Vetingu nuk prek pavarësinë, Macovei: Do të jetë i përkohshëm

July 14, 2016 15:20

Vetingu nuk prek pavarësinë, Macovei: Do të jetë i përkohshëm

Drejtuesja e Delegacionit të Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit Shqipëri-BE, Monica Macovei e konsideron të një rëndësie kyçe reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit, me argumentin se një drejtësi e pastër, mban të tillë të gjithë shoqërinë e forcon sundimin e ligjit.

Në një intervistë për “DW”, eurodeputetja sqaron se pikerisht këtij qëllimi i shërben vetingu, pastrimit të drejtësisë.

“Ka pasur shumë punë deri më tani në nivelin teorik, së bashku me opozitën e shoqërinë civile, por implementimi, mesa kemi vënë re është faza më e vështirë”, thotë Macovei. Kemi ardhur në një nga pikat e fundit të legjislacionit para futjes në fuqi të reformës, pikërisht tek vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve. Duke kujtuar se tashmë është mbërritur në njërën prej pikave të fundit të legjislacionit para futjes në fuqi të reformës, pikërisht tek vetingu i gjykatësve dhe prokurorëve, eurodeputetja percjell bindjen e saj se situata mund te zhbllokohet.

“Po flasim për pak vota që mungojnë deri më 21 korrik, kur qeveria duhet të çojë ligjin në parlament”, është komenti i zyrtares europiane. “Me propozimin e percjellë nga Viktoria Nuland, kanë qenë të gjithë dakord në BE: një komision për gykatësit dhe prokurorët, i cili të shikojë tre aspekte: të pyesë kandidatët për të justifikuar pasuritë dhe paratë ne llogarite e tyre bankare. Do të shikojë lidhjet politike e po kështu nëse ka lidhje të natyrës kriminale. Kjo është më shumë rëndësi të bëhet, këmbëngul Macovei, e cila nuk sheh arsye për shqetësimin e opozitës dhe kompetencat kushtetuese që iu jepen ndërkombëtarëve.

“Nuk e di pse iu referohen kompetencave kushtetuese. Sepse, kur të vijë koha e vërtetë, për vetingun flas, ai bëhet njëherë, pra ai mund të marrë, nuk e di sa kohë, pak muaj, një vit, pastaj mbaron, është “finished”. Ju keni pas kësaj gjykatës e prokurorë që fillojnë punën, me pavarësinë e plotë, emërimin e përhershëm e të tjera. Është logjike. Juva ua jepni të gjitha garancitë, atyre që i keni verifikuar. Kjo ndodh edhe në perëndim, ju kaloni stade të ndryshme testimi të integritetit”, u shpreh Macovei.

Macovei e konsideron si plotësisht të justifikuar që në këtë proces të ketë ekspertë shqiptarë, por po ashtu asistencë dhe monitorim të ndërkombëtarëve. Sepse do të jenë njerëz me eksperiencë në reformën e drejtësisë dhe përzgjedhjen e gjykatësve dhe prokurorëve nga vende të ndryshme anëtare, nga Holanda, Franca, Italia, Gjermania, SHBA, apo Komisioni Europian. Pra që të refuzosh ekspertizën e njerëzve që dinë si ta bëjë këtë, thote ajo, është e pajustifikueshme.

July 14, 2016 15:20
Komento

5 Komente

  1. anticensurë 25642654 July 14, 16:12

    vlersimi dhe jo vetingu o ndyrësira!!

    Reply to this comment
  2. K.P. July 14, 16:25

    Nje gje nuk kupton Zonja e Nderuar, sepse Plakut Mere I merren mende, se e di ke ka ne krye qe e mbron nga cdo gjemb qe I futet ne kembe…ehhhh kjo politika, shum e e thelle paska qene. Kuptohet, ju jeni kaq te zgjuar, kush do ti hikin gjithe ato te mira. Shkelzeni, I biri I “Mbretit”, salih, festoi nje ditelindje 100 mije euro. Kush festoon me kaq para? Nje martese ne Amerike nuk shkon kaq….po ben qef me leket e Gerdecit, me gjakun e femijeve te vrare. Turp o Salih….parandaj e ke dasht dhe e do pushtetin.. qe te vesh miljona, ku I more ato para qe ndertove ne gjirin e Lalzit keshtjellen o Sali, pse hiqesh me katolik se Papa, si njeri I thjeshte.. heheee vetem burg per ty o kriminel, pastaj do vije Qytetari digital e do ti japi te dhenat ne biruce, o kriminel, hajdute Lulzim-eja, rruga e kombit 300 miljon euro, sa here duhet te shkoje ne gjygj semuret I shkleti nga fyti….hahaaaa, Keshtu e meson Balla, Kryeprokurori… verpo keshtu derisa te kaloje Staue of Limitation….O Popull ngrihu ne 21 Korrik perpara Parlamentit derisa te aprovohet Reforma, nese nuk aprovohet, qe eshte shansi I fundit I Shqiperise e I shqiptareve, do te mbeteni te IZOLUAR, nga Bota, USA, EU, si ne kohen e Xh. Enver. Ngrihu per hir te femijeve tuaj. USA and EU nuk gabojne cfar bejne. Saliu eshte ai qe po perpelitet ne grahmat e fundit sebashku me pjellen jashte martesore, Lulzimen, e sebashku me kryehajdutin META.

    Reply to this comment
  3. KORCARI July 14, 16:35

    E kane bastarduar fare Gjuhen Shqipe, jo veting jo startim , MJAFT E SHKATERRUAT GJUHEN SHQIPE me fjale te huaja. KEMI FJALET SHQIPE.

    Reply to this comment
  4. TLN July 14, 16:39

    Nqs nuk flitet per ti dhene ndonje cope det Greqise apo per ti dhene Fazllicit hyrje te lire ne Keshillin Kombetar te Sigurise atehere Berisha-Basha jane shume te ndjeshem per sovranitetin e shtetit shqiptar.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*