VETINGU DHE POLITIKA

October 18, 2017 12:36

VETINGU DHE POLITIKA

Bedri Islami

Një garë e çmendur ka filluar mes njerëzve të politikës për të shpënë dikë tjetër në listën e atyre që do të jenë objekt i Vetingut. Ka një ngutje të jashtëzakonshme për kriminalizimin e çdo kujt, gjithnjë sipas parimit “larg vetes sime”.

Është fakt i njohur nga të gjithë se në vitet pluraliste qendra e korrupsinoit, krijimit të një oligarkie politike e më pas financiare, krijimit të klimës së krimit dhe mbështetjes ndaj tij, kanë qenë njerëzit e politikës në Shqipëri.

Në fakt, ata kanë qenë ura përmes së cilës, jo vetëm kanë lëvizur urat e krimit, por edhe janë bashkuar struktura të veçanta, të cilat e kanë dërmuar shtetin.

Janë të paktë, shumë të paktë, ata politikanë të cilët, kur dolën nga parlamenti nuk ishin shumë më të pasur se sa ditën kur u bënë deputetë.

Ne kemi, si një paradoks politik, ndoshta të vetmin parlament në botë që numri mbisundon mbi mendjen, ku dinjiteti është barazuar me heshtjen dhe përuljen, ku biznesi është më i fuqishëm se mendimi intelektual, ku njerëzit e blejnë dhe e shesin vendin e deputetit, gjithnjë sipas parimit ” ofertë – çmim”.

Ka filluar që herët kjo derexhe dhe po vazhdon ende. Njerëz të politikës, të cilët bartin mbi vete krime të shumëfishta, tani, ku doli afera Tahiri, i janë vërsulur atij dhe shefit të qeverisë me gjithçka munden, duke kërkuar dorëheqjen e tij, duke bërë presionin e burgosjes së një deputeti nga vetë shefi i qeverisë, sikur të mos e dinë se, nëse ai, shefi i qeverisë, e bën këtë, atëherë ai do të dalë mbi ligjin, do të jetë vetë i jashtëligjshëm.

Ata që sot , më së shumti opozitarë të vjetër dhe opozitarë të rinj, kanë mbi shpatullat e tyre shumë m tepër gjynahe se sa mund të ketë Tahiri, i cili, tani, jo shumë vetë e besojnë se është krejtësisht i pastër.

Tahiri ka bërë në detyrën e tij faje e gabime të ndjeshme, për të cilat duhet të përgjigjet.

Ai ka pasur informacione të mjaftueshme për të luftuar krimin, bandat dhe trafikun. Herë-herë ai është porositur ta bëjë këtë detyrim ligjor me përkushtim, sepse kjo ishte puna e tij.

Bandat e përgjuara janë dëshmi se më shumë se sa vetë ai gjërat kanë lëvizur edhe përmes besimit që ngjallte statura e tij, makina e tij, çuditërisht e shitur ” në të zezë”, me të njëjtat targa.

Ai është porositur nga Institucione të rëndësishme jashtë shtetit shqiptar që të lërë përgjimet e pazakonta, herë-herë edhe brenda politikës, rivalë të tij, dhe , si kurrë më parë, të drejtojë tehun ndaj bandave që rriteshin nën qeverisjen e tij të një ministrie të rëndësishme.

Por Tahiri nuk është gjithçka.

Ata që i janë sulur atij, si Basha e Berisha, kanë shumë më tepër faje, krime e vrasje në kurrizin e tyre. Nga politika e Berishës, në vendlindjen e tij, në Tropojë, në këto 27 vite pluralizëm, janë vrarë tri herë më tepër se sa gjatë gjithë regjimit të kaluar, që nga viti 1943, dhe e gjitha nga një thirrje e tij, e dëgjuar publikisht ndaj njërit prej vëllezërve Haklaj, ” e dua të gjallë, ose të vdekur”.

Këto që sot, si lubi i janë vërsulur një ish ministri, i cili domosdo duhet të japë llogari, jo vetëm për gjendjen e tij e lidhjet me kushërinjtë, por mbi të gjitha për shkallën e lartë të kanabizimit të vendit, këto, “demokratikas” jo shumë larg kanë deklaruar haptas se kanabizimi i vendit ka qenë politika e tyre.

Të tjerë, që në politikë kanë hyrë përmes buzëve të qumështit, kanë rreth e rreth vetes shumë më tepër njerëz se sa Tahiri, të cilët e kanë kohën e llogarisë.

Vetingu po i shkund njerëzit e bashkë me të do të shkundë edhe politikën tonë.

Koha ka ardhur.

October 18, 2017 12:36
Komento

17 Komente

  1. leone October 18, 12:58

    Ah o Bedri!Keshtu eshte,por padrinua i PD-se edhe sot refuzon te deshmoje kur e therrasin dhe gjemb ne kembe nuk i hyn.Thua ka lindur ndonje qe ti beje nenen ketij kanceri te shqiperise e ta kapi per topesh ,ta coje zvarre ne qyngje?!Presim dhe shpresojme se do vije ajo dite!Do kthehet ne dite jozyrtare feste per mbare popullin ajo dhe ai/ajo qe do e beje kete gje do mbahet mend ne histori si komisar Katani e xhovani Falkone apo si Silvia Konte= Ina Rama!

    Reply to this comment
    • Socialist October 18, 15:22

      Saimir Tahiri ka qene ministri me i sukseshem
      i qeverise Rama . ai prishi kryeqytetin e droges lazaratin , atje ku shteti nuk futej .

      Reply to this comment
      • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. October 18, 20:08

        O socialist,kur “ra”Lazarati droga mori udhen ne te gjithe teritorin e vendit,aqe shume sa pothuajse ne te gjithe Shqiperine nga jugu,ne veri,dhe nga lindja ne perendim,sa qe cuditi popullin dhe boten.Dhe kjo deshmohet me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe me shume popullore e medjatike.Ne kete konteks lind pyetja,per cfare ministri te bendshem te sukseshem na gerellisni ju o socialit,per Tahirin qe arrestonte pleq mbi 80 vjec ngase ndertonte nje stalle per te shpetuar bagetine nga dimri qe po vinte,apo per ata pronare qe ndertonin ne tokat e tyre,se per grabitesit e tokave,jo vetem qe ndertonin pa leje,por dhe u bekuan nga Tahiri e ramovicet-metovicet,bashovicet,e berishovicet ne unison, si arritja me e madhe, packa se krijonin armiqesi ne mes pronareve te ligjshem dhe grabitesve nga fuqia e pushteteve, qe deri me sot kane lene pas mijra viktima te pafajshme te rradhes se luftes per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.Ja pra kush eshte qeveria ramovicerve e tahirvicerve e metovicerve dhe bashovicerve e berishovicerve,apo e medijvicerve qe mbollen anarshi,grabitje te pasurise kombetare e prones private nga fuqia e pushteteve,aqe sa populli ne shumice i bojkotoje ne zgjedhjet e rradhes per deputet,ku ju “fituat shumicen”duke u deshmuar “te dhere,por krenare”.Mjaft me me lojra fjalesh e lloqe kavaj ;thote populli,o sot o kurre duhet ta dini dhe thoni se kush jeni,dhe mos u fshini si stuci kur ndejn friken,ok.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,doni apo nuke doni ju o mije kenetash e pjella te ligesise se politikes shqiptare ne dite e vite deri me sot.Pse jeni ju o pjella te ligesise se politikave te dites,u kerkua me force nga SOVRANI ,USA dhe BE-ja Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i dekriminalizimit,ligj qe ne zgjedhjet per deputet e pshurret fare,aqe sa populli ne shumice ju bojkotoje.Nuke ka pushtet e leke te piset qe t’u shetoje nga bange e akuze.Besni,mallkimi i mijra nenave dhe grave te veshura me te zeza si dhe i mijra femijeve jetim shume shpejt do te bjere mbi ju,o mije kenetash dhe avoketer te ligesise.

        Reply to this comment
      • Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. October 18, 20:09

        O socialist,kur “ra”Lazarati droga mori udhen ne te gjithe teritorin e vendit,aqe shume sa pothuajse ne te gjithe Shqiperine nga jugu,ne veri,dhe nga lindja ne perendim,sa qe cuditi popullin dhe boten.Dhe kjo deshmohet me ze,figure e deshmi te gjalla sa istitucionale,aqe dhe me shume popullore e medjatike.Ne kete konteks lind pyetja,per cfare ministri te bendshem te sukseshem na gerellisni ju o socialit,per Tahirin qe arrestonte pleq mbi 80 vjec ngase ndertonte nje stalle per te shpetuar bagetine nga dimri qe po vinte,apo per ata pronare qe ndertonin ne tokat e tyre,se per grabitesit e tokave,jo vetem qe ndertonin pa leje,por dhe u bekuan nga Tahiri e ramovicet-metovicet,bashovicet,e berishovicet ne unison, si arritja me e madhe, packa se krijonin armiqesi ne mes pronareve te ligjshem dhe grabitesve nga fuqia e pushteteve, qe deri me sot kane lene pas mijra viktima te pafajshme te rradhes se luftes per leke te piset e pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.Ja pra kush eshte qeveria ramovicerve e tahirvicerve e metovicerve dhe bashovicerve e berishovicerve,apo e medijvicerve qe mbollen anarshi,grabitje te pasurise kombetare e prones private nga fuqia e pushteteve,aqe sa populli ne shumice i bojkotoje ne zgjedhjet e rradhes per deputet,ku ju “fituat shumicen”duke u deshmuar “te dhere,por krenare”.Mjaft me me lojra fjalesh e lloqe kavaj ;thote populli,o sot o kurre duhet ta dini dhe thoni se kush jeni,dhe mos u fshini si stuci kur ndejn friken,ok.Dridhuni e perdridhuni,po vjen ora qe nga trasta pemet e kalbura jasht do t’hidhen,doni apo nuke doni ju o mije kenetash e pjella te ligesise se politikes shqiptare ne dite e vite deri me sot.Pse jeni ju o pjella te ligesise se politikave te dites,u kerkua me force nga SOVRANI ,USA dhe BE-ja Reforma ne Drejtesi,Vettingu dhe ligji i dekriminalizimit,ligj qe ne zgjedhjet per deputet e pshurret fare,aqe sa populli ne shumice ju bojkotoje.Nuke ka pushtet e leke te piset qe t’u shetoje nga bange e akuze.Besoni,mallkimi i mijra nenave dhe grave te veshura me te zeza si dhe i mijra femijeve jetim shume shpejt do te bjere mbi ju,o mije kenetash dhe avoketer te ligesise.

        Reply to this comment
  2. Claus October 18, 12:58

    Eh, na myten bedrinjte!

    Qeveria eshte ne kataklizme nga droga, ky derdellit idiotesira.

    Reply to this comment
    • agroni October 18, 13:55

      nuk e di , po seç kam nje dyshim ,
      mos valle ja pregatit mero baze keto shkrimet Bedriut ?
      sepse ka te njtin stil ,
      percjell te njejtin emocion [ me shkakton te qara ]
      dhe te njejtin mendim —————
      Mos valle eshte e njejta percjellin ”” Mendimin unik ””
      strategjia e gazetarve per trullosjen dhe shplarjen e truve …………..

      Reply to this comment
  3. Ermal October 18, 13:08

    Kur do behet drejtesi e drejte per kete popull qe nuk i ka asnje borxh ketyre plehrave qe na e vune damken per njerez te keqinj anembane botes!!

    Ka dhe njerez te ndershem ne kete vend qe me shume se cdo gje tjeter kerkojne drejtesi te drejte. Jane po keta njerez te cilet punojne pa u ndjere per te ardhmen e ketij vendi te cilin po e shikojme nga dita ne dite se si po e shqyejne piranjat e politikes Shqiptare.

    Reply to this comment
  4. fantazma Bismark October 18, 13:15

    TI JE O BEDRI!?JE TI QE NATE E DITE FLISJE PER NJE LIKE FLORI E KOALICION TE MENGJERES SE BYTHES SI MEGALLOMAN QE KE KOHE SATELIT NE BOTEN TJETER………

    Reply to this comment
  5. Veterani October 18, 13:20

    po ty kush do te Shkundi o Bedri !

    veshtire se ndron huq ti Bedri .
    Gjithmone ne nje Vrime i bie Kavallos !

    Te zgjedhim Qelbesiren se eshte pak me i demshem se Djalli .

    Hajduta jane te majtet , por te djathte vjedhin me shume .

    Edhe nese ka vjedhur Tahiri , Lulzimja ka vjedh me shume .

    Pra Bedri ti jo vetem nuk ke Tjater alternativ ,
    por vazhdon gjithmone , e rrotullohesh
    si Kali ne Leme duke perseritur ………….

    Te zgjedhim te keqen me te vogel ?
    Ti i pari je e keqja me e madhe me keto shkrime tip —
    ”’ Merre me leng se mishi maroje ”’

    Nuk me intereson qe nga te djathtet me thone Komunist ,
    dhe as nga te majtet qe me thone Fashist ,
    e rendesishme eshte te notojme kundra Rrymes me guxim , me dije qe e vjetra po Vdes ,
    dhe e reja ka veshtersi te Linde .

    Reply to this comment
  6. Kozi October 18, 13:40

    Na mallengjeve bedri

    Reply to this comment
  7. Troja October 18, 13:55

    Kush deputet ka mbaruar mandatin dhe ka dale me i varfer se kur ka hyre ne parlament? Kush deputet,ka qene figure e pa nenshtruar ndaj te parit qe e ka vene ne liste?Kush deputet ka luftuar per zonen e tij dhe ne menyre demostrative eshte larguar nga “kjo sallle e madhe me gazra mbytes e helmues ku keta baballare te kombit bejne eksperimente mbi racen e vet????
    A ka ardhur koha qe keta xhahile te majte e te djathte te shkojne para gjyqit te popullit? A jane plotesuar kushtet qe miliardat e eurove te vjedhura ti kethehen popullit? Cila eshte rruga o zoti Bedri ? Teoria jote qe meqe te gjithe jane vrases,hajdute maskarenj,duhet te perkrahim ate me pak maskara se tjetri? Perse nuk shkruan ate qe e thote gjithe populli,se kjo klase politike e 27 viteve duhet kaluar ne satere? Ku eshte Shqiperia sot,midis kombeve? Me e perçmuara,me e injoruara,me e perbuzura,e perse? Sepse nuk lane gje pa shkateruar,pa vjedhur,pa vrare,deri tek e fundit,KANE VRARE SHPRESEN PER TE JETUAR NE KETE VEND.

    Reply to this comment
  8. Politika ,Vetingu dhe Lu Governori October 18, 16:18

    Nqs se ka analist shqipfoles qe me ngre nervat
    ai quhet Bedri Islami qe ka fituar nje popullaritet dhe respekt te madh dhe po e keqperdor.
    .
    TITULLI DUHET TE ISHTE;
    POLITIKA DHE VETINGU NE DUART E LU GOVERNORIT !
    -Shqiptaret sot i kane humbur te gjitha dhe ajo qe mund ta ri-fitojne me shpejt eshte dinjitetti dhe kjo varet se si ne duhet te themi te verteten.
    .
    Bedriu yne ka nje semundje meditike: Nuk e kritikon kurre Ameriken (ambasdorin) ashtu si nuk kritikonte kurre Xhaxhin e Madh para 90-es.
    .
    Me marrjen pjese te Rajesonit ne votimet e janar marsit 1992 Shqiperia humbi sovranitetin qe ju dhurua falas Amerikes dhe kjo nuk eshte nje gje kritikueshme.
    .
    Pra te gjithe ambasdoret amerikane duhet te quhen Governore Reale te Shqiperise.
    .
    Por a e kane kryer mire punen keto Governore ?…PERGJIGJA ESHTE JO E PRERE..
    .Spjegimi ?? BERISHA duhej te ishte ne burg nqs nderkombetaret amerika dhe europa te ishin treguar vetem 1 % TE SINQERTE
    .
    Po marr rastin me flagrant qe dhe drejtesia amerikane duhet te Vetingun ne shqiperi per keto governore qe jane pjese e politikes me sakte koka e saj.
    .
    Dihet qe ne Gerdec u vrane 26 skllever dhe ishte biznes kriminal i familjes berishes (djali dhe baxhanaku ishin qehallare).
    .
    Midis te tjerave Gjeneral Luan Hoxha ben kallxim te ambasdori amerikan
    qe eshte kercenuar me jete nga shkelzen berisha dhe i ka thene qe do ta bej si Kosta Trebickes.
    .
    Cudia ndodhi kur ambasada amerikane ne vend te akuzonte Shkelzenin si Terrorist paisi me vize gjeneral Hoxhen qe ishte i denuar nga drejtesia shqiptare?
    .
    LIND PYETJA?
    A DUHET TE AKUZOHET DHE ARRESTOHET KY AMBASADOR ( DHE KUSHDO E ESHTE PAS TIJ NE WDC)
    QE FSHEHU KRIMIN E SHKELZEN BERISHES DHE NE TE NJEJTEN KOHE
    POSHTROI DREJTESINE SHQIPTARE UDKE SHKELUR DUKE SHKELUR DHE LIGJET AMERIKANE ?
    .
    ABSLUTISHT SHTETI AMERIKAN DHE AI SHQIPTAR DUHET TE HAPIN KETE DOSJE TE KRIMEVE ME KOLLARE…….DHE KETE BEDRI ISLAMI NUK BYTHE TA THOTE…

    Pra sot nuk eshte problemi i Tahirit qe jam dakort te denohet 10-fish per gabimet e tij…gjithmone nese provohen por kjo nuk shpeton nga denimi berishizmin si doktrine dhe burgosja e Sali Qenit per veprat kriminale
    te tradhetise,
    vrasjes me paramendim
    ,shkaterrimin e shtetit
    dhe perdhosjen e dinjitetit shqiptar.
    1-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel ne inskenimin 2 prillit 1991,me prishjen e qeverise stabilitetit dhe pjesmarrjen e denueshme te ambasdorit amerikan Rajerson ne votimet e 1992 per te cilen shteti amerikan duhet ti kerkoje falje shqiptareve dhe per kete veprim ilegal te Rajersonit por dhe gradimin qe i beri Sali qenit.
    2-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet i merret i pandehur si kriminel per masakren e sheshit skenderbej 1996,me luften civile te 1997,dhe me pucin e shtetit te 14 shtatorit 1998.Perseri segmente jo te sinqerta te dipllomacise amerikane duhet ti kerkojne falje shqiptareve sepse ne vend qe te kerkohej zbatimi i ligjit per krimin shteteror te pucit shtetit nga Sali Qeni “merret ne pyetje” brenda mureve te ambasades nga nje prokurore amerikane.Pra ne kete rast jane perseri dipllomate amerikane qe jo vetem shkelen ligjin por dhe mbrojten nje kriminel qe ka parametrat e Agusto Pinocetit.
    3-I pandehuri Sali Qen Berisha duhet te merret i pandehur si kriminel per holokaustin e Gerdecit,vazhdoi me masakren fashiste te 21 janarit dhe vjedhja me llereperveshurin ne krye te bashkise Tiranes dhe duke i quajtur 2 kriminele njerin burre shteti dhe tjetrin yll ne qitje.
    Jane dhe shume akte terrori dhe tradheti te thelle antikombetare ku me kryesoret jane ne vazhdim:
    4–Tradhetia kombetare me Janullatosin.
    5–Tradhetia kombetare me varrezat greke
    6–Tradhetia kombetare me detin Jon
    7–Tradhetia kombetare me naften e Milloshevicit
    8–Tradhetia kombetare me sabotimin e UCK
    9–Akt terrorist ne zhdukjen e R.Hoxhes*****
    10-Akt terrorist ne genocidin ndaj Haklajve
    11-Akt terrorist ne vrasjen e F.Xhindit
    12-Akt terrorist ne vrasjen e k/komunarit Kukes
    13-Akt terrorist ne djegjen e oficerit shikut Durres
    14-Akt terrorist ne vrasjen kuliciane te K.Trebickes
    15-Akt terrorist ne egzekutimin mafjoz te gjyqtarit te Vlores
    16-Akt terrorist ne lincimin te Edi Rames
    17-Akt terrorist ne djegien te gazetes Koha jone 1997
    18-Vdekje misterioze e Gramoz Pashkos
    19-Vdekje misterioze e Pjeter Arbnorit
    20-Vdekje misterioze e Safet Zhulalit
    21-Vdekje misterioze e Ali Spahise
    22-Vdekje e pilotuar e gjyqtarit Xhelal Elezi*****
    23-Vdekje e pilotuar e doktorit Shik-ut Ylli Xhagjika*****
    24-Vdekje e pilotuar e zyrtarit Shik-ut Pirro Visari*****
    25-Vdekje e pilotuar e prokurorit Xhevat Hana*****
    26-Vrasje e pilotuar e Azem Hajdarit
    27-Vrasje e pilotuar e Sokol Olldashit
    28-Krim ekonomik me rrugen e Kombit
    29-Krim ekonomik me Albetrolin
    30-Krim ekonomik me Kromin
    31-Krim ekonomik me Albetrolin
    32-Krim ekonomik me shitjen e h/centraleve
    33-Krim ekonomik me borxhin e jashtem mbi 67%
    34-Krim ekonomik me super drogen e Lazaratit
    35….vazhdon rromani i krimeve
    ….
    pra zoti Bedri le te filloje Vetingu…
    ME AMBASDORIN QE FSHEHU KRIMIN

    E SHKELZEN BERISHES PER KERCENIMIN E

    GJENERALIT DHE NE TE NJEJTEN KOHE
    .
    POSHTROI DREJTESINE SHQIPTARE DUKE
    .
    . SHKELUR DUKE SHKELUR DHE LIGJET

    AMERIKANE…

    Reply to this comment
  9. agroni October 18, 17:06

    po pasuria e deputeteve si justifikohet ?

    Reply to this comment
  10. Ylli October 18, 23:28

    Samirit nuk i dalin 20 milion € per fushate ,thote nje nga kriminelet oooo legen krenar Bedri Bedriu.
    O turp o pis o legen o palaco.Vetem Saimiri ka ofruar 20 milion € per fushate.Po ministrat e tjere sa kane ofruar.??? Vete Rama o Bedri ,nuk pyeti nje here te vetme nga vine keto para.?? Ju si gazetare ,nuk ju beri cudi qindrat e milionave € te hedhura ne fushaten e fundit.??? Ndersa flisni per nje Parti Europiane si PS ,nuk ju ben pershtypje futja ne parlament e krimineleve dhe berja kryetar bashkie e perdhunuesve.Te gjitha keto nga forca qe ju i keni shitur shpirtin dhe bythen.
    Vetem per Gerdecin flisni ,sa here plasin skandalet.E keni bere si viti 1938 ,me te cilin bente krahasimin Enveri.Edhe ne 1990 PPSH ,krahasohej me 1938 ????Populli nuk nxorri ne opozite PD ,qe ju te lini kokrren e namit duke shitur droge.Jeni kthyer ne legena duke shkruar traplleqe dhe idiotesira.
    Kemi nje minister te brendeshem qe nxjerr 5 milion € ne muaj per kater vjet nga droga.Kemi prap nje minister te brendeshem qe i vellai eshte trafikant me nam narkotikesh.Dhe pergjigja e ministrit Xhafa kur ja kujtojne eshte epike….cme duhet mua ,vella e kam.!?!,!?!?.
    Per nje gje me behet qejfi.Me keto ngjarje ,Edi Rama ju katandisi ashtu sic jeni ne te vertete ….LEGENA.Sa me shume mbroni pisllekun qeveritar ,aq me qesharak katandiseni.
    Po me e bukura eshte kur flet Bedriu per Vetting.?!?!? Nje komunist e mendon Vettingun sikur Mao Ce Duni beri Revolucionin Kulturor Kinez.

    Reply to this comment
    • Gopi Satemja October 20, 01:11

      TI NUK JE YLL POR NJE HALE E SALI KARAXHICIT

      Ti je nje hor qe ben hore edhe vete horllekun !
      Bedri Islami eshte Ylli i gazetarise, atdhetarise e demokracise shqiptare .
      Ato sharjet prej rrugaci berishist coja babait tend ideor e shpirteror….

      Reply to this comment
  11. Lili October 19, 07:58

    Deri kur do te shfjasoni politikanet tuaj me «  ata tjeret nuk ishin te mire » ky eshte niveli juaj? …nuk bane aq krime sa ata?
    Pffff
    Pak eshte fshisa per auret e Shqiperise.
    Duhet nje tsunami qe te pastrohen edhe nga njereze si ju,po po si edhe ju qe jeni krahu i djathte ne ndihmen qe edhe te juat mos te ndryshojne asgje spse » nuk jane aq te keq sa ato tjeret »
    Pfff…per nivelin e arsyetimit…

    Reply to this comment
  12. feimi October 19, 17:40

    Eshte per tu habitur se ministri i “permrenshem” i Sales edhe pse ka lidhje me njerez te fuqishem ne ish UDB dhe ne kohen e tij nuk u be asnje nderhyrje kunder kanabisin..ne te kunderten veprohet per Tahirin

    …PRA KESAJ I THONE

    IK O TAHIR ME RAMEN
    .
    HAJDE O LUL KRIMINELI ME SPIUN NOKEN

    ………………………….
    Per shembull;

    A eshte normale te emrohej nga saliserbi ministri i mbrendshem Flamut Noka qe eshte nipi i nje gjenerali te UDB nga me antishqiptaret ?

    A eshte normale qe dhe sot Flamut Noka eshte nenkryetari i sigurise kombetare me kryetar spartak BRAHO qe me shume eshte i semure se ne pune dhe ka lene te pare NIPIN E GJENERALIT myrteza zhvinki

    ————————

    Pra me qarte perse shoqeria civile ,mediat dhe gazeta Dita nuk i shkon deri ne fund spiunit Feim Murati ( Flamur Noka) qe eshte derivat i gupit kriminal bash berishe.

    Perse nuk kerkohet arrestimi ne flagarance i Flamur Nokes por jepen keto material te para 70 vjeteve ku ramiz alia me biciklete ne kalane e beratit qenjka bere James bondi i ketij anastagjarperit qe sic duket edhet njeri pa identitet kombetar.

    Kush eshte kryetari i sotem reali I sigurise kombetare te ligjevenesve se spartak brahos i ka rene DAMLLAJA ???

    Flamur Noka theu kufirin komunist shqiptar (në vitin 1991?!) dhe hyri në territorin e ish Jugosllavisë, duke rrezikuar jetën e tij! Kjo gjë dhe ky fakt nuk i kishte shkuar kurrë në mendje Flamur Nokës, si në kohën që e bëri aktin e arratisjes, por as edhe sot që u zbulua se çfarë ka bërë 25 vjet më parë. Dhe kur e bëri këtë kalim të paligjshëm të kufirit?! Pikërisht kur Berisha kishte marrë frenat e të ashtuquajturës “opozitë”, dhe që me ditë pritej të bëhej President i Republikës së Shqipërisë, republikë të cilën më pas, “de facto”, e bëri pjesë të pandashme dhe të influencuar në çdo aspekt të jetës prej Serbisë.
    Foli i pari Berisha, sepse plaga kanceroze e fenomenit “Noka”, nxjerr infeksionin e rëndë kundërshqiptar të Berishës, zbulon të qënurit e tij agjent potent serb, hedh dritë mbi arsyet e vërteta pse Berisha e bëri Flamur Nokën ministër të Brendshëm në qeverinë e tij të viteve 2009-2013, për cilat qëllime dhe me çfarë urdhri.
    Fenomeni “Noka” e tmerron Berishën, e ka lënë pa gjumë atë, duke nxjerrë kështu në shesh qëllimin e vërtetë se përse ky person organizoi 2 prillin e 1991 ku vrau 4 shqiptarë në Shkodër, pse bëri thyerjen e embargos së OKB për furnizimin me naftë dhe me armë të Serbisë, e cila kryente gjenocid në Bosnjë dhe më pas Kosovë, pse bëri 26 dhe 28 majin 1996, përse hapi depot e armëve dhe nxiti luftën civile me 7000 të vrarë e qindra të tjerë të gjymtuar në vitin 1997, pse bëri grushtin e shtetit në 1998, pse vrau mbi 26 veta dhe gjymtoi dhjetëra të tjerë në Gërdec, pse vrau 4 qytetarë të pafajshëm në 21 janar 2011 etj.
    Ky vend nuk ka struktura të shtetit, nuk ka shërbim shtetëror informativ e nuk ka organ akuze. Ato janë vënë prej kohësh në shërbim të kryeagjentit të Serbisë Berisha, ndaj nuk kanë ndjeshmërinë më të vogël kombëtare, ligjore e morale për të mbrojtur dhe ruajtur Shqipërinë dhe shqiptarët, sigurinë e tyre kombëtare.
    Nëse do të kishim institucione serioze të shtetit, të pavarura prej agjenturës serbe e greke, Flamur Noka duhet të thirrej dhe të jepte shpjegime të hollësishme se çfarë lidhjesh familjare ka me ish-gjeneralin e UDB së Serbisë, tashmë në pension, Myrteza Zhvinki. Ky person është arratisur nga Kukësi në vitet 1955 në Serbi, së bashku me vëllain e tij. Ky i fundit, domethënë vëllai i Myrtezait, nuk pranoi të bëhej agjent i UDB, dhe sot e kësaj dite jeton së bashku me familjen e tij në Paris. Ndërsa Myrtezai u bë agjenti me famë të madhe i UDB, duke i ngjitur shkallët e karrierës me shpejtësi, duke marrë gradën më të lartë të gjeneralit. A është Flamur Noka nipi i Myrtezait nga ana e nënës së tij? Kur dhe pse nëna e Flamur Nokës dhe gjithë pjesëtarët e familjes së saj prindërore e ndërruan mbiemrin nga “Zhvinki”, e bënë “Murati”?!
    A është takuar Flamur Noka me dajon e tij Myrteza Zhvinki në Prizren kur “theu kufirin e shtetit komunist shqiptar”?!
    A është takuar dhe çfarë ka biseduar ai aty në Prizren në “izolim” me Rexhep Beçën, po një njeri i afërt i Flamur Nokës, i arratisur edhe ai në Serbi, dhe kolonel i UDB së Serbisë?!
    Çfarë porosish çoi dhe solli prej “izolimit” 40 ditor në Prizren, Flamur Noka për shefin e tij Sali Berisha?!
    Dhe më në fund, pse dhe për cilat “vlera” profesionale, intelektuale dhe kombëtare e bëri Sali Berisha ministër të Brendshëm të Shqipërisë Flamur Nokën në vitet 2009-2013?!

    Këto përgjigje presin shqiptarët prej Berishës dhe Nokës si dhe prej institucioneve të shtetit shqiptar, madje edhe prej kësaj mazhorance aktuale, e cila ose është vetë “e tredhur”, ose është e paaftë t’i qeverisë dhe t’i mbrojë shqiptarët dhe interesat kombëtare.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*