KPK tregon mënyrën si mund të denoncohet një gjykatës

January 9, 2018 20:27

KPK tregon mënyrën si mund të denoncohet një gjykatës

Janë ankuar prej vitesh në anketa dhe studime për gjyqësorin dhe prokurorinë për korrupsion të lartë, por askush deri më tani nuk ka denoncuar me fakte kundër tyre.

Zyra e Shtypit e Komisionit të Pavarur të Kualfikimit njofton se deri më tani janë dorëzuar 364 ankesa të personave që kanë humbur proceset gjyqësore, por në asnjërën prej tyre nuk jepen të dhëna se u janë kërkuar para në shkëmbim të një vendimi.

Të gjitha ankesat kërkojnë rishikim të vendimeve gjyqësore dhe për këtë arsye vjen edhe ky reagim nga Komisioni i Pavarur i Kualfikimit.

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, duke marrë shkas nga numri i lartë i ankesave të qytetarëve, dëshiron të informojë edhe një herë publikun se misioni i KPK-së nuk është të rishikojë vendimet e gjykatave, por të mbledhë të dhëna, prova dhe fakte konkrete lidhur me veprime korruptive apo shkelje ligjore të subjekteve të rivlerësimit”, thuhet në të.

Por, ndërsa ligji i vettingut flet në nenin 53, edhe për pjesëmarrjen e publikut në denoncimin e fakteve , qytetarët deri më tani i kanë kthyer përmbys parashikimet e ligjbërësit. Siç thonë burimet, për shkak se nuk janë gjetur të dhëna me interes në dosjet e dorëzuara nga qytetarët, Komisioni i Pavarur i Kualfikimit i ka kërkuar informacion prokurorisë 0 raporton kanali TCH.

Neni 54 i ligjit të vettingut flet për bashkëpuntorët e drejtësisë. Sipas kësaj dispozite, qytetari që ka paguar tek një gjyqtar, apo prokuror mund t’i drejtohet prokurorisë për të dhënë informacion për çështjen korruptive. Ai menjëherë merr statusin e personit që mbrohet nga shteti dhe jep dëshmi me shkrim për rrethanat dhe provat që më pas u kalojnë organeve të vettingut.

Në çdo rast qytetari mund ta shprehë vullnetin si bashkëpunëtor drejtësie edhe pranë organeve të vettingut, ndërkohë që ai nuk merret nën hetim dhe sipas ligjit i kthehet mbrapsht shuma që ka paguar për rryshfet.

Duke kërkuar kontributin e publikut KPK shprehet:

“Komisioni i Pavarur i Kualifikimit inkurajon qytetarët që çdo informacion të vlefshëm që mund të kenë (fotografi, dokumente e të dhëna të tjera), ta ndajnë me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe të kontribuojnë në këtë proces jetik për vendin”. 

January 9, 2018 20:27
Komento

4 Komente

  1. kujtesa January 10, 12:30

    Hahahahaha sa kam qesh!
    Po si mundet qe kjo KPK te shprehet ne kete forme.
    Dmth ata kerkojne nga qytetaret qe te sjellin prova dhe fakte per rastet e tyre.Pra te thone se dhane kaq e aq para per rastet e tyre.
    Po mire,kaq te trashe te jene valle keta te KPK qe kerkojne kete gje?
    Zoterinj te “nderuar”,ata qe dhane parate e kane fituar gjyqin dhe nuk vijne te ju te ankohen pse e fituan me pa te drejte.
    Problemi qendron se qytetari qe ankohet,duke qene se ishte me te drejten e zotit mbi nje pretendim per nje prone a nje gjyq te caktuar,nuk jep para.Kete e jep mashtruesi dhe ai qe e di shume mire qe nuk ka te drejta mbi pronen apo mbi nje ceshtje te caktuar.
    Nese vertet eshte keshtu sic thoni se ju, nuk rishikoni vendime gjykatash,atehere kjo KPK eshte nje hallke qe do ishte mire mos te ekzistonte.
    Qytetaret duan zgjidhje dhe jo llogje pazari.
    Ato e kane lodhur aq shume kete popull sa nuk kane me nevoje!

    Reply to this comment
  2. ROBERT VEVECKA. January 10, 16:41

    Po ju shkruaj legal me emer e mbiemer . Menyren si e ngrini ju problemim teknikisht , eshte pa llogjike.dhe pa bereqet , sic e permend populli .Skoni dhe shikoni sa dosje po mbajne rallen prej 10 vitesh pa dale nga gjyk e SRASBOURGUT . Deri me sot kane dale me pikatore ,por neser ?? , Sa miliona ne Euro ka paguar fukarai popull nga taksat e tija ?.Kush mban pergjegjesi ,mbi ke rendon kjo katastrofe ?As edhe nje here , nuk jep leke personi qe ka te drejte . Jep ryshfet shkelesi i ligjit . Akoma besoni ju , se shkelsi e hajduti do tregoje ryshfetin . Jo zoterinj .Por une personalisht , do ju tregoj konkretisht nje ryshfet , por keni per tu shokuar ,eshte per te qeshur e per te qare :::::Jam ne gjykaten e Strasb ..kunder shtetit shqiptar per cenim prone ,jam i mbrojtur me avokat perendimor te huaj . Me eshte drejtuar avokati ,dhe me ka dhene nje shume relativisht te majme ne EURO , futi ne xhep, i ke pa taksa , ,ku une te terheq padine nga gjyk e Strasb kunder shtetit shqiptar..Dhene nga ministria e jashtme pra shteti ,me taksat e fukarenjeve shqiptar .Natyrisht nuk kam pranuar ,, sinqerisht dua sado pak ,per ardhjen e fitimin te dinjitetit popull, qe i eshte marre neper kembe , deri me sot nga ku pjuralizem post komunist . Ja ku e keni kapeni dhe e verifikoni ,kerkoni llogari ,si luhet me kasen shteterore ne menyren me brutale private , si justifikohen ,apo ka vdekur ne te gjitha fushat ,transparenca e ligjit ne shqiperi ??!! Me konkretisht me kenaqesi po ju ndihmoj , me qe kerkoni ndihme .. Po ju jap emrin dhe adresen e Av Austriak ne Wiene plus tel NR.
    AV:VINSCHGAU Floriani gasse nr. 24 A 1080
    WIEN OSTERREICH . tel nr 004315332000

    Me qe doni te punoni serjozisht ,per vettingun dhe reformimin e drejtesise , po ju jap nje formule te thjeshte ,pa investime ,nul 0 dhe pa rritje rrogash ketyre gjygjtareve te korruptuar . .,dhe pa mbledhje dhe zbritje .jane dy gjera te thjeshta (besoj se skeni per ta bere )

    1Ti kerkohet cdo gjygjtari ,te mbylle gjygjet ne afatet kohore
    2 …Ne qofte se privati fiton kunder shtetit shqiptar ne gjyk e Strasb..,shumat ne mil ne euro ti ngarkohen gjygjtarit, ti sekuestrohet cdo gje dhe restin e pa paguar ta beje me burg .
    Dhe keni per te pare ,qe cdo gje do shkoje vaj…??ß
    Por me qe jemi ne prag te Vettingut , kam mendimin ,dhe ngul kembe , qe duhet te filloje (MUSS) me te gjithe kryeministrat e ketij tranzicioni post komunist ,qe kane shkelur kushtetuten nenin 181.Poacerisht per pronat .

    PS: Personalisht ja kam thene kete problem Z Rama ne Wiene ,por pashe se kishte alergji pallogjike kondra prone . Duam apo zduam ne , ka ardhur koha te zbatohet kushtetuta , se po e falimentojme shtetin shqiptar , keshtu si e kemi nisur ,pa permendur papunesine ,qe po gerryen rinine dhe skemi as edhe nje shanc per investimet serjoze te huaja .. Me keqeardhje ,me besoni ,jam nje person qe e dua shqiperine dhe begatine e saj .
    Me qe mu dha rasti perfitoj ,ta falenderoj Gjygjtaren ZEQINE SOLLAKU ,atehere ne gjyk e Tiranes kam fituar gjygjin ,nuk e njoh bile as edhe si fytyre nuk e kam pare , dhe nuk behet fjale per ryshfet ,por i premtoj asaj , kur tme ipet rasti e mundesia do ta falenderoj me respekt . Kurse me mbrapa kerciti leku ,nga abuzuesi i truallit tim te cenimit te prones (Prone ne TIRANE) ,ku pervec kercenimit me jeten, qe me ka bere mua dhe tre avokateve te mij , ku u largonin nga frika, me eshte shprehur personalisht ,me ke shkundur nga xhepat o qafir ,po me le kalamajte pa buke e kam hyre ne borxhe . Ja ku i kini zoterinj , gjygjtaret mirni mase ,ne mos gaboj pervec Gjygjt . Z. Zeqine Sollaku ,jane rreth 18 gjygjtare ,mbas saj ,,e thjeshte per ju aty i keni emrat ,plus pyesni per shumen e dhene ne te zeze nga kasa shteterore , tre avokateve qe kane mbrojtur shtetin te minist puneve te jashtme ?? Padyshim gjyghtaret kane mare ryshfet nga cenuesi dhe grabitesi i prones time , ,mbasi problemi i im eshte shume i thjeshte teknikisht .se jam kthyer si top fudbolli ,pa harrua dhe specialisten e dyte ndertmi , te gjykates ,te merret mase ,mos harroni ,se edhe kjo ka mare ryshfet ku thote dhe ve firmen qe ska cenim prone ,ku beshtyn kolegen e saj inxh ndert Z Arbina Rexha (specialiste e pare te kesaj gjykate ) … Me falni qe ju bezdisa duke shkruajtur gjate …..Ja ku i keni faktet veproni , por jam pesimist . I lutem zotit qofsha i gabuar skeni per te vepruar ,pamvaresisht ,faktet jane kokeforte. .??!!

    Reply to this comment
  3. Robert Vevecka January 10, 17:11

    Ju lutem ,jepeni raportimin tim ,se ka mundesi per se shpejti te mbyllet kjo faqe ,dhe nuk marin fakte konkrete nga populli ,mbi korrupsionin galopand qe ka mberthyer shqiperine prej fyti…….. Ju falemindrit . Ju te Gazetes DITA

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*