“Vetting” në PD nga britanikët, bëhet publike skema e përzgjedhjes së kandidatëve

April 6, 2019 20:27

“Vetting” në PD nga britanikët, bëhet publike skema e përzgjedhjes së kandidatëve

Partia Demokratike ende nuk  e ka konfirmuar pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Ajo ka nisur nga puna për të vënë në zbatim modelin për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia sipas modelit konservator britanik.

Në deklaratën e PD thuhet se dy ekspertë britanikë do të vijnë në Tiranë, për të ndihmuar PD-në në përzgjedhjen e kandidatëve, sipas modelit konservator britanik.

Sipas PD seleksionimi i kandidatëve do të bëhet në tre faza:

Ngritjen e komisionit të seleksionimit të kandidatëve

Përcaktimin e kritereve dhe standardeve për aplikantët që duan të kandidojnë.
Procesin e seleksionimit të kandidatëve përpara votimit nga anëtarësia.

Partia Demokratike është në fazën finale të përgatitjes së modelit për përzgjedhjen e kandidatëve të saj nga anëtarësia.

Për këtë qëllim, janë prej dy ditësh në Tiranë Davis Jones, Kryevlerësuesi i Komitetit të Seleksionimit të Kandidatëve të Partisë Konservatore Britanike dhe Joy Morrissey, ish kandidate konservatore për Bashkinë e Londrës.

Përfaqësuesit e lartë të Partisë Konservatore Britanike po ndihmojnë Partinë Demokratike duke ofruar përvojën e konservatorëve britanikë në procesin e përzgjedhjes se kandidatëve demokratë për zgjedhjet parlamentare dhe lokale.

Modeli britanik që do të zbatohet në Partinë Demokratike, i shërben Partisë Demokratike edhe si një Vetting brenda partisë, i cili jep mundësinë e zgjedhjes së kandidatëve më të përshtatshëm që do të përfaqësojnë PD në parlament dhe në pushtetin lokal”, njofton PD.

 

b.b/dita

April 6, 2019 20:27
Komento

4 Komente

  1. Vallahi bilahi , ky o prostituta mo e madhe e historise mbas salih shpellar brrishit April 6, 20:51

    paret qe ky funderine i vodhi Shtetit Shqiptare ,

    po ja fal Te Hujave neper Bote ,

    o ja shkerdhefshin gojen qent e Botes .

    Nuk ka lon gjermon ,
    francez,
    amerikon,
    anglez
    ruse

    gaddaf ,

    e ci permban shpella
    pa pagu me paret e shqiptareve ky prostitute
    rrugesh ,
    qe po tall carin gjith Bota e huaj !
    mesiguri edhe grun ja pallojne te gjithe te hujt

    Reply to this comment
  2. DALLTON April 6, 22:29

    Ne PD jo perfaqesues nga Anglia te vine por nga e gjithe Bota ,s’kane cfare te bejne ,sepse PD e ka humbur besimin ne Popull.Per sa te jete ne strofullen e PD Sali _Kerma.

    Reply to this comment
  3. Kuq e zi April 6, 22:45

    Maskarade asgje me pak…
    Nqs do veting ne pd lejo bazen e partise te vendose vete kandidatin e zones
    Mund te merrni njerez ne planet tjeter por nqs rregullat e lojes do jene keto pra te vendose kryesia se kush kandidon do keni po te njejtin mut

    Reply to this comment
  4. Mere April 7, 10:39

    Kjo tregon se nuk jane per reformen zgjedhore qe te behet me lista te hapura ( sistemin mazhoritar) deri tani te gjitha ishin per te bere zhurme do thote dikush si do pasurohet kryetari po spagoi kandidati ?.
    Kandidati mund te perzgjidhet dhe nga jashtetokesoret por voten do ta japin mbitokesoret per te perzgjedhur dhe zgjedhur per pushtetin vendor dhe deputet.
    Sovrani do votoje duke pare meritat e kandidatit dhe jo te partise dhe kush i ka perzgjedhur ndaje mos beni kot shou.
    .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin