Vettingu, Presidenti dhe Neni 56: Gjyqtarët që “dorëzohen” nuk kontrollohen

September 1, 2016 16:10

Vettingu, Presidenti dhe Neni 56: Gjyqtarët që “dorëzohen” nuk kontrollohen

I miratuar gjatë një seance të jashtëzakonshme me 88 vota, ligji i vetting-ut i është përcjellë të hënën presidentit, i cili sipas Kushtetutës ka fuqinë ligjore të shprehet brenda 20 ditëve.

Në këto hark kohor, presidenti Bujar Nishani ka tre mundësi: të mos shprehet fare për ligjin e vetting-ut, çka do të thotë që më 21 shtator, ligji botohet automatikisht në fletoren zyrtare dhe hyn në fuqi.

Opsioni tjetër është ta kundërshtojë duke ia rikthyer Kuvendit, çka do të sillte një rimbledhje të politikës në Parlament dhe rimiratim të ligjit.

Dhe opsioni i tretë, ta miratojë vetting-un, që do të kërkojë më pas edhe 15 ditë të tjera gjersa ligji të hyjë në fuqi.

Pas kësaj, i konsideruar si “vetting-u” (kuptimi i tij në shqip është “rivlerësimi kalimtar”) i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, do të pasojë me afate të tjera të vendosura ndaj njerëzve të drejtësisë.

Llogaritet të jenë në total 800 gjyqtarë, prokurorë, ndihmës të tyre dhe këshilltarë që do të plotësojnë katër formularë mbi figurën e tyre dhe pasurinë.

Brenda 30 ditëve formularët dorëzohen tek një Komision që do ngrihet dhe do gëzojë mbrojtje të veçantë nga shteti.

Brenda 60 ditëve DSIK dhe ILDKPI duhet t’i kthejnë përgjigje komisionit nëse në formularë është deklaruar e vërteta.

Do të jetë fillimviti 2017, koha kur do të ketë përgjigje për ata që ndëshkohen apo i shpëtojnë vetting-ut.

Por ligji ofron edhe mundësinë e dorëheqjes nga detyra në pikën 56 të tij, dorëheqje që duhet t’i dorëzohet presidentit, çka sjell edhe mosnënshtrimin e kontrollit nga vetting-u.

Brenda shtatorit në Shqipëri mbërrin një ekip i vëzhguesve ndërkombëtarë që do t’i bashkangjiten procedurave të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Brenda kësaj kohe do të duhet të miratohet paketa e ligjeve kryesore, më kryesori prej të cilëve ai për ngritjen e SPAK.

September 1, 2016 16:10
Komento

5 Komente

  1. perkthyesi September 1, 16:40

    Nuk e kuptove, ata qe dorezohen, apo qe dorezojne pasurine e vjedhur? Po qe se nuk dorezojne dhe qindarken e fundit te fituar me korrupsion dhe vjedhje, atehere kemi bere nje vrime ne uje!

    Reply to this comment
    • Dielli September 1, 18:11

      Po i dashtun perkthyes,vetdorheqja e gjygjtareve dhe e prokuroreve nga detyra pa nje mase ligjore ndaj juristeve te binjakezuar me boten e krim-korrupsionit-imoralo-politik,do te thote nje brime ne ujin e qelbur te kenetes se politikes shqiptare ne dite e vite,por me nje ndryshim,me bekim nderkombetare.Nje marri e shkuar marrise nje bashkefajesi dhe nje krim qe vazhdon.
      Jane mijra nena dhe gara te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim qe presin drejtesi dhe jo binjakezim me djallin.Ne kete konteks ofendues jo per viktimat por per te gjithe popullin shqiptare brenda dhe jashte Shqiperise,vetem demostratat e medha dhe panderprerje do te vendosnin shtetin e se Drejtes ne Shqiperi ku te gjithe politikanet,gjykatesit,prokuroret dhe sekseret e tyre avoketerit e noteret e binjakezuar me boten e krimi e te korrupsionit me ze,figure e deshmi te gjalla,jo vetem qe do te largoheshin nga postet e fituara me pisllek,por do ti sekuestrohej e gjithe pasuria e vene me fuqine e pushteteve,si dhe do tu heqej liria per krimet e kryera si bashkepuntore me vetedije.Pra i dashtun perkthyes vetem protestat tone te pa u ndalura ne c’do qytet te Shqiperise do ti thonin NDAL ketyre krimeve te veshura me pushtet.Protesto,jo vetem me komente,por ne rruge dhe pa undalur ne mbrotje te moralit e dinjitetit njerezore dhe ne rrespekt te vetes,famijes dhe brezave qe vijne pas,se ne dejet na rrjedh gjak i shiptarit dhe jo shurre e mercenarit.

      Reply to this comment
  2. Devolliu September 1, 18:42

    Gjingjonët e Sali Kriminelit të gjithë do të paraqesin dorëheqje si protestë ndaj Reformës në Drejtësi dhe kështu na shpëtuakan pa u lagur dhe pa u gjykuar për vjedhjet e krimet që kanë bërë. Kështu ata i gëzojnë pasuritë përrallore që kanë grabitur.

    Reply to this comment
  3. Bekimi September 1, 21:19

    Ata që kanë bërë vorben, i kanë bërë edhe vegjën ku do kapet.

    Reply to this comment
  4. Dardha bishtin mbrapa September 1, 23:58

    Po Sikur THONE qe dardha e ka ate
    Bishtin mbrapa apojo Zoti perkthyes Dhe Diell

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?