Vetingu në polici/ Alibeaj: Çfarë ndodhi me Saimir Tahirin?

February 26, 2018 11:43

Vetingu në polici/ Alibeaj: Çfarë ndodhi me Saimir Tahirin?

Deputeti i Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj i ka shtruar disa pyetje, sot në Parlament, ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj lidhur me vetingun në Policinë e Shtetit.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj theksoi se vetingu në polici është diçka që duhet bërë, por është shprehur skeptik për punën e uniformave blu.

Duke iu referuar deklaratës së Xhafajt se vetingu në polici nuk do të tolerojë madje as pushtetarët e lidhur me krimin, Alibeaj përmendi rastin e Saimir Tahirit.

“Dëgjuam ministrin e Brendshëm të na prediktonte që pasi të ndodhte vetingu në polici, krimi nuk do të gjente vend ku të futej, se s’do të kishte imunitet për asnjë politikan, të majtë apo të djathtë të lidhur me krimin.

Çfarë ke bërë për familjet kriminale? Ke kapur ndonjë? Çfarë ke bërë për 4 klanet mafioze? Ku janë? Tre drejtues të lartë, të arratisur, policë, ku janë? Nezar Seiti, ku vajti filli? E meqë the për punën e imunitetit që nuk do të bëjë asnjë diskriminim majtas apo djathtas, deputetë të lidhur me krimin, çfarë qëndrimi mbajte ti për Saimir Tahirin? Ky është rasti për të treguar sa i mallëngjyer je për vetingun në polici. U duk madje fare qartë qëndrimi që mbajte. I quajte disa nga opozitarët mirëkuptues, disa të tjerë të ligj se të thamë ca të vërteta. Pyetja e parë është a duhet bërë vetingu në polici? Për këtë nuk ka asnjë lloj diskutimi.

Policia ajo e cila kapërdiset brenda Unazës së Tiranës, është kthyer në një agjente tatimore që gjobit drejtuesit e automjeteve. Çfarë është Policia e Shtetit sot? Është imazhi i një Audi AA 003 GB me pasagjer qeveritar  që shpërthen çdo postbllok policor.

Vetingu duhet bërë, po kush ta bëjë? Ta bëjë Edi Rama, arkitekti i gjithë kësaj katrahure? Ta bëjë Saimir Tahiri? I pari që do të duhet të kishte kaluar vetingun duhet të ishte ai, duke i hequr imunitetin. Ministër i Brendshëm, do ta bësh ti? Ti që krijove katrahurën e vetingut gjyqësor, produktin e të cilëve e pamë se çfarë ishte? Ringjalle dhe njëherë fantazmat e diktaturës. Pavarësisht kontributit që ju dhamë në Komisionin e Ligjeve dhe për shkak të nevojës që ka vendi sot, jeni lidhur dhe jeni marrë peng.”

s.a/dita

 

February 26, 2018 11:43
Komento

3 Komente

  1. Gopisti February 26, 11:55

    Diskuton ky nipi i kryekriminelit te zones , qe vrau keshilletaret e Hekalit, ky , qe jo veten deputet sduhet te ishte, por kur te guxonte te fliste, ti thuhej mbylle ate hale. E cfare kerkon ky per Tahirin, kur PS -ja ja dha hetuesise dhe e hoqi nga te gjithe funksionet , mos duhet te arrestohet e te denohet pa hetim e gjykim. Ky dhe deputete si ky jane monstra.

    Reply to this comment
    • spata February 26, 16:10

      Po si te jet ndryshe z. Gopisti . Pd mblodhi, ne gjith Shqiperin, genin me bastard qe ka njohur kjo toke .

      Reply to this comment
  2. Gregor February 26, 18:03

    Nje nga familjet kriminale eshte jotja o nipi i Kryekriminelit Isa Toska. Vellai yt po perdor sapunin ne burgjet e BE sepse ja kane shkaterruar vjaskat e sumes. Trafikant herorine dhe armesh dhe ti bajge me flet per lidhje te politikes me krimin

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*