Vettingu, KPK: Pasuria e Altina Xhoxhaj për 14 vjet u rrit 2.5 herë

April 22, 2018 16:03

Vettingu, KPK: Pasuria e Altina Xhoxhaj për 14 vjet u rrit 2.5 herë

 

Altina Xhoxhaj është anëtarja e katërt e Gjykatës Kushtetuese që përballet me procesin e vetingut pas Besnik Imerajt, Fatos Lulos dhe Vitore Tushës. Imeraj dha dorëheqjen nga sistemi gjyqësor, por u referua nga Komisioni i Pavaruar i Kualifikimit në Prokurori; Fatos Lulo u shkarkua nga detyra, ndërsa Vitore Tusha është e vetmja e rikonfirmuar deri më tani në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, i përfaqësuar nga trupa e përbërë nga Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo  ka caktuar seancën dëgjimore me gjyqtaren Xhoxhaj më 23 prill.

E diplomuar në vitin 1994 në Fakultetin e Drejtësisë, Altina Xhoxhaj e filloi karrierën në gjyqësor një vit më vonë si gjyqtare e shkallës së parë në Tiranë.

Në vitet 2006-2010 ajo ka qenë anëtare e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe në maj të vitit 2010 u emërua anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Paralelisht me detyrën si gjyqtare, Xhoxhaj ka edhe një karrierë të gjatë si akademike. Në vitet 1995-2000 ajo ka qenë pedagoge e jashtme në Fakultetin e Drejtësisë dhe atë të Ekonomisë dhe prej vitit 2013 jep lëndën “E drejta tregtare” në Shkollën e Magjistraturës. Xhoxhaj është gjithashtu eksperte e trajnimit për gjyqtarë.

Analiza e pasurisë është një ndër tre shtyllat e rivlerësimit për gjyqtarët, së bashku me kontrollin e figurës dhe vlerësimin e aftësive profesionale.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet ndryshimin e pasurisë së deklaruar të gjyqtares Altina Xhoxhaj nga viti 2003 deri në vitin 2017. [Kliko këtu për skedën në PDF]

Skeda e pasurisë së deklaruar e gjyqtares së Kushtetueses, Altina Xhoxhaj për vitet 2003-2017.

Ky raport është prodhuar pas administratimit të deklaratave të pasurisë së këtij subjekti nga Inspektoriatin i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasurinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që i nënshtrohen procesit të vetingut.

Të dhënat e analizuara tregojnë se gjyqtarja Xhoxhaj zotëronte në vitin 2003 një pasuri familjare me  vlerë 15.4 milionë lekë.

Ndërsa në vitin 2017, pasuria e saj ka kapur shifrën e 39.2 milionë lekëve ose 2.5 herë më e lartë.

Të ardhurat familjare të deklaruara nga znj. Xhoxhaj përgjatë viteve në detyrë vijnë nga disa burime. Pjesa kryesore e të ardhurave përbëhet nga paga si gjyqtare në 46.4 për qind dhe paga e familjarëve në 36.9 për qind. Vendin e tretë në portofolin e të ardhurave e zënë dhuratat në cash në 7.1 për qind, të ndjekura nga të ardhurat nga qiratë në 4.6 për qind dhe nga mësimdhënia në 2.5 për qind.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit dhe “flamujt e kuq’  që janë identifikuar gjatë kontrollit. Nga 14 deklarata që iu nënshtruan kontrollit aritmetik/logjik për zonjën Xhoxhaj, 2 rezultojnë me probleme me shumë të pajustifikuar në vlerën e rreth 1.7 milionë lekëve.

Një tjetër “flamur i kuq” i identifikuar në këtë analizë është shuma e kursimeve familjare në cash, që referuar deklarimeve vit pas viti kap vlerën akumulative të 13.5 milionë lekëve në fund të vitit 2017.

Duke qënë se ky raport bazohet në të dhëna statistikore të analizuara nëpërmjet një databaze, ai nuk nxjerr përfundime mbi pasurinë e subjektit nëse ajo mbulohet me burime të ligjshme ose jo, por mëton të informojë publikun mbi pasurinë e deklaruar të zyrtarit publik nëpërmjet një formati të thjeshtë dhe të kuptueshëm grafik.

Deklarata e pasurisë para fillimit të detyrës

Deklarata e pasurisë e vitit 2004

Deklarata e pasurisë e vitit 2005

Deklarata e pasurisë e vitit 2006

Deklarata e pasurisë e vitit 2007

Deklarata e pasurisë e vitit 2008

Deklarata e pasurisë e vitit 2009

Deklarata e pasurisë e vitit 2010

Deklarata e pasurisë e vitit 2011

Deklarata e pasurisë e vitit 2012

Deklarata e pasurisë e vitit 2013

Deklarata e pasurisë e vitit 2014

Deklarata e pasurisë e vitit 2015

Deklarata e pasurisë e vitit 2016

Deklarata e pasurisë e vitit 2017

/BIRN

a.s/dita

April 22, 2018 16:03
Komento

15 Komente

  1. juristi April 22, 17:11

    Nuk e di ku I gjeni keto te dhena ju dhe i publikoni. Jam notere e njoh kur ishte ne gjykaten e tiranes, njeri korrekt, nuk pranonte as nje cokollate per ti thene falemderit . nuk ju besoj fare as juve as kete kpk qe thote se I eshte rritur pasuria.

    Reply to this comment
  2. XXXL April 22, 17:21

    Behet fjale per majen e ajsbergut te deklaruar se vetem ajo shikohet…..
    Llogarite bankare te ketyre shushushuinjave jane jshte Shqiperise, po qejfet dhe parate e harxhuara nper pushime ne vendet ekzotike a u jane llogaritur ndonjehere…?

    Reply to this comment
  3. Lili April 22, 17:23

    Dhurata ne cash nga kush?Kur et Pse?
    Cudi vetem ne Shqiperi kemi njeteze aq zemergjan sa japin milliona,po cuditerisht kur jo njerezeve vertete ne nevoje po vetem njerezeve ne drejtesi e ne politike….

    Reply to this comment
  4. admir April 22, 18:59

    po ti mor XXXL legen ku e njeh ti ? Zonje ne te gjitha drejtimet. e kam pasur pedagoge ne fakultet , e di cfare perfaqeson. po ju vetem vrer nxirrni per kedo.

    Reply to this comment
    • Niku April 22, 19:36

      Mos u zini me njeri tjetrin ju qe jetoni ne Shqiperi. Une kam vite qe refehem si tek prifti se sa marr dhe nuk mund te fsheh asgje. E keqja eshte se e keni kuptuar se prapthi sistemin kapitalist. Duhet qe re gjithe, pa perjashtim, te deklarojne nje here ne vit te ardhurat, dhe te plotesohen formularet. Kush fiton me shume, taksohet me shume, kush fiton pak, i kthehen taksat qe I jane mare, kush nuk fiton, ndihmohet me asistence. Ndersa ne Shqiperi shoqeria polarizohet ne ekstrem dhe nuk dihet menyra se si e ka vene ate pasuri. Flitet per korrupsion, por asnje politikan nuk eshte dakort ta luftoje korrupsionin perderisa nuk eshte dakort qe te zbatoje kontrollin financiar per cdo individ, dhe jo vetem per gjykatesit dhe politikanet.

      Reply to this comment
      • Diplomati April 22, 19:58

        Degjo zoteri, edhe une jetoj jashte Shqiperise dhe kam patur probleme me Drejtesine shqiptare per shkak te mos-zgjidhjes ne kohe te çeshtjeve te disa pronave te familjes, them ne kohe sepse sesi u zgjihen disa prej tyre pefshire fatin e nje apartamenti ne zemer te Tiranes eshte nje kapitull tjeter… Kur them ne kohe do te duhet t’ju kujtoj more zoteri se per te fituar çeshtjen e apartamentit (ndarje te tij) m’u deshen plot 12 vjet!!!!! A dini perse-ne?? Te gjithe gjykatesit (me dhjetera e dhjetera te tille) e çeshtjes sime qe u ndryshonin si rete e qiellit, me indiference skandaloze shtynin °ceshjtjen sepse merrnin para fshehurazi.

        Reply to this comment
        • Niku April 22, 20:29

          Une nuk e di se ku jetoni ju “diplomati”, por ketu tek une, marja e parave nen dore ka dy rreziqe: e para po tu refuzua marja e parase, ka ligj, dhe perfundon ne burg, dhe frika ruan vreshtat. E dyta ka kontroll ne te ardhurat qe do te deklarosh cdo vit, keshtu qe ne rast se ben nje shpenzim jashte mundesive tuaja, vihesh ne vemendjen e tyre deri sa te te mberthejne. Edhe ketu nuk shkon cdo gje si ne vaj, por ulet korrupsioni ne nivelin qe dihet.

          Reply to this comment
          • Diplomati April 22, 21:14

            Mendoj njelloj si ju, dmth e vleresoj ate qe thoni ju. Po ju me duket se nuk e kuptuat ate qe une shpreha me siper sepse une vete jam viktime e ketyre gjykatesve te korruptuar me plot 12 vjet ne pritje per nje apartament!! : ….por me duket se u shpreha teper qarte: jam kunder gjykatesve te pandershem te cilet marrin para fshehurazi

    • Diplomati April 22, 20:17

      Dhurata ne kash?! Dhurata edhe ne mall?! Keto gjera ne te gjitha segmentet e sistemit te Drejtesise te nje vendi modern nuk duhet te ngjasin! Keta persona i perkasin sistemit te Drejtesise dhe kane nje page e cila u jepet rregullisht. Eshte page e vogel? Kjo po, duhet te diskutohet mire sesa duhet te marrin si page, por jo te diskutohet ketu se “ka qene pedagoge e mire ne Fakultet”…, keto jane justifikime mafiozesh dhe teper te rrezikshme per rendin shoqeror e juridik: keto lloj justifikish – te thene si opinione “miredashese” e “babaxhane” – jane ne thelb kanceri i nje vendi modern e te nje sistemi juridik te shendoshe. Shqiperia nese me te vertete deshiron te futet ne BE do te duhet te pastroje e shpelaje edhe trute e njerzve si ju, sepse jeni pikerisht ju ne fakt ata qe korruptoni te korruptueshmit!!!

      Reply to this comment
  5. Diplomati April 22, 19:48

    Keta lloj “gjykatesh” E RROPEN TE GJALLE POPULLIN, prandaj tu sa me pare konfiskohet e tere “pasuria” qe kane bere me pislleqe, t’u hiqet e drejta e ushtrimit te profesionit edhe si jurist e si avovat, si noter! Keta persona nuk kane te drejte morale dhe etike te ushtrojne çfaredo lloj profesioni ne kuadrin e drejtesise e fusha te ngajshme…

    Reply to this comment
  6. Cuku April 22, 20:38

    Nese do kete Veting serioz ,asnje gjyqtar dhe prokuror nuk kalon
    Jane.1000 % te korruptuar,,
    Se.ashtu erdhi koha
    Edhe ata pak njerez tendershem qe ishin u preken nga kjo semundje ,sepse te tallnin koleget e tjerepo te ishe I ndershem
    Po te ishe I ndershem ishte turp,,,,

    Reply to this comment
  7. xxx April 22, 20:50

    2.5 x rritje pasurie per 2003-2017 eshte normal per klasen e mesme te shqiperise se tranzicionit.
    mos u beni idiote

    Reply to this comment
  8. pena April 22, 22:34

    E njoh aq mire sa mund te them me bindje se nqse nje jurist i vetem do te kaloj komisioni i vetingut si figure te paster duhet te jete z.Altina Xhoxha. Respekt e nderim per figuren e perkushtimin e saj profesional

    Reply to this comment
  9. XXXL April 23, 00:16

    “admir” qe admiron nje grabitaqare, vjedhese e kupton fut duar ne xhepat e te tjereve, pa llogaritur faljet e krimineleve qe u fusin PIN e tyre dhe rrjedhin llogarite ne ishujt offsore.
    E kujt po i rruhet KARI qe ti e ke pasur pedagoge dhe je ETALONI i drejtesise dhe vertetesise, qenke koqe kanfdari prish, po na tregohesh i shkolluar, pervecse GAY nuk je gje tjeter.
    E kupton o rrote e K….qe sistemi i Padrejtesise eshte Llum qe vetem drejtesi nuk jep, dosjet e krimineleve te hajduteve dhe te grabitqare ky sistem Padrejtesie i ka mbyllur dhe ka nxjerre te dnershem Sali vrasesin antishiptari, nuk ka gjykuar 21 janari krim qe nuk eshte pare ndonjehere ne Shqiperi, nuk eshte gjykuar Gerdec-Hirashima, falja e detit Ger-qi9se, bemat e Shkerdhenit ne ne CEZ Shperndarje, etj etj dhe ti del e mbron nje antetare te Gjykates Kushtetuese deri sa ka arritur aty sa here i ka mbajtur ere bythes se Saliut, sa krimineli ka nxjerre te pafajshem, apo ti e njeh vetem ne Gjykaten kushtetuese.
    Ben mire te heshtes ose poqe se hap gojen, shko bej gojore se e ke te nevojshme.
    Tjeter here mos komento komentet ore shkerdhate e bythe-qir, por jep mendimin per artikullin qe shkruhet ne gazete.
    Ti, Kar Admiri do qe te gjithe te keni mendimin tend se e ke pasur pedagoge, apo mos ke fjetur me te dhe ka qene e “virgjer” tek vrima e veshit toc.
    Po ti motre rrot Kari, po na tregon qe ke mbaruar fakultet e cfare pastaj dhe nuk je bylmez.
    Shko shiko feckat e shtepise bej inventarin se te dalin mangut dhe i ke non stop ne semafor. TOC.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*