Vetingu në Burgje: 130 policë burgjesh me precedentë penalë

February 5, 2018 13:05

Vetingu në Burgje: 130 policë burgjesh me precedentë penalë

Së paku 130 efektivë të policisë së Burgjeve rezultojnë me precedentë penalë.

Ministria e Drejtësisë dhe Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka kryer inspektimin dhe nga verifikimet ka rezultuar kjo shifër bëjnë të ditur burime nga ministria e Drejtësisë.

Verifikimi është bazuar në Nenin 17 pika 1/d i Ligjit nr. 10032 “Për Policinë e Burgjeve”, ku thuhet se një nga kriteret e përgjithshme për t’u pranuar në Policinë e Burgjeve është që personi të “mos jetë dënuar penalisht me vendim gjykate të formës së prerë”.

“Bazuar në verifikimin e kryer nga strukturat e Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve deri tani rezulton që rreth 130 persona janë me dënime penale” bëjnë me dije burime të kësaj ministrie

Ministria e Drejtësisë ndërmori procesin e verifikimit të pastërtisë së figurës së policëve të burgjeve  në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

a.s/dita

February 5, 2018 13:05
Komento

4 Komente

  1. Toger Lukashi February 5, 17:16

    Verifikojini dhe do rezultojne te rekeutuar nga LSI. LSI ka administruar ministrine e drejtesise dhe drejtorine e pergjithshme te burgjeve.

    Reply to this comment
  2. Ateisti February 5, 18:18

    Ja edhe bereqeti i Lesh e Lise , qe ka mbajtur per shume vjet postin e ministrit te Drejtesise , si me Berishen ,ashtu edhe me Edi Ramen ! Nga parti e lidere kriminele , nuk pritet asgje e mire per kete vend ! Vetingu duhet zbatuar me seriozitetin me te madh e me ndjenje te larte pergjegjesie , per ti shkuar deri ne fund .

    Reply to this comment
  3. ali February 5, 19:34

    Po Nazmi Demirxhiu i perjashtuar nga Policia e Burgjeve do drejtoj akoma forcat policore, apo dridhe like njehere me PD pastaj me LSI tani me Kastratin po me vone me cilen parti??????????????????

    Reply to this comment
  4. ali February 5, 19:36

    Po ata qe kane ndryshuar emrat dhe mbiemrat do verifikohen apo jane pershtatuar titullarit psh ISUFAJ a ka ne rradhet e policise

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*