“Veto” dardane për mbarë ilirët!

March 2, 2018 12:00

“Veto” dardane për mbarë ilirët!

Artan Xh.Duka

“Karrotë” për njërin, “shkop” për tjetrin!

Pavarësisht retorikave të BE, bie në sy favorizimi i shteteve sllave në raport me shqiptarët në rrugëtimin europian të rajonit drejt tij. E ky nuk është kompleks viktime prej 1913 por kompleks perëndimor që ndërkohë që Serbisë e Malit të Zi i mundëson negocimin e kapitujve duke lënë për në fund përmbushjen e “vijave të kuqe”, për shqiptarët “vijat e kuqe” bëhen kushte për hapje negociatash apo akoma më zhgënjyese, lëvizjen e lirë që kosovarët e kishin edhe gjatë Luftës së Ftohtë.

E megjithatë, ndërkohë që për Shqipërinë këto kushte (reformat, lufta ndaj krimit të organizuar etj) ia vlejnë se ndikojnë në jetën e qytetarit e përshpejtojnë integrimin në BE, për Kosovën “vijat e kuqe” (kufiri problematik me Malin e Zi, normalizimi i marrëdhënieve me Sërbinë, Gjykata Speciale etj), ndërsa provokojnë dinjitetin e Kosovës, janë direkt në favor të fqinjëve sllavë sikurse heqin edhe pengesat për integrimin e tyre në BE (me bumerangun e vetos më pas) .

Nga BE pritet i njëjti kut në rajon dhe shteti ligjor, krimi i organizuar, reformat etj, janë aktuale për mbarë rajonin e më gjerë dhe faktori shqiptar nuk ka pse etiketohet posaçërisht sikundër kreu i KE deklaroi pas vizitës në rajon. Mbi të gjitha luftëra nuk kemi bërë.

E nëse sot BE skandalizohet me gjendjen dhe po vë dorë (reforma në drejtësi), kjo ngre pikëpyetje qoftë rreth mosveprimit në tre dekada, beniaminëve apo mosdistancimit ndaj protagonistëve të tranzicionit dramatik.

Fat ndaj fatalitetit!

Kosovës sot i kërkohet të zgjidhë kufirin me Malin e Zi e normalizojë marrëdhëniet me Serbinë (lexo: lëshojë më tej). E ndërsa kjo favorizon fqinjët drejt BE, Kosova sërish mbetet në fund me ndryshimin se Serbia e Mali Zi kanë në dorë edhe veton si shtete të BE ndaj saj.

Kosova e Shqipëria nuk kanë garanci për pranim dinjitoz në BE me Sërbinë para tyre atje. Sot Kosova ka fatin ta shmangë këtë fatalitet duke vënë “veton” për normalizim real të marrëdhënieve me Serbinë. Serbia në BE, sikurse Greqia deri tani, nuk do të ngurrojë të përmendë veton ndaj shqiptarëve në rajon. Është po ai mentalitet e doktrinë sa kohë nuk kërkon ndjesë për gjenocidin, pengon njohjen e Kosovës si shtet, trazon veriun e saj etj.

Nëse Serbisë i duhet “kali” i normalizimit për të hedhur “lumin” e BE, atëherë ajo duhet të njohë zyrtarisht Kosovën si shtet, të ndryshojë Kushtetutën, të kërkojë ndjesë e dëmshpërblejë për krimet në Kosovë, të njohë reciprocitetin mes veriut të Kosovës dhe jugut shqiptar në Serbi, respektojë minoritetin shqiptar në Serbi, të firmosë një traktat paqeje me garant BE me premtimin solemn se veto e saj nuk do të përdoret kundër Kosovës etj.

Normalizimi i marrëdhënieve nuk është apriori kompromis reciprok mes të barabartëve. Më 1913 Perandoria Otomane, bashkë me luftën, humbi dhe “gojën” dhe sllavët e grekët në rajon, duke spekuluar me historinë, cenuan të drejtat historike të shqiptarëve në rajon. Si palë e humbur, Serbia bashkë me luftën humbi edhe të drejtën për të patur “gojë” sot. Por, ndryshe nga 1913, shqiptarët nuk po trillojnë pretendime por po parashtrojnë të drejta historike që nuk ka pse negociohen me askënd, aq më tepër me humbësit. Nëse Serbia e do vërtet integrimin në BE, kushtet e Kosovës nuk janë “provokacija” por realizëm për mirëkuptim afatgjatë në rajon. Ndryshe, aspirata serbe për në BE është thjesht fasadë dhe në mos për pragmatizëm, integrimi do të jetë për interesat ruse në rajon.

Pavarësisht lobimit sllavo-ortodoks në rritje pas hapjes ndaj lindjes, gjeopolitika e BE nuk duhet të bjerë ndesh me atë shqiptare ndaj Kosova ka në dorë sot të vendosë kushte që Brukseli ia ka lënë për në fund shteteve sllave në rajon. E nëse dera e Brukselit mbetet e mbyllur për të, hapet dera e bashkimit mbarëshqiptar ku me një komb-një pasaportë, lëvizja e lirë dhe integrimi në BE shndërrohen në ngjarje mbarëshqiptare.

Ca gjëra janë mbi BE

Integrimi në BE mbetet vlerë madhore por jetike është ngjizja e shtetit ligjor dhe partneriteti me SHBA. Një “karrige” me ngut në BE por pa shtet real ligjor është retorikë e pa vlerë për qytetarin e thjeshtë sikurse, nëse kemi shtet, jetohet edhe jashtë BE.

Nëse BE i qëndron kushteve të saj, sot rruga e Serbisë e Malit të Zi për në Bruksel kalon nga Prishtina. Që nesër rruga e Kosovës të mos kalojë nga Beogradi, Kosova duhet të bëjë të vetën sot. Jo për shantazh (ndryshe edhe heqja e vizave prej BE do shihej e tillë) por për të drejta historike të marra peng. E nëse Brukseli kërkon nga Tirana që të ndikojë që Kosova të lëshojë pe, Serbia para nesh në BE nuk është lajm i mirë as për Shqipërinë.

Integrimi në BE presupozohet të jetë me përfitim reciprok për të gjithë ndaj BE, pavarësisht gjeopolitikave të të tretëve, i druhet një “karantine” ballkanike me hapësirën shqiptare jashtë hartës së tij. I kushton më shumë të na lërë jashtë ndaj dhe një “veto” dardane do e bënte më realiste qasjen e tij në rajon.

E nëse thuhet nën zë si problem “imazhi” në Bruksel, dikush duhet ta “kurojë” atë – politika, OJF, arti, kultura etj (deri dhe lobim në Hollivud se shqiptarë që kanë bërë histori ka plot). E sa për imazh fetar, shënjtët tanë nuk predikuan e bekuan pushtime, masakra e inkuizicione dhe se krishtërimi është ai që është falë edhe Konstandinit të Madh, Gjergj Kastriotit, Nënë Terezës etj.

Ekstremizmi fetar nuk është në natyrën e shqiptarit sepse mbi gjithçka ai vlerëson lirinë, qoftë edhe nga besimi fetar dhe ateizmi sot nuk është i tepërt për iluminizmin europian.

 

March 2, 2018 12:00
Komento

9 Komente

  1. Piluri March 2, 13:49

    Shihni se cfar legena “prof.Dr” ka ne albanistan.
    Këta legenat janë “truri” i arnavutstanit!

    Reply to this comment
  2. Messerschmidt March 2, 14:14

    Qirje professori arrixhiu!

    Nuk merrke vesh fare nga politika !

    Se perndryshe nuk do ja futje keto broxhkulla me kile.

    Se kush futet ne EU varet vetem nga nje shtet i botes qe e ka emrin USA!
    Jane ata qe e krijuan EU dhe jane po ata qe e kane ne dore ta shkaterrojne ate.
    Te gjitha ato qe po ndohin ne politiken mbare shqiptare tregojne vetem nje gje se politika amerikane ja ka vare trajsen ketyre “kokain’save” dhe gjasme “uck’save” tane. Nderkohe keta te fundit jane gati te bejne dhe lufteztivile per te shpetuar rracen e dhjere arrixhike liko rilindase qorr nano gjasme malok salia !
    Pra dhe ne kete rast eshte ajo e paaritshme Amerike qe po mendon per ate popull aq te vuajtur Shqiptar dhe jo Junker pijancet.

    Reply to this comment
  3. xixa March 2, 15:21

    O popull a e kuptoni se EUROPA eshte antishqiptare, ashtu siç ka qene historikisht, jane klanet antishqiptare qe e bejne kete, Nje komb me mbi 15 milion eshte reduktuar ne nje shtet me 2.5 milion me nje siperfaqe sa 1/4 e tokes qe duhet te ishte, ne cilen pike te kufirit te shtetit shqipetar munde te kaloni per te hyre ne nje shtete tjeter pa toke shqipetare, Ne malin e zi jo pasi kufi me shqiperin jane ulqini shqipetar, Tivari shqipetar,Rugova , eshte e gjthe Kosova ,jane Struga,tetove,gostivari,ohri, manastiri ,jane Janina shqipetare,perveza,e gjithe Cameria e pse jo Korfuzi.Marrim Kosoven edhe ata kufizohen me komunat ish shqiptare ne Bosnje , me Metvegjen,bujanovsin, Pazarin e ri (novi pazar) Nishin etj: Pra nje shqipetar me pasaporte shqipetare munde te kaloje nga Shqiperia ne Kosove,dhe te marre nje vule se hyri ne token shqipetare, munde te kaloje ne rugove dhe te marr nje vule tjeter pasi hyri perseri ne token shqipetare te Malit te zi ,pastaj te kaloje nga Sangjaku te marre edhe nje vule Boshnjake duke qene ne token e tije te kthej ne Nish te marre nje vule Serbe duke qene ne token Shqiptera, te kaloje nga jugu i sebise ne bujanivc per te kaluar ne Shkupin shqipetar duke marre nje vule macedonase te shkoje ne manastir per te kaluar ne tokat e rrethinave te Prevezes per te marr nje vule Grece. Kjo eshte shqiperia e rrethuar nga shqiperia qe nuk eshte shqiperia, e krijuar nga shume shume e “dashura ” EUROPA.qe me te drejte ta paret tane e kane quajt Kurva EOROPE.

    Reply to this comment
  4. katarakti March 2, 16:21

    Shume analize brilante e zotit Artan Xh. Duka. Me shume vlere. Per mua perben nje leksion te nevojshem per politiken shqiptare ne Tirane dhe Prishtine. E veshtire t’i heqesh apo t’i shtosh diçka ketij artikulli. I ka rrokur te gjitha çeshtjet dhe i ka analizuar me zgjuarsi dhe largpamesi. Ne keto piketa duhet te mbeshtetet politika e jashtme mbareshqiptare ndaj Brukselit. Por nuk e di nese lideret shqiptare kane “koqe” per tia perplasur keto alternativa BE-se, ne rast se ajo favorizon Serbine agresore ne kurriz te Kosoves viktime. Por nuk duhet harruar po ashtu se shume vende te BE-se kane trashgimi koloniale dhe agresive ndaj vendeve te treta. Jo vetem gjate shekulli te 20-te por edhe sot. Prandaj ndofta nuk ja marrin per te madhe edhe Serbise per krimet e saj ne Bosnje dhe Kosove. Alternativa dhe “veto dardane” ndaj Brukselit nuk duhet te jete kurrsesi Stambolli apo Moska, por bashkimi mbareshqiptar. Siç nenvizon edhe Duka. Mundesia e ketij bashkimi do e beje BE-ne te ndryshoje politikat e saj perbuzese ndaj kombit shqiptar. Krim te organizuar ka edhe ne Serbi, Rumani, Bullgari e kudo. Mafia ka 200 vjet qe ben kerdine ne Itali, deri sa u perhap edhe ne Amerike nen Al Kaponen. Ne vertet kemi ca kriminele te felliqur ne Perendim, por nuk jemi te vetmit dhe krimi shqiptar nuk i rrezikon bazat e Bashkimit Europian. Kriminelet shqiptare merren edhe me trafikim droge dhe shfrytezim prostitucioni ne Europe. Por ne rast se Europa e ndalon prostitucionin, ne vend ta toleroje, edhe per kriminelet shqiptare, do te jete me rrezik t’i hyjne kesaj pune. Dua te them se nuk ka asnje arsye qe Europa te na shikoje shtrember. Nuk jemi aq te zhvilluar sa ajo, por kemi edhe ne disa vlera qe Europa i ka humbur me kohe, ose nuk i ka pasur kurre. Udheheqesit shqiptare duhet te flasin me Junkerin, Mogherinin e kompani me seriozitet dhe dinjitet. Dhe nuk duhet tu lepihen shume dhe as te ndihen inferiore. Junkeri ka qene kryeminister i Luksemburgut, per afro 25 vjet. Dhe Luksemurgu ka qene nje parajse fiskale ku jane depozituar edhe shume para te pista te krimit te organizuar. Dhe jo te krimineleve brekgrisur dhe analfabete shqiptare, por organizatave qe qarkullojne me miliarda dollare te pista. Prandaj boll me moral dhe vija te kuqe. Nuk na doni ne BE? Shume mire. Do e gjejme zgjidhjen brenda vetes. Do mendojme me koken tone dhe do mbrojme interesat tona, pa na u bere vone per BE-ne, – kjo duhet te jete gjuha me te cilen duhet folur me Brukselin. Me seriozitet, mençuri dhe pa frike dhe servilizma inferioresh. Siç ka shkruajtur me te drejte edhe Artan Xh. Duka.

    Reply to this comment
  5. Epo kjo pune... March 2, 16:36

    shume presion mbi Kosoven, sikur Serbia eshte bere engjell! Serbia do normalizimin (edhe ate duke marre prape prej Kosoves) qe te hyje ne BE, kete e ka ne dore Kosova qe nuk duhet te pranoje “normalizim” per normalizim se fiton vetem serbia dhe kur te jete ne BE, do ja masi koken me pe Kosoves dhe Shqiperise. Prandaj, qe te mos veje puna tek veto e Serbise me vone (apo dhe Mali Zi) Kosova sot te kembengule per normalizim real dmth nga njohja si shtet etj. Ne nje fare kuptimi Kosova ka nje veto sot ndaj Serbise dhe duhet ta perdore ate. Vetem nese BE e pranon Serbine edhe pa normalizuar marredheniet me Kosoven. DHe nese Kosova lihet e pashprese, bashkim qe cke me te me Shqiperine dhe te hyjme ose te rrijme jashte BE bashke , sa te kemi SHBA nuk na rruhet shume.

    Reply to this comment
  6. demo March 2, 18:27

    Analizen me brilante e ka bere xixa.

    Reply to this comment
  7. Pellazgos March 2, 18:28

    Favorizimi i shteteve Sllave kundrejt shteteve myslimane zoti Duka eshte me te vertete je padrejtesi.Dardanos dhe Ilyrios jane pjese e Mithollogjise dhe Historise Greke dhe nuk ka te bej me Sulejmanet,Hamzate,Qemalet e Allahut.
    Ata qe nuk jane sllave dhe myslimane te ashtuquajture “shqipetare” ,uftuan per nje Greqi te madhe.
    Arvanitasit luftuan kunder turqve dhe turkoallvanosave per Greqine.
    Per “Shqiperi” ne fillimet e shekullit te 19te as qe behej fjale,thjeshte Greke dhe myslimane Osmane.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 March 2, 19:05

      o qën i mutit dhe dardanë e i lirë me os janë??
      megjithëse ti i ke vënë dhe pellazgëve os pas!!të paktën ata kanë qënë para gërkut!!dhe shumë para mutërve si ti!!

      Reply to this comment
  8. Iliria e bashkuar March 3, 13:33

    Shume e vertet. Mbas « demokracise » fshihet politika jo miqsore e Europes. Kjo politike e turpshme i ka rrenjet qe nga zhdukja e gadishullit Ilirik dhe zevendesimit me Ballkanik. Pour nga ana tjeter politikanet ilir jane me te paaftet ne bote, po po edhe sot jane te tille dhe ky eshte nje deshtim shekullor. Shihni si serbet mbrojne dhe justifikojne a Kosoven. Nga shqiptaret ska reaksion dhe nuk dine te mbrojne veten. Sa keq sa turp, sa te paafte, cfare krénarie n’a japin politikanet e sotem ??????!!!!!!!!!!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*