Vetingu po gjykon vetëm majën e ajsbergut!

July 26, 2018 19:37

Vetingu po gjykon vetëm majën e ajsbergut!

Zotërinjtë gjykatës,
edhe prokurorë,
kanë kohë që s’flenë,
as tri-katër orë!

Me hallin e tyre,
solidar nuk jam,
që gjumin e natës,
e bënë harram!

Në gjithë këto vite,
bënë zullume shumë,
me mijëra shqiptarë,
kanë lënë pa gjumë!

Nga ata picirin,
ka parë Shqipëria,
se ata kanë qenë,
vetë padrejtësia!

Ata na kanë sjellë,
dëme të mëdha,
kur çdo Vendim Gjyqi,
blihej me para!

Dhe çdo ordiner,
me vete mendonte,
mbretëri e tyre,
kurrë s’do mbaronte!.

Kurrë s’e mendonin,
pisat këtë ditë,
kur do të kalonin,
në të hollën sitë!

Nga e holla sitë,
do vinin skartimet,
dhe duke hetuar,
veç vetëdeklarimet!

Se kanë fshehur shumë,
një gjë që kuptohet,
parja dhe gjynahet,
kurrë nuk tregohet!

S’është kollaj të ecësh,
në gjurmët e lekut,
në dosje është vetëm,
majë e ajsbergut!

Them se janë të rreme,
shumë vetëdeklarime,
gjë që pasqyrohet,
edhe në Vendime!

Them se do shpëtojnë,
nga Vetingu plot,
dhe asnjë për be,
nuk do digjet kot!

Me aq sa na thanë,
na kanë vuvosur,
po para e fshehur,
edhe e murosur!

Veç tri ditë zgjasin,
turpi dhe çudia,
ama-për gjithë jetën,
është pasuria!

Nga sistemi ikin,
kjo është siguri,
ama pasurinë,
nuk u’a prek njeri!

Mjafton për tri breza,
se nuk ka të sosur,
sepse asnjë ligj,
nuk është i përsosur!

E gjithë paraja,
që s’justifikohet,
duhet me patjetër,
të sekuestrohet!

Po një erë e mbarë,
fryn në Shqipëri,
sepse të mërzitur,
nuk kam parë njeri!

Flasin që të gjithë,
pa frikë e pa ndrojtje,
dhe asnjë hajdut,
nuk është marrë në mbrojtje!

Grupet e Vetingut,
le të bëjnë namin,
ky operacion,
do shpëtojë Vatanin!

A.DUKA

July 26, 2018 19:37
Komento

2 Komente

  1. raqi July 26, 20:44

    Z.Duka si gjithnje
    Fantastik,,,,

    Reply to this comment
  2. Kaltra July 27, 11:03

    Nga pena jote e artë ishalla në realitet zotëri!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*