Vetting-u/ Avokati i Fatos Lulos: E ulën shumë stekën, me këtë standard nuk kalon askush!

March 23, 2018 16:09

Vetting-u/ Avokati i Fatos Lulos: E ulën shumë stekën, me këtë standard nuk kalon askush!

 

Me pezullimin e gjyqtarit Fatos Lulo nga Gjykata Kushtetuese, institucioni mbetet me vetëm 5 anëtarë dhe është praktikisht i paralizuar.

Para pezullimit, gjykata kishte mbetur me 6 anëtarë, ndërkohë që tani është e domosdoshme, që të pesë anëtarët e trupës gjykuese të mendojnë njësoj për të marrë një vendim.

Duke komentuar vendimin, avokati, Ardian Visha tha se me standardin që përdori Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zor se ndokush do ta kalojë Vetingun.

“Për standardin që përdorën është një stekë shumë e ulët, poshtë së cilës zor se mund të kalojë njeri. Është përdorur si jush si media me respektin maksimal për procesin, për dobinë e atyre që do ikin, problemi është kush do rrijë në sistem?” u shpreh Visha duke iu referuar pikërisht paralizimit të Gjykatës Kushtetuese.

Fatos Lulo nuk justifikoi dot 480 mijë dollarë kanadezë dhe 100 mijë euro që kishte deklaruar si hua nga e motra.

a.s/dita

March 23, 2018 16:09
Komento

6 Komente

  1. Fat man March 23, 16:16

    Sipas avokatit Visha dhe keshtu eshte, Vetting nuk e kalon asnje HAJDUT ne sistemin e Drejtesise.
    Ore kaqol avokat pordha po pse po behet Vetting, apo je ne bote tjeter ore toc.
    Avkat, nuk eshte ulur steka por eshte ngritur dhe mendoj qe eshte e ulet e duhet te ngrihet shume me teper per te degjeneruarit dhe grabitqaret ne Sistemin e Padrejtesise.

    Reply to this comment
  2. Avokatit te djallit do rrasur steka pas e mbajtur ngritur March 23, 17:08

    Asnji meshire ,
    funderinat qe shkaterruan shtetin Shqiptare

    Reply to this comment
  3. ??? March 23, 17:17

    Nuk ka steke avokat, eshte shume e thjeshte ose je i paster dhe e kalon, ose je i korruptuar dhe nuk kalon. Nuk ka pak te korruptuar dhe shume te korruptuar.

    Reply to this comment
  4. Shaqo March 23, 18:12

    Cfare lesh avokati: thote e ulen steken shume. Nuk di te perdore fjalen popullore. E ulen steken-e kalojne te gjithe. E ngriten steken – e kalojne fare pak o trangull. Dhe steka duhet kaluar. Pra ky e paska shume ulet steken dhe nuk e kalon. Merre me mend sa ngarkese ka. Duhet t’i shkarkoje parate atje ku i ka marre avokat.

    Reply to this comment
  5. Adih March 23, 19:57

    E kam thene prej kohesh ,per rastin ne fjale ,pastertise se gjygjtareve ,dhe Vettingun qe e rekumandoi me pahir Amerika dhe BE ,na duhet te uazojme gjygjtare nga Avganistani . Ju lutem mos qeshni ,,eshte per te qare .

    Reply to this comment
  6. Lili March 24, 07:49

    Oooh,jane mesuar aq shume me pasur imunitet sa çuditen kur u kerkohet llogari e nje minimum etik

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim