Vetingu nuk ka skualifikuar asnjë “Derr të Kënaqur”

December 9, 2017 12:43

Vetingu nuk ka skualifikuar asnjë “Derr të Kënaqur”

Vetingun e shkretë,
shumë e kemi pritur,
por nga përfundimet,
jemi të habitur!

Të gjithë po kalojnë,
në një sitë të hollë,
po gjer sot asnjë,
nuk ka dalë me njollë!

Thonë se gjithë sistemi,
është i korruptuar,
po gjer sot asnjë,
s’është skualifikuar!

Për të gjithë do bëhej,
hetim i thelluar,
për të parë-paratë,
si i kanë fituar?!.

Super e përpiktë,
do kishin balancën,
për të parë paratë,
edhe performancën!

Na takon të jemi,
vërtet të zhgënjyer,
se kanë dalë të pastër,
emra të urryer!

Me hapin e breshkës,
vetingu ka ecur,
po prapë asnjë peshk,
në rrjeta s’ka ngecur!

Mbas kësaj s’i lot,
as topi i Aliut,
jo të bëhet fjalë,
për vrimën e miut!

Prapë padrejtësi,
do të ketë mes nesh,
nëse prostituta,
shpallet virgjëreshë!

Sokrati i Varfër,
do bëhet më keq,
Derrin e Kënaqur,
nëse sot s’e heq!

Tani për tani,
si po duken bathët,
për gjithë drejtësinë,
shumë larg duken Pashkët!

Arben Duka

December 9, 2017 12:43
Komento

6 Komente

  1. Tartufi December 9, 13:41

    Ngele nje hajvan
    ngele bejdexhi
    nga nje dore kopukesh
    kerkon drejtesi.

    Reply to this comment
  2. Kris 1 December 10, 00:57

    Fajin e ka Luli dhe Saliu Edvin shakaxhiu perpiqet te jete vettking ne krye te nje qeverie nomade

    Reply to this comment
  3. tomsojeri December 10, 12:29

    Ke te drejt Ivan ,ksi plehrash mbajn gjall akoma plehrat e kta kan zen per gryke shqiptaret ! Jan kta qe sdo len kte vend te bej hajer ,qe kan lekur te trash ,te shitur,te dhjer e te permjer ! Jan kta qe shohin ATA, qe po tallen me ne e qe hedhin “meze” t’ ju shkojn jarget shqiptareve qe po ngopen me lug te zbrazet ! …..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*