Vetingu, të martën seanca e jashtëzakonshme për miratimin e pr/ligjit

August 29, 2016 12:36

Vetingu, të martën seanca e jashtëzakonshme për miratimin e pr/ligjit

Kuvendi mblidhet të martën, ora 17:00, në seancën e jashtëzakonshme plenare për të shqyrtuar dhe miratuar pr/ligjin “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i njohur ndryshe si vetingu.

Miratimi i këtij pr/ligji kërkon shumicë të cilësuar votash, 3/5-n e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Rendi i punimeve të seancës së nesërme parashikon që fillimisht të shprehet relatori i komisionit të posaçëm të reformës në drejtësi për ligjin në fjalë, ndërsa më pas diskutimet do të vijojnë në emër të grupeve.

Më 23 gusht komisioni i posaçëm i reformës në drejtësi miratoi pr/ligjin “për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, vetëm me votat e maxhorancës së majtë. Opozita, e cila paraqiti 47 amendamente për pjesën më të madhe të neneve të këtij drafti, nuk mori pjesë në votim, në shenjë kundërshtimi ndaj mosmarrjes parasysh të vërejtjeve dhe propozimeve të saj, duke deklaruar se pr/ligji i miratuar paraqet “një devijim të rëndë të dispozitave kushtetuese”.

Që në fillim të diskutimit të këtij pr/ligji, një nga më të rëndësishmit e reformës në drejtësi, PD u shpreh kundër. Ajo paraqiti një material voluminoz me vërejtje të shumta, ndaj pr/ligjit në fjalë, i hartuar me asistencën e ekspertëve ndërkombëtarë të EURALIUS-it dhe OPDAT-it.

Këta të fundit pranuan disa nga propozimet e bëra, por konstatuan se dallimet ishin të forta, duke nënvizuar katër parimet thelbësore për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, të konsideruara të domosdoshme për angazhimin në këtë proces të BE-se me fonde dhe ekspertizë.

August 29, 2016 12:36
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*