Vetting-u i Bashës dhe Mykonosi i Arminës

September 9, 2018 11:28

Vetting-u i Bashës dhe Mykonosi i Arminës

 

Bedri Islami

Pikërisht atë ditë që politikani Basha shpalli me bujë se do të ndërmarrë nismën për një Vetting të politikës, media të ndryshme nxorën edhe pamje të së dashurës së birit të ish-shefit të qeverisë që, në një copë parajse greke, Mykonos, bënte pushimet e saj, e ftuar si “ambasadore” e një firme shampanje të njohur.

Sikur asgjë tjetër të mos ishte e dukshme për hipokrizinë e një klase politike që e bënë atë një lloj burse financuese, do të kishte mjaftuar kjo “përballje”, mes shefit de jure të opozitës dhe familjes de fakto të saj, për të pasur në mendje se çfarë kanë parasysh këta pinjollë të së keqes dhe se çfarë synojnë të bëjnë.

Vetting-u i politikës është thënë tash sa e sa vite nga njerëzit e zakonshëm. Të paktën tash 10 vite njerëzit e kërkojnë atë dhe kur nuk e gjejnë, nuk çfarë të bëjnë tjetër, veçse të ndërrojnë qeveritë, gjithnjë me shpresën se këta që po vijnë, do ua nxjerrin ujët e zi pasurimit hajdutshe të atyre që ikën.

Nuk e bëri këtë as Berisha, kur erdhi në pushtet në vitin 2005, ble disa i mbajti aq afër sa që edhe sot përmallohen për kohën kur ishin bashkë në shtratin e pushtetit. Berisha shkoi edhe më tej: ai, duke u bërë mbrojtës i harbimit politik e financiar të familjes së tij, mblodhi rreth vetes një grusht parazitësh të deri atëhershëm dhe ndërtoi një piramidë politike rrëngjellëse, e cila, sa më shumë ngrinte majën e saj, aq më tej fundoste ata që e kishin ngritur. Përtallja e shpresave shkoi edhe më tej, në një cinizëm të hapur, kur ai, i pari i qeverisë, pa asnjë drithërimë e as ndjenjë përgjegjësie fajtonte njerëzit që e kishin besuar në ligjëratën e tij kundër Nanos, pasi ”kishin qenë akuza në kohë fushate”.

Edhe Rama erdhi në pushtet, pikërisht nga e njëjta gjë: besimi se do u nxirrte ujët e zi një grupimi qeveritar, i cili pasi vodhi, hodhi në erë, vrau dhe mashtroi, kërkoi të bënte dhe e bëri në fakt, aktin e fundit të atdheshitjes, marrëveshjen e detit me shtetin grek.

Edhe Rama nuk e mbajti fjalën e tij. Njeriu që pritej të ishte frymëzuesi i një tjerrje të politikës fatkeqe, në fakt, gjithnjë e më shumë, po bëhet tjerrësi i një tragjedie të re: humbjen e besimit dhe bjerrjen e së ardhmes. Për disa pak vite, gjithë çka ishte mishëruar në ardhjen e pushtet të Ramës, mjerisht, në një shumicë të ndjeshme, është shndërruar në një gërmadhë besimi dhe, nëse do të vazhdojë kështu edhe në tri vitet pasuese, gjithçka do të jetë tepër e mjerueshme.

Si duket, edhe sot e kësaj dite, klasa politike, në fakt paraklasa politike, përcaktim i Moikom Zeqos, është të paktën dhjetë vite më pas se sa njerëzit e zakonshëm.

Për çfarë e kërkon Basha Vetting-un e politikës? Për se shefi i qeverisë, Edi Rama, i tha aq me ngut “posi, hajde, e bëjmë dhe e fillojmë nga vetja”.

A nuk ka pasur deri tani ky shtet, kjo qeveri, këto institucione, mekanizma kontrolli mbi klasën politike, mbi ministrat, zëvendësit, drejtorët, shefat e policisë, gjykatësit, prokurorët, presidentët, shefat e qeverisë dhe të opozitës?

Strukturat kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë të mjaftueshme, por e vërteta është se këto ligje dhe dispozita ligjore janë bërë si llastikët e dikurshëm të çorapeve të grave, mund t’i tërheqësh sa të duash dhe si të duash. Ajo që po ndodh me sistemin e drejtësisë, ku gjysma e arkës janë fruta të prishura dhe gjysma tjetër e ka në vete një pjesë të prishur ,por të pazbuluar, tregon se e keqja ka ardhur nga sipër, si ai peshku që qelbet nga koka.

“E ndershme është, thanë për një vajzë në pragun e fejesës, veçse pak shtatzënë”. I mirë edhe propozimi i Bashës dhe amendamentet që ka nisur në parlament, veçse hesapet tregojnë se pazari u bë pa hanxhinë.

Njerëzit e zakonshëm kërkojnë shkundje të fuqishme të botës së politikës. Në të gjitha anët. Nga të gjitha drejtimet. Për të gjitha kohërat. Nga akti i parë i shkatërrimit e deri tek vjedhjet masive. Nga vrasja e parë , më heret se ajo e 2 prillit në Shkodër dhe deri tek tentimi për një puç parlamentar në dhjetorin e vitit të shkuar. Që nga vjedhjet masive në Rrugën e Kombit e deri tek koncesionet e sotme. Që nga lejet politike për të burgosur, të cilësuar “të fortë” në pragun e zgjedhjeve të vitit 2009, dhe në shumicën e tyre këto ishin vrasës, e deri tek urdhëri për të vrarë me 21 janar. Që nga orët e shtrenjta në duart e tyre, floririn e grave dhe salltanetet e burrave dhe deri tek vilat në Gjirin e Lalzit. Aq sa ka kushtuar një udhëtim i Zenit të berishajve është paga vjetore e një hallemadhi. Aq sa kushtuar studimet jashtë shtetit të Nishan-llive janë pagat e tre vjetëve të një punëtori. Të kërkosh Vetting për pasurinë, ndërsa bijtë e bijat e politikës zbaviten nëpër resorse luksoze është pak të thuash se po tallen me fukarenjtë. Është e vështirë të gjesh një dorë me njerëz të politikës fëmijët e të cilëve janë diplomuar apo studjuar në këtë vend, megjithëse prej atje mund të kenë ardhur edhe shumë të përgatitur,por edhe karabushë të klasit të parë parlamentar.

Vetting-un, njerëzit e zakonshëm nuk e perceptojnë dot si një luftë klanesh brenda politikës, si e ka shtruar Basha dhe si e shtron edhe sot e kësaj dite, ku, megjithë korrigjimet që kishte harruar “pa dashje” për kontrollin pasuror, përsëri të kujton dëshirën e fshehur për krijimin e një strukture paralele, e cila, duke larë duart, shpëton edhe mëkatet.

Kush do e bëjë këtë Vetting?

Rama dhe Basha? Ata kanë sjellë një dëshmi që për hatër të pushtetit mund të bëjnë rrokada të forta politike, si në zgjedhjet e shkuara të qershorit 2017. Mund ta ndajnë tepsinë në dy pjesë dhe të mos lënë të afrohet kurrsesi një i tretë, ndërsa pjesa e popullit mbetet si ato kojet anësore të byrekëve.

Basha dhe Rama nuk bëjnë dot Vetting në politikë, pasi janë objekt i hetimit. Ndoshta objekti i parë i hetimit.

Do e bëjnë gjykatësit? Cilët? Për të gjetur një të saktë mes tyre duhet t’i biesh rreth e qark gjithë korpusit të drejtësisë: Nëse, deri në vitin 2013 drejtësia ishte shtroja e poshtme e pëdëistëve, a nuk mund të jenë sot mbulesa e rilindasve?

Shpejtimi i Bashës, bashkëngjitur edhe Ramës, që në fakt nuk kishte se si ia bënte ndryshe, për të krijuar Vetting-un e tyre, kur edhe pak kohë ka mbetur për t’u ngritur strukturat ndërkombëtare të rëndësishme në luftën e tyre kundër krimit, më shumë se gjithçka tjetër duket se u thotë atyre, “Sikter, ne jemi vetë këtu”, dhe, pastaj, njëra dorë do të lajnë tjetrën dhe të dyja do të dalin me faqe të zbardhur.

Kush do e kontrollojë këtë Vetting politik për krimin e skajshëm dhe për harbimin e pasurisë?

Komisionet parlamentare?

Si ai i Tahirit që nuk u mblodh asnjëherë dhe vetëm kur i erdhi veza për të dalë kërkuan kohë të kakarisin edhe një herë? Ka ndonjë njeri në këtë vend që beson tek një Komision Parlamentar, që, edhe kur mblidhet për vrasjet e 21 Janarit fajëson të vrarët se ishin me duar në xhepa?

Një Parlament që nuk ka forcë as të mbledhë një Komision parlamentar të dorës së parë, si ai i ligjit për zgjedhjet, kusht i domosdoshëm për integrimin, si mund të ngritë sinqerisht e seriozisht një kontroll mbi veten.

Më shumë se sa punë serioze, i ngjan asaj fjalës së vjetër “më ka çue nana, me la gojën”.

Një Vetting i bërë kështu, shpejt e shpejt, jashtë pranisë ndërkombëtare dhe jashtë monitorimit të tyre, është një hiç. Një asgjë. Një përtallje e re mbi pritshmëritë. Një alibi, që mund të bëhet e përbashkët dhe që mund të sjellë jo pak mëri dhe zemërim.

Vettingu në politikë është një domosdoshmëri. Për fat të keq ne kemi një klasë parapolitike, e cila nuk mënon të vjedhë, të pasurohet marramendshëm, të harbohet familjarisht dhe këtë ta quajnë si një virtyt.

Atëherë kush do të jetë objekt i këtij Vetting-u?

Vetëm qeveria e sotme, duke bërë një amnisti për të djeshmen?

Ligji i ri për drejtësinë përjashtoi nga kontrolli të gjithë ata gjyqtarë e prokurorë që do të largoheshin vetiu nga sistemi. Do të ishin jashtë Vetingut.

Po ata, që për mëri të një shefi partie , nuk janë më deputetë, shefa, ministra, shefa partie etj çfarë do të bëhet? Do t[ë jenë ata në qetësinë e tyre, sepse nuk janë më në politikë.

Njëri nga deputetët vrapoi të brohorasë se “unë jam sot me Lulin”, por me cilin Lul, atë që fshihet pas vrasjeve të 21 janarit dhe është ende një njeri – pjesë e botës së krimit, apo me Lulin që duke dashur të fshehë një të vërtetë të njohur, mund të sigurojë mbylljen e syve.

Muaj e vite u deshën të përgatiten të gjithë strukturat, ligjet dhe në fund miratimi i detyrueshëm i sistemit të drejtësisë.

Mos do i ngjajë kjo sfidë e nëndheshme asaj marrëveshje kushtetuese mes Berishës dhe Ramës për ndryshimet kushtetuese, ku shefi i partisë u bë zot e shkop dhe ku dinjiteti i shtetit u mor nëpër këmbë si një top rreckash?

Vetting-u i politikës është i domosdoshëm. Por ai duhet bërë i thelluar, deri në rrënjë, duke e hequr të keqen dhe duke ndjellë seriozisht si një dobi për vendin mendësinë e ndëshkimit ndaj së keqes, pavarësisht se nga cili ka ardhur dhe se kush e ka mbështetur.

Atëherë do të kemi një ligj të saktë, ndaj të cilit nuk do të zgërdhihet askush duke bërë pushime shampanjeze dhe duke u pasuruar pa punuar askund.

September 9, 2018 11:28
Komento

14 Komente

  1. orli September 9, 12:25

    Z.Bedri! Je shume i sakte dhe drejtperdrejte por mua cdo dite qe kalon(ashtu si dhe ty se e verteton vet shkrimi jot i persosur)me mbushet mendja qe jane bashke, ndahen vetem kush do bej pasuri me shume.Te gjithe ashtu sic thua ti para se te vijne ne pushtet bertasin se do ua bej kete e ate por kur ulen ne karrike fillojne e thone:”jemi patriot njelloj”kupto tradhetare njelloj,”nuk e duam lekun njelloj”kupto:vjedhim njelloj,”do ta le te gezoj pensionin”kupto:do me lej ta gezoj pensionin etj, etj, etj……keto mufkat qe nxjerr basha jane te perbashketa nga te gjitha krahet, keto komisionet per veting etj, jane si komisionet parlamentare qe nuk e di se ku e kam lexuar apo degjuar qe thone:”ne rast se do qe nje ceshtje ta dergosh ne kalendat greke, krijo nje komision parlamentar”.

    Reply to this comment
  2. Euro Maloku September 9, 13:01

    Qe ne fillim e nisni keq duke kerkuar qiqra ne hell!
    Kapitalizmi eshte xhungel ku “peshku i madh e ha peshkun e vogel”.
    Gjithcka tjeter politike,mediatike,folkloristike,fetare are..are… ike…ike…..eshte Pordhe me Rigon

    Reply to this comment
    • Kuq e Zi September 9, 17:08

      Ju maloket jeni shume te ndjeshem ndaj kapitalizmit.
      keni nje sensitivet te jashtezakonshem sikur keni shpikur kapitalizmin
      Shikoj maloket e amerikes,kompetente te kapitalizmit dhe republikane te patundur, me shume se republikanet bile, per nje malok shqiptar dhe amerikani Mc Cain ishte tradhtar i kapitalizmit,, dhe ne fund jane ata qe po deportohen nga trump

      Reply to this comment
  3. Adih September 9, 13:27

    Rrespekte Z Bedri!.
    Saimi me djalzillek ,nga Basha ,nen rrogoz i ngjizur dhe me Ramen , Vetting per Politikanet ,eshte vetem nje tmerr , qe i ka zene te gjithe ,por edhe turp i madh ,per keta bukshkale shejtan budallenj ,anti shqiptareve politikane kudo ku jane ,me Liken President ne krye..Jane ne gamat e fundit ,kjo eshte farse ,nje qaravitje e kote komplet pa interes dhe totalisht pa shprese , per keta bandille .Konktretish ,Z Bedri ,e ka vendosur Amerika ,dhe Gjermania ,Do filloje per keta bandille ,kur te formohet byroja e hetimit ,gjykata dhe prokuroria e ……SPAK e tj e tj ,prandaj Amerika dhe BE , e filloi me gjygjtaret dhe me prokuroret ne fillim ,e,ne qofte se nuk e kuptojne ,eshte fai i tyre ,nuk mundem , me keqeardhje ti ndihmoj ., ,pastaj te bejne mbledhje dhe zbritje sa anash ,djathtas , poshte e larte , nga sikleti me keto sajesa femijsh kopshti qe i ka zene te pa pregatitur ne befasi , dhe per te shpetuar bythen e tyre .Por e kane te kote . Ne keto momente cfare derdellisin ,ne keto dy a tre ditet e fundit ,kjo nuk i nderon (intelekt i ulet ,nen mesataren ) nuk i shpeton ,vetem i diskretiton ,si perballe popullit shqiptar e aq me shume perballje me Perendimoret . Prandaj mos lodhen kot , keta zabite politikane ,Dua ti them se gripin nuk e sheron antibiotiku ,por e sheron afati kohor duke mbajtur regjim ..Jane hutuar si mellenja z Bedri ,por do tji thoja ,per se shpejti keto do perballen me ligjin ,dhe interesant , si nuk e kane kuptuar ,ka ardhur koha per te drejtuar shqiperine ,politikane te rinj ,te pa infektuar dhe mbi te gjitha me principe perendimore .Shqiperia dita dites eshte drejt humneres me keta nokomuniste te ketij tranzicioni post komunist ..I erdhi dita njeriut te ndershem dhe qe e don te miren e vendit te tij shqiptar z Bedri , .Vetem nje shpetim kane keta bandille ,te shkojne sa me shpejt ne KORENE e VERIUT tek KIMI ,te kerkojne azil politik ,dhe i siguroj qe KIMI do ja u beje letrat e punes .dhe ta harrojne Turqine e Rusine mos mbajne shprese ,se ??????!!!!
    Pershendetje Z Bedri Islami ,per kete shkrim ne kete gazete Dita prestigjize dhe te pa aneshme ., .

    Reply to this comment
  4. Ylli September 9, 13:48

    Je per Vetting ,apo nuk je?? Kaq kerkohet ,thjesht dhe sakte.
    Po kulmi i kulmeve ,turpi i turpeve eshte se analiste dhe gazetare sulmojne Bashen pse eshte per Vetting te politikaneve.Basha sipas tyre nuk ka moral te kerkoj Vetting.
    Por kush nga politikanet kishte moral ,kur u kerkua Vettingu ne sistemin gjyqesor ??
    Mos valle Edi Rama ?? Sipas z.Bedri Islami te artikulli me lart Edi Rama nuk ka moral te bej Vettingun e politikaneve !!! Ouuuu ,cfare surprize.??
    Por na paska patur moral te bej Vettingun e sistemit gjyqesor ,madje Bedri Islami eshte “torturuar” duke nxjerre Ramen si kaloresin me moral te Vettingut ???
    Jeni gallate per Zotin e Madh ,jeni te papare.
    Sinqerisht vetem ne Shqiperi gazetari dhe analisti behet avokat i politikanit.
    Kjo gje ka si perfundim qe lexojme paçavure dhe turpe gazetareske si ky i mesipermi.
    Duhet jo Vetting ,por super Vetting.Kush i del kundra eshte ashtu sikur jane 95% e shtypit shqiptar….palaço dhe klloun te politikes shqiptare.
    Propozim per Vetting ,fytyra e Erion Braçes.
    Si e kishte Erioni fytyren kur ishte gazetar dhe di e ka sot qe eshte politikan.???
    Merr dhe Spiropalin.Deri dje ne grenxe me fytyre te zeze dhe sot nje blete ( sipas pohimit te saj e kthyer blete nga Edi) me fytyre te bardhe.
    Ju lutem mos harroni te shkruani….shkrim i shkelqyer shoku Bedri.

    Reply to this comment
    • mirel September 9, 17:13

      nuk eshte per Vetting o zoti ylli
      sepse e thekson ate qe eshte esenca e cdo shteti..
      Shteti ka institucione qe merren me denimin e atyre qe shkelin ligjin
      Perse nuk i perdor/
      Kujt tja besosh Vettingun kur te gjithe jane te inkriminuar/
      Nuk e kupton qe gazetari thote qe Vettingu, njelloj si ai ne drejtesi eshte farse politike per tia futur shqiptareve dyfish/

      Reply to this comment
    • korçari September 10, 10:48

      E megjithate vetingu po vazhdon ku me shume se 50% e gjygjtareve dhe prokuroreve jane jashte sistemit dhe do te jete vetem nje drejtesi e pastruar dhe e reformuar qe do te beje vetingun e politikaneve dhe gjithe krimineleve dhe hajduteve ,pra si ne çdo shtet ligjor :Ligji mbi te gjitha dhe eshte nje fat i madh qe ne kete proçes kane hyre te huajt(USA, Europa)pasi klasa politike aktuale eshte e pafuqishme dhe e papregatitur t’ja beje vetingun vetevehtes.Kjo klase politike(Salehu&Basha&Meta) ka shkuar aq larg ne tradheti ndaj kombit(Marreveshje e detit,furnizimi me nafte i Millosheviçit,demtimi i Uçk-se etj)sa vjedhjet dhe grabitjet kalojne ne vend te dyte.VETINGU duhet te jete i PAMESHIRSHEM per kedo qe ka shkelur ligjet.

      Reply to this comment
  5. Adih September 9, 13:54

    Ju lutem komentin tim …

    Reply to this comment
  6. Kris 1 September 9, 14:10

    Marreveshia kushtetuese Rama-Berisha ishte dhe ngelet kenga e hajduteve mbi arkivolin e demokracise.Dy banditet mund ta perdorin parlamentin si leter higjenike
    Eshte mire qe Rama ato vidiot me varferine qe po na i servir si skuth tia coje zonjes Merkel dhe Armines e ti falennderoje per kontributin per shqiperine

    Reply to this comment
  7. intelektuali September 9, 16:40

    “VETTINGU” I POLITIKANEVE ESHTE MASHTRIMI I RADHES I KRIMINELEVE ME PUSHTET

    Vettingu eshte nje fjale e huaj dhe “Patriotet” arkaike do ta quanin me te drejte si nje “Barbarizem” ne gjuhen shqipe qe nuk ka fjale zevendesuese. Po ta perktheja duhet te perdor nje faqe letre qe shkurtimisht mund te formulohet si:

    “…Vettingu është procesi i kryerjes së një Kontrolli mbi dikë, nje person para se t’i ofrohet punësim, dhënien e një shpërblimi, ose Kontrolli i fakteve para se të marret ndonjë vendim. Veç kësaj, nga burimet e Inteligjences , verifikohen edhe asetet apo pasurite e personit ne fjale për të përcaktuar dobinë e tyre…”

    Pra Vettingu famoz na qenka thjeshte nje Verifikim ose Kontroll,

    por:

    PSE NUK E BEN SHTETI ME INSTITUCIONET E TIJ KETE VERIFIKIM APO KONTROLL KUR PUNA NA QENKA KAQ E THJESHTE?

    Ketu fshihet edhe LEPRI dhe pergjigja eshte akoma me e thjeshte:

    SEPSE SHTETI SHQYPTAR ESHTE QELBUR NGA KOKA

    Ja t’i marrim me radhe sipas rangut dhe hierarkise shteterore:

    PRESIDENTI – Ilir Meta ose Like Floriri u kap me “presh ne duar” duke vjedhur ryshfetin pushtetar dhe u regjistrua me ze dhe figure, me pas pa pike turpi e mohoi dhe me pas Drejtesia e nxorri te pafajshem, sekretari i tij personal u arrestua nga FBI ne ambasaden amerikane ne Tirane si nje antar i krimit te organizuar ne SHBA dhe per momentin po vuan denimin ne burg federal, a e ka degjuar kush Ilir Meten te kerkoje te pakten falje per kete rezil qe i ka bere shtetit shqyptar?

    KRYETARI I KUVENDIT – Gramoz Ruci, nje Minister i Enverit dhe Ramizit, nje kriminel qe vrau djemte e Shkodres pa e vrare mendjen fare per krimin e tij makaber, qe s’ka kerkuar falje akoma per krimet e tij, por i ka mohuar duke i shpetuar Drejtesise me finte enveriste. Emeri i tij lidhet me bandat kriminale me te egra ne Shqypni dhe gjate mandatit te tij e mbushi Kuvendin apo Parlamentin me kriminele vrastare si kurre me pare ne histori.

    KRYEMINISTRI – Edi Rama nje Artist autodidakt pa shkolle dhe pa dipllome, qe u edukua dhe u rrit nga nje baba komunist kriminel qe ka firmosur varjen ne litar te nje disidenti antikomunist ne vitin 1988, nje vit para se te bite Muri i Berlinit, sot akoma nuk ka kerkuar falje per krimet e babait te tij, perkundrazi i mohon ato duke dekoruar kriminelet e tjere te Enverit si Nexhmije Hoxha, Vito Kapo, Aranit Cela, Rita Marko me medalje trimerie dhe i rriti pensionet si veterane te LANC-it jugosllav dhe kriminal te Enverit qe solli me vete edhe MURTAJEN bolshevike ne Shqypni. Edi Rama eshte shembelltyra e politikanit dhe pushtetarit genjeshtar dhe mashtrues si “Mesalla me dy faqe” qe kur shkon ne Berlin tek Merkeli premton se do te kerkoje fajlje per krimet e komunizmit dhe do t’i zbardhe ato nje per nje, por me te mberritur ne Rinas shpall me buje festimin e 29 nentorit te ZI jugosllav qe i ka nxirre jeten popullit tone. Edi Rama ne fushaten elektorale premtoi se puna e pare qe do te bente ishte qe te nxirrte para Drejtesise fajtoret e Gerdecit, te 21 janarit, te Rruges se Kombit e shume krime te tjera me dosje te hapura ne Prokurori qe presin Gjykaten vetem kur t’ja beje me sy BOSI i pushtetit, por me te hypur ne karriken e Kryeministrit ne cast i harroi te gjitha premtimet e tij dhe u tregoi gishtin e mesit votuesve qe ishin afro 1 meleon shqyptare. Edi Rama premtoi qe me Taksen e tij Famoze Progresive do te rrpte pasaniket barkderra dhe lekat e tyre do t’ju a jepte proletareve barktharre, do te bente shtet pa taksa dhe tatime, shendetesi falas, ilace falas per pensionistet dhe arsim falas ashtu sic edhe Baba Marksi nuk i kishte enderruar ne Manifestin e tij Komunist. Por per nje kohe te shkurter beri pikerisht te kunderten: futi ne burg barktharret qe nuk paguanin dot dritat dhe filloi t’ja leshonte shtetin me koncesion pasanikeve barderra dhe rezultatet nuk vonuan. OSBE-ja zbuloi se ne llogarite e tij bankare ne SHBA Edi Rama kishte afro 200 milion dollaro, kur vetem pak kohe me pare deklaronte te ardhura tek tatimet afro 3000 euro ne vit. Per vilat ne Surrel qe u ndertuan pas zgjedhjeve me “Materiale te vorfna” sipas Lindes nuk po flasim fare, por yetja eshte: Si u be kaq i pasur proletari Edi Rama kur gjithe jeten kishte punuar pune me roge shteti?

    CFARE TE FLASESH PER “CAKALLET” E TJERE TE PUSHTETIT LAKMITAR, SI ERION VELIAJ APO LALI ERI I EDVINIT PERSHEMBELL QE HEDH BETON KUDO NE TIRANE DHE ASKUSH NUK E KONTROLLON?

    Cfare Vetting DREQI eshte ky?

    Megjithate them se Demokracia ne Shqypni ka bere nje hap perpara,

    sepse:

    ENVERISTI BEDRI ISLAMI KA KUPTUAR ME NE FUND TE VERTETEN!

    Reply to this comment
  8. ETHEM September 9, 17:18

    ANALIZE E SAKT NE PARIM SE”..DUHET TE BEHET VETINGU I POLITIKANEVE…DHE KUSH DUHET TA BEJE STE..” POR FUTJA NE NJE THES E BASHES ME RAMEN PER VEPRIMET E DERITANISHME NUK ME PELQEN.PSE:
    1-LULI HODHI NJE GURE NE LUM ME URDHERIN E SALIUT POR DUKE MOS PERCAKTUARE SE KUSH DO E BEJE DHE NESE DUHEJ BERE KONTROLLI I PASURISE.
    -RAMA SIDUKET U KAP I PAPREGATITUR DHE THA”MENJEHERE DHE DHE KONTROLLI TE FILLOI NGA UNE..E ME RADHE GJITHE FAMILJARET E TE DYVE PERFSHI DHE LIKEN E TE TJERET ME POSHTE.
    .POR ME KETE NUK ISHTE DAKORT LULI,I CILI SHTOI SE ISHTE FJALA PER KOKEN E RAMES,BALLES,DAKOS,ETJ,DHE NUK PRANOI TAKIM ME RAMEN E TE TIJET.KJO TREGON SE NE SEANCE LULI DO KERKOI VETEM VOTIM..KOKA POSHT DHE KARTONI LART..DHE NESE RAMA NUK E VOTON..PD-ISTET DHE LSI-STET DO TE BOJKOTOJNE KUVENDIN PERFUNDIMISHT DHE FAIN DO E MBAJ RAMA..SIPAS TYRE.
    +TE DY LULI DHE RAMA ME GOJEN E TYRE DERI TASHME NUK KANE THENE SE..VETINGUN DO E BEJE SPAK DHE BKH.KETU B.ISLAMI KA SHUME TE DREJTE.POR KETO DITE JANE DHENE SHUME ARGUMENTE PRO VETINGUT DHE TE BEHET NGA SPAK E BKH.
    -POR PSE LULI HODHI GURIN NE LUME..? SALIU,LULI E LIKE PO SHOFIN SE ORGANET E REJA PO KRIJOHEN DHE NUK DUAN TE BJEN NE DUART E TYRE PASI ATO DO MONITOROHEN NGA ND/KOMBETARET DHE SE ESHTE PERGATITUR PER TA “TURIZMI” I R E Ç I T.DHE KJO NESE SHBA + BE E KANE SERIOZISHT PER TE KAPUR PESHQIT E MEDHENJ.FAKTI QE LU E VLAHUTIN DO ZEVENDESOHEN NGA 2 SHEFA TE FORT TE SHBA E BE E TREGON KETE.
    .DHE DIHET SE ND/KOMBETARET KAN GABUAR ME EMERIMIN E SALIUT DHE LARGIMIN E TIJ NGA POLITIKA,KU RAJERSONI JA THA NE KOSOVE SALIUT,POR AI NUK PO E DEGJON.PER SB JANE ARGUMENTUARE MBI 65 KRIME,KU VETEM NE TROPOJE JANE VRARE MBI 15O VET ME URDHERIN E TIJ.
    -SB KA BERE FAJE TE RENDA EDHE PER SABOTIMIN E LUFTES SE UÇK DUKE SPIUNUAR ME ANEN E GAZIDEDES DISA LUFTETAR TRIMA TE UDB,TE FURNIZIMIT ME KARBURANT E ARME TE SERBISE KUNDER KOSOVES,ETJ,KU KETO VEPRIME I PAM ME MIRE NE TOPÇENELL DT.8.9.18.
    KM RAMA DUHET TE PRONONCOHET ME MIRE PER VETINGUN NE POLITIKE,TE SHPEJTIMIT TE KRIJIMIT TE SPAK E BKH,TE THERRASI K/PREKUROREN QE TE HAP DOSJET E VJETRA E TE REJA TE KRIMIT E TE MOS FLEJ GJUM SI TIK LLALLA,ETJ.
    POPULLI PO PRET TE REALIZOI ATO QE KA PREMTUARE PARA 2013 E ME PAS.AI PO VIGJILON.FUNDI DUHET TE JET I LAVDISHEM PER TE.

    Reply to this comment
  9. valentina September 9, 20:16

    O ju shkerdhefte qeni femrat e fisit o bandilla politikane, po si mund te kontrolloni veten tuaj o te degjereruar ne nje kohe kur keni tre vite qe po mundoheni te bllokoni kontrollin e gjykatesve dhe prokuroreve? jo o kurva politikane jo, i vetmi veting i drejte per te gjithe ju politikanet,gjykatesit dhe prokuroret e degjeneruar te ketij vendi vetem nje revolucion popullor i ngjashem me vitin 97_te e pastron kete vend nga kjo hale e ndyre 28 vjecare.

    Reply to this comment
  10. alphade September 10, 08:09

    Po te ishte per Berishen, Meten dhe Lulin, e deri ne nje fare shkalle edhe per K/ministrin aktual Reforma ne Drej-
    tesi dhe Vettingu edhe per nje mije vjet po te jetoni keta
    individe nuk do te behej kurre. Por c’e do ! Reforma ne
    Drejtesi dhe vettingu nuk eshte lene me ne doren e tyre
    por ne liderimin direkt te nderkombetareve. Basha dhe
    Rama llomotitin kot. Ata nuk i pyet njeri,nuk i pyesin me
    nderkombetaret. Kur them “nderkombetaret” e kam fjalen
    konkretisht per SHBA dhe BE-ne , Trump- Merkel ! Nje gje ve re ne te gjitha deklaratat e ketyre lidereve tane po-
    litike qe per te justifikuar renjen e tyre ne “fund te ujit” si
    politikane perpiqen te duken sikur keta dhe vetem keta
    vendosen per fatet e Shqiperise dhe vetem rralle here permendet faktori nderkombetar,me sakte,nje here ne 6-7
    muaj, sic beri Lulushi kur nje dite prej ditesh pas 6 muajsh u “kujtua” dhe tha se ” Na detyruan nderkombeta-
    ret, te ulemi e te merremi vesht: Une dhe Rama” ! Cfare
    tregon kjo? Eshte fare evidente qe per ceshtjet kardinale
    ne Shqiperi nuk vendosin me asnje udheheqes shqipta,
    por fatet e saj vendosen gjetke,ne kancelarite e Europes
    dhe Amerikes. Fakti qe Shqiperia u be pjese e NATOS,
    me kerkesen dhe vullnetin e saj te lire,ka si pasoje faktin
    se sovraniteti i saj eshte i “kufizuar” . Krahas te drejtave
    qe ka ajo,Shqiperia, ka edhe detyrimet e saj ndaj NATOS.
    Lideret aktuale shqiptare kur i intereson deklarojne patur-
    pesisht se ” Shqiperia eshte nje vend sovran” dhe kur duan te zhvasin dicka nga Eurot e Europes, bertasin se
    duan te hyjne ne Europe. e duan dhe e enderrojne Euro-
    pen, sajone gjithecka duke evokuar deri ne kohen e Skenderbeut dashurine per Europen,tash edhe Amerijen,
    duke menduar ne menyren me naive se qofte Europa,
    ashtu edhe Amerika nuk do t’i kuptoje hilete dhe batakci-
    lleqet e liderve shqiptare, qe vec metodave makiaveliste
    nuk njohin rruge tjeter ne bagazhin e tyre politik.Fatmire-
    sisht bota e njeh realitetin shqiptar dhe politikanet shqip-
    tare duke filluar nga Vicidolasi e deri te Meta e Basha dhe duke perfunduar te K/ministri aktual. CV- ja e ketyre
    liderve nuk eshte aq e paster dhe e besueshme sa qe ta
    pranojne nderkombetaret,prandaj edhe Reformen ne Drej
    tesi dhe Vettingun e kane marre ne dore vete nderkombe
    taret dhe ketu qendron edhe besimi i 95 perqind e shqip-
    tareve se duke qene ne doren e nderkombetareve ky
    proces do te jete i pakthyeshem dhe rezultativ. Nderkom-
    betaret kete “eksperiment” po e bejne vetem ne Shqiperi,
    duke qene se pikerisht ketu korrupsioni eshte shume me
    i madh sa c’duket ne aparence. Lideret politike kane vje-
    dhur e plackitur ne menyren me te turpshme nje popull
    fukara dhe te cfilitur. Aq sa merr nje politikan per nje muaj
    paga e privilegje,nje pensionist nuk i merr as per 10 vjet
    pension. Dhe shteti mburret per mireqenje e behati te po-
    pullit shqiptar.Vetem nje shembull: Familja Meta zoteron,
    sic ka deklaruar Ai vete,sebashku me bashkeshorten e tij
    me dhjetra e dhjetra apartamente kudo neper Shqiperi,
    ne qytete e bregdet ,Basha nje pasuri marramendese,me
    ore e bizhyteri me vlera te pallogariteshme te deklaruara
    nga Ai vete. Dhe ne fund familja Berisha.Koka e gjithe
    fatkeqesise shqiptare. Zeni,djali i Berishes,pa i thene as
    nje dite “miremengjez punes” zoteron pasuri perralllore,
    shetit boten nga Malajzia,te Ishujt Maldivias e deri ne
    Kankun te Meksikes. Nuk ka lene vend te botes pa shke-
    lur dhe ironia qendron tek deklaratat e Saliut se Ai zoteron vetem nje apartament 129 m2 ?! Sa turp ! Sa
    mashtrues ! Sa genjeshtar ! Sa shpifes ! Nje Jago i shek.
    21 ! Dhe te gjitha keto drklarime qe kane bere me gojen
    dhe shkrimin e tyre keta politikane perbejne vetem “majen e aisbergut” ! Investigimet e mevoneshme do te
    nxjerrin ne pah tere lakuriqesine e klases politike shqip-
    tare: hajnite e tyre marramendese, depozitat e tyre neper
    bankat e botes ne Euro e Dollare !
    Shqiptaret do te jene deshmitare te nje katraure te tmerreshme qe kane bere politikanet duke filluar nga
    Berisha- Nano- Meta – Basha- !te shohim deri ku eshte edhe vete Rama qe deklaron pasuri me modeste se sa te paret. Le te presim dhe te shohim deri ku fillon sinqeriteti
    i pushtetareve dhe deri ku mbaron hipokrizia e cinizmi i
    tyre. Koha do ta tregoje ! Nje gje eshte e qarte se ata,
    sado te perpiqen nuk do ta pengojne Vettingun…..! Kjo ka
    rendesi,koha ende nuk dihet se sa do te zgjase……..!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*