Vettingu, sot 3 seanca dëgjimore dhe 3 vendime

July 31, 2018 09:43

Vettingu, sot 3 seanca dëgjimore dhe 3 vendime

 

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) po çon drejt fundit emrat prioritarë që janë për në organet e reja: Këshillin e Lartë Gjyqësor (KLGJ) dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Këtë të martë do të mbahen 3 seanca dëgjimore. Fillimisht, do të dalë para shkallës së parë të Vettingut gjyqtari për Krimet e Rënda, Dritan Hallunaj.

Në orën 11.15 del gjyqtari administrativ Artur Malaj dhe në orën 15:00 prokurori Gentian Osmani.

Ndërkohë, në mesditë do të shpallen 3 vendime nga Vetting-u. Në orën 14:30 parashikohet të jepet vendimi për Artan Brocin, gjyqtar i lartë. Në 14:45 për gjyqtarin tjetër të lartë Medi Bici, i cili është i fundit gjyqtar i lartë që mbyll kapitullin e Vetting-ut në Gjykatën Supreme. Dita do të mbyllet me vendimin e KPK-së për prokurorin Dritan Rreshka, i cili njihet si një nga ish-ekspertët e nivelit të lartë për drejtësi.

Siç thonë burimet, me shumë mundësi Vetting-u do të mbajë seanca maksimalisht deri në datën 10 gusht, e më pas edhe komisionerët e Vetting-ut dhe vëzhguesit e ONM-së bashkë me Gardën do të marrin pushimet. Për të nisur sërish pas datës 5 shtator.

l.h/ dita

July 31, 2018 09:43
Komento

1 Koment

  1. vetingu July 31, 10:58

    Ikni me pushime, o debilet e KPK, se aq tru keni te gjitha ju!! Apo nuk keni vjedhur gje deri tani?!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*