Doshi: Jo vetëm unë, të hetohet luksi i politikanëve ta shohim si dalin

April 19, 2018 12:53

Doshi: Jo vetëm unë, të hetohet luksi i politikanëve ta shohim si dalin

 

Deputeti Tom Doshi, i cili pak ditë më parë iu ndalua hyrja në SHBA, bashkë me familjen, ka kërkuar vetting për politikanët.

Duke folur për gazetarët, ai tha mjafton të hetohet shkollimi i fëmijëve, dhe jeta e luksit që bëjnë dhe do kuptohet se si do dalin.

“Të fillojnë të hetohet që te shkollimi i fëmijëve, i kanë shkolluar të gjithë jashtë, ku janë të ardhurat e këtyre politikanëve, te vilat, makinat, jeta luksit që bëjnë dhe ta shohin se si dalin”, tha Doshi.

a.s/dita

April 19, 2018 12:53
Komento

10 Komente

  1. Evropa April 19, 13:00

    Bravo……..Qarkullo nje peticion ne internet dhe ta nenshkruajne te gjithe votuesit shqiptare……VETING PER DEPUTETET dhe MINISTRAT.

    Reply to this comment
  2. MH April 19, 13:04

    Bukur.Shume bukur.
    Ja dhe nji variant teper i ngutshem per ti hyre me rruspull politikanve te cdo ngjyre qe gezojne luksin e pa fare,pa mund e pa djerse.
    Une mbeshtes idet e pastra pavarsisht se nga goja e kujt dalin.Me krijohet bindja qe keto qe deklarohen jane te bindur per vetveten pozitivisht si dhe per te tjeret negativisht.Nese jo urdhero dhe beji vettimgun.

    Reply to this comment
  3. minushe April 19, 13:19

    pse flasin gjithmone kur I preket interesi personal….si Llalla………..shikoni veten dhe pastaj te tjeret ……duhet nisur gjithmone nga VETJA!

    Reply to this comment
  4. Arbeni April 19, 14:02

    Ai ndalimi i hyrjes ne Amerike per familjen Doshi eshte nje gomarllik i atij Lu-se sepse ajo familje ka nenshtetesine australiane dhe nuk ka nevoje per vize hyrje ne Amerike.
    Keto qe thote Tom Doshi jane te adresuara drejtperdrejt “rilindasve” ne pushtet.
    Vetting per politikanet, duke fillu nga ministrat dhe ish-ministrat. Ky eshte dhe test per ate Vetting-un. Eshte i vertete apo eshte kukull kineze neper duart e kinezit Lu.

    Reply to this comment
  5. H April 19, 14:29

    Sëmundja e injorancës shqiptare. Edhe ata tjerët janë më keq se unë. Dmth faji i të gjithëve , faji i askujt. Ti përgjigju për vete. Të tjerët kur ti vijë rradha.

    Reply to this comment
  6. Lili April 19, 15:51

    Oh fillo pra o Zotni ,tregona cka dish ti per luksin e shkollat e ketyre..se i ke miqe te mire e va di horlleqet ma shume se ne.
    Fillo pratregona oak

    Reply to this comment
  7. 4 snajper edhe une ne dritare,prokuroria hesht per kete kriminel April 19, 16:22

    Kush tja bej vetingun?llalla apo saliu tja bej ilirfloririt qe e shpetoi nga burgu.
    Ata jane te gjithe deri ne fyt me vjedhje dhe korrupsion
    Apo tja bej luli saliut apo rama ilirit qe eshte gati ta zgjedh president ne cdo kohe.
    Apo te vij fatos nano.
    Apo rovena apo avokatja e popullit.

    Reply to this comment
  8. Doni apo nuke doni ju o mije kenetash,Drejtesia do te BEHET. April 19, 21:56

    Doshi bashke me koleget e tije deputet ne Tiranen zyrtare ne dite e vite,kane shume gjynahe per te lare.Ne keto kushte fiton ai qe ja kthen pronarit e shtetit pasurite e grabitura nga fuqia e riciklimit te botes se krim-korrupsionit ne te tre pushtetet.Besoni,binduni dhe rrefehuni qe SOVRANI,SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshirojne.

    Reply to this comment
  9. A April 19, 22:41

    Kush do ta beje Vettingun SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META, LULEZIM BASHA apo EDI RAMA.
    Te gjithe kane ngrene garuzhde me supe. Prandaj keto persona me familjet biologjike dhe me klanet e tyre mafioze duhen te kontrollohen se ku kane kullotur dhe te rrasen mbrenda duke ju sekuestruar pasurite.
    O ambasador i SHBA-se DONALD LU dhe ambasadore e BE-se ROMANA VLAHUTIN, si shume po na çani trapin me broçkulla, ja ku i keni PESHQIT e MEDHENJ. Deri tani shume zhurme dhe asgje, vetem ndonje cironke te vogel.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*