“Vetting” edhe në bregdet, Tatimet: 58% e bizneseve janë me shkelje

July 13, 2018 10:46

“Vetting” edhe në bregdet, Tatimet: 58% e bizneseve janë me shkelje

 

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, po ushtron kontrolle të detajuara ndaj subjekteve, që kanë veprimtari ekonomike në zonat turistike të qarkut Durrës dhe Korçë, përkatësisht nga Gjiri i Lalzit në Spille dhe nga Pogradeci, në Dardhë e Voskopojë.

Duke filluar nga data 22 qershor, strukturat e specializuara hetimore të kësaj drejtorie kanë verifikuar në total 680 subjekte.

Nga këto, për 397 subjekte janë marrë masa me një vlerë prej rreth 12.6 milionë lekësh.

Në çdo dhjetë biznese që kanë qenë subjekt kontrolli nga Tatimet, 6 kanë rezultuar me shkelje.

Më konkretisht: “për moslëshim kuponi hera parë” janë konstatuar 101 shkelje; për “moslëshim kuponi hera dytë”, janë konstatuar 3 shkelje, për të cilët është marrë edhe masa e bllokimit 30 ditë; për “punonjës të padeklaruar” janë konstatuar 59 shkelje; për “mall pa faturë tatimore” (rivlerësim dhe ndryshim përgjegjësie) janë konstatuar 87 shkelje, ndërsa 33 subjekte kanë rezultuar të paregjistruara në organet tatimore.

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajoni Qendror, ju bën thirrje tatimpaguesve, të ushtrojnë aktivitet ekonomik konform ligjit, për të siguruar më tej mbarëvajtjen e sezonit turistik.

a.s/dita

July 13, 2018 10:46
Komento

1 Koment

  1. Arben July 13, 16:52

    Lum si ne, te gjitha ne vetting, pervec bands Kriminale

    Ne kuvend dhe qeverri.

    50% e ketyre parave qe vilen, Duke burgosur, degjeneruar

    E syrgjynosur popull, do te vishen nga Banda Kriminale

    Edkokaina.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*