Vetëvritet biznesmeni shqiptar në Itali, baba i dy fëmijëve

January 7, 2018 12:41

Vetëvritet biznesmeni shqiptar në Itali, baba i dy fëmijëve

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në provincën e Trevizos në Itali.

Një sipërmarrës shqiptar është vetëvarur për shkak të situatës së vështirë ekonomike që po kalonte biznesi i tij.

Marvin Proshka 31 vjeç, pronar i shoqërisë “Promek Service” e specializuar në organizim panairesh, kongresesh dhe eventesh është gjendur i varur në selinë e firmës së tij në komunën Conegliano në provincën e Trevizos, raporton Ora News.

Biznesi i tij prej kohësh ishte në një situatë të vështirë dhe borxhet e shumta e kanë shtyrë 31-vjeçarin shqiptar drejt veprimit ekstrem.

Marvin Proshka ishte i martuar dhe baba i dy fëmijëve të vegjël 2 e 5 vjeç.

Ai kishte emigruar në Itali në moshë mjaft të re.

 

January 7, 2018 12:41
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*