Vettel triumfon në Belgjikë, Alonso aksident që në xhiron e parë

August 26, 2018 17:57

Vettel triumfon në Belgjikë, Alonso aksident që në xhiron e parë

Sebastian Vettel ka arritur të triumfojë fuqishëm në Çmimin e Madh të Belgjikës.

Edhe pse u nis nga vendi i dytë, piloti gjerman i Ferrarit arriti ta parakalojë rivalin e tij të Mercedes, Lewis Hamilton, që në xhiron e parë.

Gara nisi me një aksident të frikshëm në kthesën e parë, ku protagonist ishte Fernando Alonso. Që në atë moment, 4 makina e mbyllën garimin e tyre.

Kampionati kryesohet nga kampioni në fuqi, Lewis Hamilton me 231 pikë, i ndjekur nga Sebastian Vettel me 214 pikë.

Tashmë, kampionati i Formula 1 mund të cilësohet sërish i hapur.

s.a/dita

August 26, 2018 17:57
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*