Vetting për Llallën? KPA vendos më 11 qershor për ish-kryeprokurorin

June 6, 2018 13:29

Vetting për Llallën? KPA vendos më 11 qershor për ish-kryeprokurorin

 

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është zhvilluar sot seanca për ish prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla, lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij.

Vetë Llalla nuk ka qenë i pranishëm, por përfaqësohej nga avokati i tij Sokol Hazizaj.

Komisioneri publik Florian Ballhysa kërkoi prishjen e vendimit të KPK për Llallën, për ndërprerje të procesit të rivlerësimit.

Sipas komisionerit, Llalla është ende magjistrat, pasi sipas tij dorëheqja e ish kryeprokurorit nuk është shprehur përmes formës dhe procedurës ligjore, prandaj është nul.

“Pa u materializuar dorëheqja në formën e procedurën e parashikuar në ligj nuk mund të prodhojë asnjë efekt juridik, qoftë ky dhe ndërprerja e procedurave të vlerësimit kalimtar. A është nënshkruar nga vetë magjistrati dorëheqja kur dorëheqja është bërë me postë? Ditën që mbaron mandati i institucionit të rivlerësimit, gati 4 vite më pas nga dita e sotme që po zhvillohet ky gjykim, ai ka gjithë të drejtën të kërkojë rikthimin në sistem duke mos e kaluar kurrë kështu procesin e rivlerësimit”, tha Ballhysa.

Ndërkohë avokati i Llallës, Sokol Hazizaj thotë se komisioneri nuk iu referua argumenteve të seancës së mëparshme.

Pasi dëgjoi të dyja palët, trupa gjykuese do të bëjë vendimin të ditur të hënën më 11 qershor, në orën 13.00.

l.h/ dita

June 6, 2018 13:29
Komento

8 Komente

  1. H June 6, 13:44

    Për llallën duhet amnisti dhe shpërblim si intelektual juridik i njohur me famë botrore.

    Reply to this comment
  2. leka i madh June 6, 15:40

    Pse nuk mund te hetohet si njeri i thjeshte per allishverishet qe ka bere (ja shpjegon erdogani ne turqi ç’eshte allishverishi )

    Reply to this comment
  3. Adih June 6, 15:54

    Bravo ,jashte deshires se mafjez se terorizuar dhe qe nuk i pelqen ,por i faleminderit SHBA dhe BE per nderhyrjen e tyre . U jemi mirenjohes ,me ne fund patjeter , shqiperia do behet .Ju faleminderit .

    Reply to this comment
  4. Adih June 6, 18:06

    Ti jemi mirenjohes Amerikes dhe Be , dhe nje faleminderit e madhe nga ana e ime ,se te ishte per keta zuzaret tane annti zhvillim ,ky fshatari nga Gramshi Llalla dhe pa shkolle te mesme , do ishte prap sot e neser kryeprokuror .

    Reply to this comment
  5. Adih June 6, 18:59

    …..

    Reply to this comment
  6. Adih June 6, 19:45

    ——–

    Reply to this comment
  7. Adih June 6, 20:37

    ——-

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*