Vetting-u për prokurorin Besnik Muçi, KPK: Probleme me pronat

July 30, 2018 15:24

Vetting-u për prokurorin Besnik Muçi, KPK: Probleme me pronat

 

Edhe prokurori i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, ka dalë sot para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit

Muçi është edhe kandidat për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë dhe i është nënshtruar vettingut me përparësi, duke u vlerësuar për të tre komponentët.

ILDKPKI ka konstatuar se Besnik Muçi ka qenë i saktë në deklaratat e pasurisë, duke mos u gjetur në konflikt interesi.

Por KPK-ja ka kryer një hetim të thelluar dhe ka gjetur se në emër të prokurorit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda rezultojnë pronat si më poshtë:

– 336 metra katrorë tokë truall në Çërravë të Pogradecit

– 2000 metra katrorë tokë po në Çërravë, të përfituar me ligjin 7501

– Shtëpi banimi 78 metra katrorë në Tiranë, në lagjen “Ali Demi”

– 300 metra katrorë tokë bujqësore në Shkozë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konstatuar se ka kontradikta në lidhje me një shtesë në shtëpinë e banimit në Tiranë, për kohën kur është kryer kjo ndërhyrje.

Gjithashtu është konstatuar se është përfituar në kundërshtim me ligjin një pronë në Çërravë dhe është deklaruar gabimisht ndër vite.

KPK-ja konstatoi se Besnik Muçi nuk ka deklaruar një kontratë blerjeje trualli, të firmosur nga bashkëshortja dhe nuk ka paguar tatimet për një kontratë qiraje të deklaruar nga ai.

a.s/dita

July 30, 2018 15:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim