuam fjalen stress se deri ne ate kohe I thoshim _ jam I shqetsuar, merzitur. Dicka e tille.
    Tani dime dhe fjalen depression.
    Kur Rama vuri tax mbi shtepine ketu NE Dita me komentin Tim I kam kerkuar most sepse shqiptaret do ndjehen emigrant ne shtepite e Tyre. Do ndjehen edhe me te pasigurte NE shtepite e Tyre dhe do rriten shume stresi dhe depresioni dhe SI pasoje cfryrja do jete vetvrasje dhe largime.
    Me mire rrit dritat dhe ujin se te vendosesh tax shtepie. Sepse kur nuk ke leke kursen dritat dhe ujin. Por kur nuk ke leke dhe nuk paguan taxen e shtepise te depreson.
    Nuk ka dyshim qe taxat e rames kane ndikuar ne rritjen e vetvrasjeve dhe largimeve masive.
    Eshte cfryrje e presionit.
    PSE nuk kishte vetvrasje ne kohen e xhaxhit qe ishim fukarenj? Sepse jeta ishte e sigurte.
    Ndoshta komentuesi intelektuali qe shquhet per mencurine e tij mund ta shpjegoje situaten

    Reply to this comment
  5. Mendimi jo profesionist June 1, 17:55

    Deshperimi ,ne shume drejtime,ka prure ritjen e vetvrasjeve.Ky fenomen,bashkeudhetar i vete sistemit ku jetojme,kerkon analiza sociale,psikologjike,ekonomike e te tjera,qe ne SHqiperi ne gjithe kete tranzicion te stergjatur nuk eshte marre e nuk merret njeri.Vetvrasjet jane shprehje e fatalitetit,te mungeses te perspektives.Ky eshte vendi yne pa rruge zgjidhje.Me e keqja eshte se ne vend te perpjekjeve per te gjetur zgjidhje,kjo gazete e bashke me te dhe te tjera nxijne qellimisht cdo gje.Kjo redaksi po sherben ne mendimin tim kunder vendit e interesave te qytetareve.Eshte kethyer ne zeri e kukuvajkes ndjellakeqe.

    Reply to this comment
  6. Dhe pyetja eshte se cfar ben ajo Shoqeri kunder ktij fenomeni qe po merr jete shqiptaresh? June 1, 21:52

    Nji teme e tille nuk trajtohen e as mjaftohet me nji shkrim qe Psikogia ktu hedh edhe pse eshte shume pozitive ,
    te konfrosh shoqerine me ato fenomene qe shqetesojne ate shoqeri .

    Nji nder problemet kryesore mendoj un ,eshte shtresi e depresioni qe kultivon ke njeriu ,vetem ndjenja Negative .
    Nqs je ne ate efekt te shtresit apo depresionit , reagon vetem Negativitet kudo qofshe ,ne shoqeri ,pune familje ,

    jo sepse deshrion ti vet por eshte semundja e tille .

    Dhe e fundit ,sepse kjo eshte nji teme qe kerkon shume kohe e hapsire te trajtohet ,

    Duhet te gjendet burimi i asaj qe injekton kte shtres e depresion qe sipas meje jane :

    e para politika ,
    lufta e kafsheve per Pushtet dhe pasqyrimi i ne media dite e nate vetem bla bla bla t e politikaneve
    etj faktore natyrishte laralteri i lajmeve ,
    Tv -it me idiotizmat e tyre etj etj ,

    jane shkaktaret kryesore te shtresit ne ate shoqeri ,
    then kjo ne nji forme pak te reduktuar .

    Nqs doni vertet te miren atij populli beni dicka ,organizohuni dhe reagoni si ne gjithe Boten ,per te rrespektuar jeten tuaj .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*