Vetmia, “simptoma” tjetër e COVID-19?/ ‘Distancimi shoqëror’ s’do të thotë të humbasësh lidhjen njerëzore

March 25, 2020 18:08

Vetmia, “simptoma” tjetër e COVID-19?/ ‘Distancimi shoqëror’ s’do të thotë të humbasësh lidhjen njerëzore

Pandemia e koronavirusit është quajtur ndryshe dhe “pandemia e vetmisë“ pasi ka detyruar tanimë më shumë se një të tretën e të gjithë botës të izolohet në shtëpi, të distancuar nga jeta e tyre sociale. Por ky distancim fizik nuk duhet shndërruar në një distancim social, shprehen ekspertët, pasi vetmia, shkakton shumë dëme, psikologjike dhe fizike.

Ne jemi kafshë sociale me një nevojë për përkatësi që është e fuqishme dhe primitive. Rrënjët e kësaj nevoje datojnë që në parahistorinë tonë si mjete mbijetese. Lidhja sociale nuk është vetëm një komponent motivues i bashkëpunimit; është motori kryesor i trurit. Truri ynë ka evoluar të jetë social, duke vlerësuar vazhdimisht atë që të tjerët mund të mendojnë ose ndjejnë, si po reagojnë tek ne, nëse ndihemi të sigurt me ta, dhe nëse ata ndjehen të sigurt me ne. Për shkak të kësaj nevoje parësore për lidhje, truri ynë reagon negativisht kur ndjehemi të izoluar ose të përjashtuar, shprehet neurologët.

Kështu, është e rëndësishme që këto ditë izolimi të sigurohemi për lidhjet tona sociale, duke mos u vet-përjashtuar. Këto janë disa këshilla:

Mbani kanalet tuaja të komunikimit të pasur me informacion. Nëse komunikimi juaj social bëhet i vakët, rriten gjasat që të ndiheni apo të bëni dikë tjetër të ndihet i përjashtuar. Kështu, herën tjetër që komunikoni me shoqërinë, familjen apo kolegët e punës, sigurohuni që të mos ta mbyllni shpejt bisedën, por pasurojeni sa më shumë atë, shkruan Forbes.

Kujdesuni për intonacionit me të cilin i drejtoheni të tjerëve. Në jetën reale është shumë më e thjeshtë të komunikohet nëpërmjet gjuhës së trupit, pasi xhestikulaioni dhe mimikulacioni është lehtësisht i dallueshëm. Por kur komunikohet me mesazhe zanore, këto aspekte nuk qartësohen, ndaj, duke përdorur intonacionin mund t’i jepni një kontekst më pozitiv fjalëve që thoni; dhe kushdo ka nevojë për pak pozitivitet këto kohë.

Mbi të gjitha, mos harroni: Kjo është një situatë e përkohshme! Mos lejoni që komunikimi nëpërmjet rrjeteve sociale të bëhet normë e zakonshme e përditshmërisë suaj, kur kjo e fundit t’i kthehet normalitetit. Gjithmonë është shumë e rëndësishme që një pjesë të mirë të komunikimit dhe socializmit që ju bëni me njerëzit e tjerë të jetë në formën klasike, atë të drejtpërdrejtë. / scan

 

l.h/ dita

March 25, 2020 18:08
Komento

1 Koment

  1. Eshte momenti per te qen Kreativ psh.- Un & Vetmia { Titulli Ditarit } March 25, 21:23

    Eshte e vertete kjo qe thuhet mbi Vetmine .
    Jeta jon tashme ka ndryshuar , ne aspektin e lirise
    Ne eshte impunuar izolimi .

    Dikush kerkon t’na vere ne Prove .

    Jetojme epoken e ndryshimive te pavullneteshme ,
    ne kushte ku siguria per jeten varet gjithmojne ,
    nga qendrimi personal ,sa e si ne e vleresojme ate .

    Rrespekti duhet te jet ne cdo rast .-( element qe ndikon pozitivishte ne jeten tone ne cdo situate )

    Jetojme ne nji situate ndryhe me t cilen duhet te biem

    ne ujdi me vehte tone ,ta praojme si t qene

    .(i thuhet ne Aglisht ?

    *Stay Home*

    te izoluar perballemi natyrishte me produktt tij ,
    i stres- frust – qe shpesh stimulohen edhe nga padurimi jon .

    Gjate dites un personalishte e kam me te lehte .
    Lexoj,navigoj ,shkruaj fragmentin me te bukur te dites ne Ditare ,

    natyrishte nji gote pran me ver ,birr ,raki os wisky ,
    etj sdo me shqetesonte aspak .
    Ne kemi kohe mjaft diten edhe te mendojme retro ,
    kujtimet me te bukura te jetes tone ,ato me pikantet ,
    duke stimuluar hormonet e lumturtise brenda nesh ,

    Ose gjeja me e bukur me largu shtresin e dini kush eshte ?

    Lojrat .Me Letra ose cdo lloj loje tjeter .
    Pse jo piktura .

    Naten behet pak e veshtire flas per vete ,por ja ,
    me pak fantazi ne gjejme menyrat me te mira si
    mos te lejojme Stresin Frustimin te na vere Poshte
    por notojme siper gjithmone …

    Pra ja ,shkembeni me njeri tjetrin ditaret e dites ,
    si e ke kaluar diten me miqte te afermit
    sa kendshem duke tentuar gjithmone e me shume ti afrohemi e ndjejme
    ate thenjen Home sweet Home 😉

    klm te gjithe …
    ishte nji tip imi ne kushte rrethimi si te miqesohemi me vetmine ,
    qe sigurishte secili nga ju ka te vtn .metoden e vete si e kalon diten …
    pra le te shkembejme idee

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim