Vetting politikanëve? Meta: Bashkëpunim për çeljen e negociatave

September 7, 2018 12:00

Vetting politikanëve? Meta: Bashkëpunim për çeljen e negociatave

 

Presidenti Ilir Meta preferoi të tregohej i rezervuar për të dhënë një koment lidhur me iniciativën e PD-së që pritet ta dorëzojë në Kuvend për Vetting-un e politikanëve, kryeministrit, ministrave dhe kryetarëve të bashkisë.

“Nuk kam asnjë koment për këto iniciativa, shpresoj në një bashkëpunim dhe lexim të përbashkët të atyre sfidave me të cilat duhet të përballohet politika shqiptare në mënyrë të bashkuar për të garantuar çeljen e negociatave”, u tha Meta gazetarëve pas aktivitetit të dhurimit të gjakut në Repartin e Zjarrfikësve në Tiranë.

Kreu i shtetit përdori një gjuhë diplomatike edhe kur u pyet si do të vepronte nëse Kuvendi do të hidhte poshtë dekretin e tij për kthimin e ligjit të Teatrit Kombëtar, ndërsa nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit sa më të përgjegjshëm.

“Nuk kam asnjë arsye të paragjykoj vendimet e Kuvendit veç do dëshiroja ti uroja kuvendit punë të mbarë dhe të theksoja rëndësinë e një bashkëpunimi sa më të përgjegjshëm sa i takon detyrimeve dhe angazhimeve që Shqipëria ka në kuadër të integrimit europian”, tha Meta.

a.s/dita

September 7, 2018 12:00
Komento

2 Komente

  1. MH September 7, 14:10

    Ky brez politik asht nga ma interresantit e politikes historike shqiptare.Sepse kontribojne me shume vullnet e pasion per vetveten si ciapi tek kasapi me shume krenari tue ia mbush mendjen vetvetes se nuk jam ciapi une,po kundershtari im.

    Reply to this comment
  2. kY e ka vendin i pari ne burg . Kte se lidh asgje me Negociatat dhe Europen .Asgje . September 7, 18:07

    Perse abuzone kjo bande e LsI-se ,
    me Femijet e shkollave dhe per cudi ,
    asnji reagim nga Media ne ate vend ?

    Ne asnji vend te Botes nu del Presidenti apo kryetare Partsish ,me goca shkolle pas ,ne media apo kudoqofte . Dukje u nisur nga karakteri putane i politikes se lsi-se
    dhe kryecares qe e drejton ,
    ktu kemi te bejme me anuzime sexuale me femije !

    A ka ndonji Org.Shoqeri ,qe Mbron te Drejtat e Femijeve
    e adoleshenteve ne ate vend ?

    Vetting-u duhet te filleoj nga Presidenti ,
    kryehajni i politikes ,
    parta Familje ,
    bashkpuntori mer i ngushte i familjes kriminale berisha ,

    dy familjet qe i kan vjedhur shtetit shqiptare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*