Veting administratës, ja punonjësit që do të skanohen

December 26, 2017 09:37

Veting administratës, ja punonjësit që do të skanohen

Reforma në administratën publike do të mbetet prioriteti dhe angazhimi kryesor i qeverisë ‘Rama 2’ edhe gjatë vitit 2018.

Plani ka marrë konfirmimin e Kuvendit, ndërsa do të zbatohet nga Departamenti i Administratës Publike, që ditët e para të janarit deri në fund të vitit 2018. Pas 790 njerëzve të drejtësisë dhe uniformave blu, Vetingut do t’i nënshtrohet edhe e gjithë administrata publike.

Rreth 85 mijë punonjës të administratës do të testohen për integritetin dhe ndershmërinë, në kuadër të luftës kundër korrupsionit. Fillimisht, parashikohet që Vetingut për integritetin do t’i nënshtrohen të gjithë kandidatët që aplikojnë për t’u punësuar në administratë. Më pas, testin e ndershmërisë do të duhet që ta kalojë stafi i ambasadave. Procesi do të përfshijë më tej të gjithë drejtorët e administratës. Në vijim, Vetingu do të shtrihet tek të gjithë punonjësit e administratës.

Në planin për vitin 2018 nuk parashikohen masa për ata që nuk do ta kalojnë testin e integritetit, por ndoshta ky proces mund të shoqërohet me ndryshime të nevojshme ligjore, siç po operohet edhe me Vetingun në Polici. Po ashtu, duke iu referuar planit, bashkimi dhe shkrirja e institucioneve, aty ku shihet e nevojshme, do të vijojë edhe gjatë vitit 2018. Gjithashtu, gjatë vitit 2018, është parashikuar rishikimi i organizimit të institucioneve, eliminimi i mbivendosjes funksionale midis strukturave ekzistuese si dhe ndryshimi i funksionit të strukturave.

Gjatë vitit që vjen, Departamenti i Administratës Publike do të fokusohet të përmirësimi i cilësisë së përshkrimeve të punës për punonjësit si dhe tek përmirësimi i testeve të konkurseve për rekrutimin e punonjësve të rinj në administratë, për lëvizje paralele apo për rritje në detyrë. Për vitin 2018 është planifikuar edhe vlerësimi i performancës së nëpunësve civilë si dhe i kapaciteteve ekzistuese. Trajnimi i administratës do të jetë gjithashtu një tjetër objektiv i rëndësishëm i Departamentit të Administratës Publike.

Reforma nis nga DAP
Gjatë vitit 2018, reforma do të nisë nga vetë Departamenti i Administratës Publike. Plani parashikon forcimin e kapaciteteve të DAP dhe njësive të burimeve njerëzore në institucionet e administratës shtetërore, për të çuar përpara reformën në shërbimin civil, nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme për kuptimin e politikave të menaxhimit të burimeve njerëzore, ndërlidhjen dhe efektet e tyre.

Po gjatë vitit 2018, është parashikuar rishikimi i strategjisë ndërsektoriale të reformës në administratën publike 2015-2020, nëpërmjet përcaktimit më të plotë të planit të aktiviteteve parashikuar për t’u zbatuar për periudhën 2018-2020, duke orientuar kështu nevojat financiare në kuadër të programit buxhetor afatmesëm.

Plani për administratën publike për vitin 2018
1. Ndërtimi i institucioneve të administratës shtetërore, rishikimi funksional i tyre, do të bëhet në zbatim edhe të programit të qeverisë për një qeveri që fokusohet te qytetarët, me qëllim: (i) identifikimin e rasteve ku ka nevojë që të eliminohen mbivendosjet funksionale midis strukturave ekzistuese; (ii) identifikimin e rasteve ku ka nevojë të rishikohet funksioni, roli dhe organizimi strukturor i institucioneve; (iii) shqyrtimin e rasteve ku shihet i nevojshëm bashkimi i dy apo më shumë institucioneve, apo krijimi i institucioneve të reja; (iv) shqyrtimin e rasteve kur është e nevojshme që për institucionet të ndryshojë pozicionimi i tyre.

2. Përmirësimi i cilësisë së përshkrimeve të punës, duke hartuar përshkrime të përgjithshme të punës të cilat do të shërbejnë si baza e hartimit të përshkrimeve specifike të punës nga ministritë e linjës dhe institucionet në varësi. Kjo do të ndikojë në përcaktimin e kritereve të unifikuara për grupet e pozicioneve të ngjashme, që ndikon edhe në rritjen e cilësisë së procesit të rekrutimit.

3. Përmirësimi i procesit të përzgjedhjes dhe vlerësimit të kandidatëve që konkurrojnë për t’u bërë pjesë e administratës shtetërore, duke; i) rritur kapacitetet vlerësuese të anëtarëve të komiteteve të pranimit, nëpërmjet trajnimit me metodat bashkëkohore të vlerësimit; (ii) përmirësuar cilësinë e pyetjeve në testimet me shkrim, nëpërmjet zhvillimit të bankës së pyetjeve; (iii) përmirësuar cilësinë e intervistës me gojë, nëpërmjet përfshirjes së pyetjeve që vlerësojnë aftësitë individuale të kandidatëve.

4. Zbatimi i mekanizmave ligjorë për të testuar dhe verifikuar paraprakisht integritetin e kandidatëve për vende pune dhe në vijimësi integritetin e punonjësve, në administratën publike, nëpërmjet:

-Përdorimit të pyetjeve që vlerësojnë integritetin e kandidatëve, duke bërë pjesë të procesit të përzgjedhjes testimin e elementëve që lidhen me ndershmërinë dhe integritetin e individëve, të cilët punësohen në sektorin publik si parakusht për parandalimin e korrupsionit;

-Verifikimit paraprak të të gjithë punonjësve që emërohen në pozicione të shërbimit civil, trupin diplomatik, si dhe në çdo nivel drejtues në administratën publike, bazuar në ligjin 138/2015.

5. Vlerësimi i performancës së nëpunësve civilë si dhe i kapaciteteve ekzistuese, nëpërmjet: (i) përcaktimit të saktë të objektivave për periudhën e vlerësimit; (ii) përcaktimit të saktë të indikatorëve për matjen e realizimit të objektivave; (iii) trajnimit të zyrtarëve të ngarkuar me këtë proces, në lidhje me të gjithë hapat e procesit të vlerësimit.

6. Zbatimi i mëtejshëm i vendimeve gjyqësore të formës së prerë dhe rikthimi në detyrë i nëpunësve civilë gjyqfitues.

7. Zhvillimi i mëtejshëm i metodave inovative për të përmirësuar dhe lehtësuar komunikimin dhe ndërveprimin mes institucioneve publike dhe qytetarëve.

8. Forcimi i vazhdueshëm i ASPA si ofrues i trajnimeve për shërbimin civil dhe kryerjen e studimeve dhe hulumtimeve në fushën e administratës publike:

(i) ASPA do të punojë për rritjen e cilësisë së trajnimeve që ofron, nëpërmjet;

(i/1) rishikimit dhe rivlerësimit për kurrikulat ekzistuese, si dhe vendosjes së standardeve të mirëpërcaktuara lidhur me hartimin e kurrikulave të reja;

(i/2) rritjes së shkallës se përdorimit të teknikave dhe metodologjive të reja, për ta bërë trajnimin më efikas dhe interaktiv;

(i/3) përdorimit të shembujve nga praktika për të pasur një trajnim që afrohet me realitetin dhe problematikat e administratës publike.

(ii). ASPA do të punojë për zhvillimin e metodologjisë së trajnimit në kombinimin e përqasjes klasike në klasë dhe në vendin e punës, me përqasjen inovative nëpërmjet platformave të e-learning dhe e-training.

(iii) ASPA do të krijojë një njësi të dedikuar për ngritjen e kapaciteteve të burimeve njerëzore në nivel vendor, e cila do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e kurrikulave dhe programeve të trajnimit të përshtatura me nevojat e administratës në nivel vendor. / Shqiptarja.com

December 26, 2017 09:37
Komento

4 Komente

  1. sapa December 26, 10:35

    Po permbaruesit gjygjesore a do te skanohen?psh i korruptuari dhe prishesi i shtepive Lefter Cani qe ka marre para per te prishur shtepiat e ndertuara me djerse dhe dokumenta te rregullta?Apo eshte nga Tepelena dhe shok i Tahirit?

    Reply to this comment
  2. Dino December 26, 12:03

    Lexova c’do fjale te ketij shkrimi, sikur te jete seriozisht, do jete shume mire. Por nuk jam dakort fare me ate “Testimin per integritet dhe ndershmeri” per kete administrate publike. Jam per te vendosur kritere ne organika te institucioneve. Pse e them kete/ Ja, une punoj ne nje institucion publik, aty si kudo jane punesuar jashte c’do norme e kriteri punonjes me emertesa te ndryshme qe jane militante te shperblyer per angazhim ne fushate e aspak per nevoja te institucionit. Drejtori ketyre te punesuarve i ka marre shperblimin dhe keta vegjetojne pa kryer asnje pune, thjesht marrin rrogat qyl. Me emertesa nga me absurdet te stisura nga titullaret e institucioneve vetem pwer ti sajuar pune ketij kontigjeni militantesh. Nuk zbatohet organika, por eshte fryre ne menyre abuzive duke perdorur Fondet e investimeve per Fonde pagash per keta agallare qe nuk bejne asnje pune. Vetem ne Shqiperi, besoj, drejtori i ndermarrjes eshte pronar e shkuar pronarit qe puneson pa asnje kriter ke te doje. Vetem ne Shqiperi besoj, paguhen njerez pa vajtur ne pune fare. Qe figurojne neper bordero, por aspak neper ndermarrje. Keta jane militantet qe deputeti X i ka detyruar drejtorin Y qe ti punesoje.
    Te gjitha sa shkrova besoj i di kushdo qe punon ne shtet. I di patjeter dhe qeveria. Ne se e ka zeriozisht kete testim per keta, shume mire. Ne se e ka vetem demagogji, atehere kot qe derdellit.
    Kjo armate rrogtaresh e punesuar jashte c’do kriteri ka miq ne kete pushtet. A do dale dot kjo qeveri mbi vetvehten dhe ti largoje keta nga gerryerja e buxhetit shtetit duke paguar njerez koti pa bere asgje? Te shohim, der tani ato vetem jane shtuar. Kushdo i di se ato jane kudo me bollek.

    Reply to this comment
  3. Adih December 26, 12:34

    Me lart thohet ::Administrata publike do te mbetet ,prioriteti
    dhe angazhimi i qeverise RAMA NR 2 edhe ne viti2018.

    Nuk e kuptoj dot Z Rama ,ose me mire fallcitetin e tij ironik, ku i kemi komonikuar jo nje here me shkrim ,por shume here ,plus edhe ish min e mbrojtjes Z KODHELI,

    KU VANGJUSH DAKO NE DURRES, KA PRISHUR TE GJITHA VEND STREHIMET , PER PERFITIM MATERIAL NE M 2 PER PERFITIME TE PA LIGJSHME PARASH :PA HARRUAR EDHE NE TOKA SHTETERORE SI ME QENE NE MALL TE BABES VET .
    Eshte ne kundershtim me ligjin ne fuqi . Kemi pare dhe hartat ,ku jo te gjitha mund te prishen ,megjithe se kane qene ne toka shteterore .Dhe Rama hesht ,plus edhe opozita i di te gjitha dhe kjo ,prap hesht ???!!!
    Bravo MALO ,Te lumte MALO??!!
    Dhe Rama 2 meret me karrema te vegjel ,gjoja po punon???!!Heshtje ,tallje ,por nuk e kuptojne akoma ,qe nuk jane pashallare te perhershem ,por pashallare te rinj ,bile shume te perkoheshem ????!!!

    Reply to this comment
  4. Adih December 26, 13:13

    Ju lut….gazete e nderuar …kom tim..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*