Vetingu do të kryhet nga ekspertët amerikanë dhe zyra juridike në Bruksel

August 19, 2016 13:58

Vetingu do të kryhet nga ekspertët amerikanë dhe zyra juridike në Bruksel

Ndërkombëtarët pranuan të tërhiqen sa i përket rolit të tyre në procesin e vetingut?

Sipas portalit 27.al megjithëse në kushtetutën e re roli i tyre është përcaktuar si asistues, në të vërtetë ata do të kujdesen për detajet e përgatitjes së infrastrukturës për këtë proces.

Burime zyrtare nga komisioni i reformës në drejtësi, i thanë 27.al se prokurorët shqiptarë që po përzgjidhen dhe do të kenë të drejtën ligjore për të kryer këtë proces, do të jenë të asistuar nga ekpertë të ShBA dhe BE.

Me pak fjalë, vetingu do të kryhet nga ekspertët e huaj, ndërkohë që do të marrë vulën e prokurorëve shqiptarë. Këta të fundit  janë përzgjedhur me shumë kujdes për të qenë në lartësinë e duhur – thotë ky portal.

Roli i ndërkombëtarëve në proçesin e vetingut ishte pjesa më e diskutuar e miratimit të reformës në drejtësi, kryesisht ditët e fundit në prag të miratimit në Kuvend të saj.

Pas shumë negociatash u gjet formula e duhur dhe reforma në drejtësi u miratua me votat e 140 deputetëve të Kuvendit.

Pati nga ata që nuk e votuan nenin për rolin e ndërkombëtarëve, por në një numër të papërfillshëm votash në Kuvend. Ndryshimet kushtetutese u votuan midis natës së 21 e 22 korrikut ndërsa shtatë ligjet e reformës në drejtësi nuk janë votuar ende.

Janë shtatë ligje që e bëjnë funksionale kushtetutën e re, të cilat pritet të votohen.

August 19, 2016 13:58
Komento

1 Koment

  1. perkthyesi August 19, 14:19

    Besimi mbetet dhe forcohet vetem ne se nderkombetaret e marrin ne dore kete situate delikate! Po ngeli ne doren e shqipove, na mori lumi! Shpresojme qe te huajt te mos shqiptarizohen!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*